Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse nuk kemi shtet

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pse nuk kemi shtet

*Nga Afrim Kasniqi

Shqipëria i zhvilloi zgjedhjet parlamentare më 25 qershor. Dy ditë më vonë rezultati doli dhe partitë e pranuan atë.

Prej datës 27 qershor kemi një mazhorancë të re, të votuar për të qeverisur vendin për katër vitet e ardhshme.

Por, në Shqipëri vijon paradoksi: mazhorancën e zgjedhim në qershor, qeverinë e bëjmë në mesin e shtatorit. Për 60-75 ditë vendi ka dy mazhoranca paralele, një që ka humbur në zgjedhje dhe një që ka fituar në zgjedhje.

Bëjmë eksperimente, rezultojnë gabime e dështime dhe nuk merremi me përmirësimin e tyre, përkundrazi, i përsërisim periodikisht.

Rastin e parë e patëm më 2005, – e djathta fitoi zgjedhjet por e mori drejtimin në shtator, dy muaj më vonë.

Gjatë kësaj periudhë kryeministri i asaj kohe gati u zhduk në pushime private jashtë shtetit, vendi mbeti pa qeveri funksionale dhe disa vendime, përfshirë privatizime e hapje universitetesh, shkaktuan debat të madh publik e akuza për abuzime.

Më 2013 e njëjta situatë, – e majta fitoi zgjedhjet e qershorit por pushtetin e mori në mesin e shtatorit.

Në periudhën e tranzicionit qeveria që humbi zgjedhjet vijoi të marrë vendime, privatizime dhe miratim universitetesh, – duke krijuar debat të madh publik me akuza për abuzime.

Më 2009 dhe 2017 jemi në situatë të njëjtë, – zgjedhjet janë bërë, por presim dy muaj që qeveria e re të marrë detyrën. Më 2009 me qeverinë e re u bashkua LSI, më 2017 nga qeveria e re ikën LSI.

Nga 25 qershori 2017 nuk kemi asnjë mbledhje qeverie, asnjë vendim të saj të votuar, asnjë konsulte ndërministrore për problematikat e vendit, asnjë mbledhje e takim midis kryeministrit e Presidentit (të vjetër apo të ri), asnjë mbledhje të strukturave kushtetuese e administrative të qeverisjes,….pra asnjë punë shtetërore.

Na thuhet: do mblidhet partia këtë fundjavë që të marrë një vendim dhe pastaj do bëjmë shtet! Kurse pala tjetër, thotë se do të bëjë opozitë por nuk i tërheq ministrat e saj nga qeveria!

Mirë me ministrat teknikë sepse ata u konsideruan eksperiment që në fillim, por nuk kemi asnjë takim të kreut të qeverisë as me ministrat e partisë së tij, – ndërkohë që vijojmë me një qeveri më 20 ministra, ku 11 prej tyre janë kundër kryeministrit, – ministra të PD ose të LSI.

Midis tyre dhe prej tyre kemi lajme në FB, replika në FB, shënime e deklarime në FB, por jo shtet funksional e logjikë shtetërore qeverisjeje.

Një luks me kosto të lartë për një vend me 1000 probleme si Shqipëria. Dhe pasojat? Ka shumë. Ja një shembull: dilni në lagjen ku jetoni dhe i gjeni në pragun e shtëpisë, – rritje e kriminalitetit, evazion fiskal pa fund, ndërtime të reja pa leje, hapësira publike e trotuare që mbushen me kafe, individë që dalin pronar edhe në det, probleme në pagesat e rrogave dhe minimum investimesh publike!

Kur kjo ndodh në publik, përpara syve tanë, zyrave të shtetit dhe kamerave televizive, imagjinoni çfarë ndodh pas tyre, në dogana, tatime, hipoteka, zyra legalizimesh, zyra tenderimesh etj.

Pse ndodh kjo? Sepse sipas nenit 65 të Kushtetutës mandati i Kuvendit vijon deri në shtator (4 vjet, në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt nga data e mbledhjes së parë) dhe se vetëm pas këtij afati, sipas nenit 96, Presidenti emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend.

Është model kushtetues që e kemi vendosur më 1998. Ka vende që e kanë të njëjtën praktikë, p.sh, Presidenti amerikan e merr detyrën në janar, pavarësisht se zgjidhet në nëntorin e vitit paraardhës. Apo ka vende ku krijimi i qeverisë kërkon kohë e negociata, të cilat zgjasin pafund dhe mund të shkaktojnë edhe krizë, – siç ka ndodhur në vende demokratike si Belgjika apo Polonia, apo në vende problematika si Kosova, Maqedonia e Bosnja.

Shqipëria politike nuk ka asgjë të përbashkët me traditën perëndimore të demokracisë, – ndaj nuk mund të ndjekë modele që kanë vlerë në kontekst, kulturë dhe stad tjetër të demokracisë.

Ajo duhet të mësojë nga modele të njëjta me të, dhe të tilla ka me shumicë në ish-pjesën komuniste të Evropës, ku bëjmë pjesë edhe ne. Ajo mund të mësojë edhe nga përvojat e veta pozitive, si p.sh, kalimi i pushtetit në qeverisjen vendore tek kryetari i bashkisë, proces që ndodh brenda pak ditësh pas dhënies zyrtare të mandatit.

Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë rënë dakord me 18 maj për të bashkëdrejtuar vendin, – jo në kuptimin e bashkëqeverisjes me ministra, por për reforma të përbashkëta, përfshirë atë kushtetuese.

Nuk është ndonjë lajm i mirë, por të mësuar me të keqen më të vogël, le ta marrim të mirëqenë. Dhe, nëse kjo do të ndodhë, atëherë ndryshimi i Kushtetutës për të mundësuar dhe detyruar mazhorancat e reja parlamentare që të krijojnë qeverinë dhe të nisë funksionimi normal i shtetit brenda 10-15 ditëve nga procesi zgjedhor, – do të duhet të jetë çështje emergjente.

Shqipëria nuk e ka luksin të qëndrojë dy apo tre muaj pa shtet funksional dhe qeveri legjitime e funksionale, – Shqipëria nuk e ka luksin që sa herë ndryshohen mazhorancat të ndryshojë gjithçka sipas parimit të kalasë së Rozafës, Shqipëria nuk e ka luksin që të “qeveriset” përmes FB e twitter apo që pasioni e ndjesia personale e 2-3 individëve të ketë aq shumë pushtet sa të zëvendësojnë institucionet dhe shtetin.

Shqipëria nuk ka vuajtur për individë politikë që duan apo kanë pushtet, por ka vuajtur e vuan për institucione funksionale të garancisë dhe vijueshmërisë, të cilat ushtrojnë pushtet e mirëqeverisje, pavarësisht zgjedhjeve, partive dhe individëve kalimtarë në to.

*Shkëputur nga faqja zyrtare e analistit Afrim Krasniqi. Titulli është i redaksisë  

Tags: afrim krasniqiedi ramaKushtetutalulzim bashaneni 65pse nuk kemi shtetsali berisha

TË LIDHURA

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?
Editorial - Opinione

A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?

20:45 | 18/06/2025
Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?
Editorial - Opinione

Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?

19:24 | 17/06/2025
Next Post
Aksidenti në Qafë-Thanë, arrestohet një shtetas rumun

Aksidenti në Qafë-Thanë, arrestohet një shtetas rumun

Fitore për gratë indiane, Gjykata e Lartë ndalon praktikën e “talaq”

Fitore për gratë indiane, Gjykata e Lartë ndalon praktikën e “talaq”

Dokumenti/ Holanda merr hapin e parë: Diskutohet pezullimi i lëvizjes së lirë me shqiptarët

Dokumenti/ Holanda merr hapin e parë: Diskutohet pezullimi i lëvizjes së lirë me shqiptarët

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha
Bota

Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha

by mirseda
22:58 | 23/06/2025
0

Ministria e Jashtme e Katarit mbajti një konferencë për shtyp. “Ne e konsiderojmë sulmin iranian një “surprizë”...

Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në…

Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në…

22:50 | 23/06/2025
Tensionet me Iranin/ Trump dërgon mesazh paqeje pas sulmeve: Bota ka nevojë për qetësi

Tensionet me Iranin/ Trump dërgon mesazh paqeje pas sulmeve: Bota ka nevojë për qetësi

22:49 | 23/06/2025
Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

22:24 | 23/06/2025
Sulmet ndaj bazave amerikane, Ali Khamenei thyen heshtjen: Kjo është logjika e kombit iranian

Sulmet ndaj bazave amerikane, Ali Khamenei thyen heshtjen: Kjo është logjika e kombit iranian

22:14 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com