Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pse nuk besohet PD, kur flet për kriza dhe korrupsion?

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
PD në kërkim të një pazari për reformën

Nga: Artur Ajazi

Edi Rama, nuk kishte mbushur 100 ditët në pushtet, dhe prej frëngjive të Partisë Demokratike, doli deklarata e parë politike e pabazuar asgjëkundi “qeveria po zhytet në korrupsion…”. Dhe pastaj me rradhë nisën “betejat” e Sanço Panços me “mullinjtë e erës”.

Duke dashur të mbajë të ndezur tek mbështetësit e saj, ndjenjën e “opozitës luftarake”, gjithmonë Partia Demokratike e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, kanë synuar të godasin me “gurë” gjithçka bënte dhe gjithçka po bën qeveria. Edhe sikur mrekullitë e botës të sjellë Rama në Shqipëri, ajo do të thotë “mos i besoni janë fallco”.

Partia Demokratike gjithmonë ka qenë e pabesueshme në deklaratat e saj, në aksionet e saj opozitariste, në betejat e saj, në protestat e saj, në bashkëpunimet e saj institucionale me qeverisjen dhe institucionet ligjzbatuese.

Kjo ka ndodhur dhe po ndodh, sepse shqiptarët “krizën dhe korrupsionin” që trumbeton dhe përpiqet ta shpalosë si “betejë opozitare” Partia Demokratike, ende nuk e ka luftuar nga vetja. Aktualisht sot ajo parti, ka në seli një “non-grata” nga SHBA, (aleati ynë stradegjik) një ish-kryetar dhe ish-kryeministër i akuzuar për afera të tmerrshme korruptive dhe vepra të tjera penale.

Askush nuk mund të besojë se, lufta ndaj “korrupsionit dhe krimit të organizuar” e bërë nga Berisha apo Basha, është betejë serioze, ligjore, korrekte, dhe e sinqertë. Mjafton të kalosh nën “filtrin” e SPAK-ut, 80 per qind të atyre që ka me vehte Berisha apo dhe Basha, për tu bindur sa të korruptuar janë, sa të lidhur kanë qenë dhe janë, me oligarkët e Shqipërisë.

Do të bindemi sa para kanë fituar, sa prona kanë blerë apo kanë marrë nga rrjetet e krimit dhe korrupsionit në këmbim të favoreve, kur kanë patur pushtetin apo edhe kur kanë qenë në opozitë. Për ç’luftë ndaj krimit dhe korrupsionit flasin Alibeaj, Tabaku apo dhe ndonjë sejmen tjetër, kur “garda” e vjetër apo dhe vetë ata, janë ngjyer në afera të tilla?

Për ç’luftë ndaj krimit dhe korrupsionit flasin në Partinë Demokratike, kur ish-ministrat dhe ish-kryeministri, janë të akuzuar dhe pasuruar me para tenderash, konçesionesh, dhe rryshfetesh nga oligarkët sa kishin pushtetin? Shqiptarët u lodhën, u drobitën, dhe nuk besojnë më beteja donkishiteske të një opozite të shkatërruar nga lufta e brëndshme klanore.

Si mund ti besohet një opozite apo një partie politike, që po bën betejë me “krimin dhe korrupsionin e qeverisë”, kur nuk ka shlyer akoma mëkatet e saj. Kur mban mbi shpinë faturën e 1997, si shkaku kryesor i krimeve që po ndodhin edhe sot e kësaj dite në këtë vend. Apo, kur nuk ka shlyer akoma nga vetja, akuzat për shkatërrimin e shtetit, zhytjen e vendit në informalitet, shkatërrimin e institucioneve ligjzbatuese, krijimin e një klime aspak favorizuese për investimet e huaja dhe ato vendese, dhe është shkaktare kryesore e vuajtjeve të këtij populli, për mungesën e shtetit ligjor sa kishte pushtetin.

Zonja Tabaku, mirë bën që kërkon arrestimin e ndonjë ministri në qoftëse ai ka shkelur ligjin, por do të ishte më e besueshme në rast se kërkonte edhe arrestimin e ish-ministrave dhe ish-kryeministrit saj. Atëhere do ta besonim se e kishte vërtetë seriozisht këmbënguljen e saj, për të shtyrë SPAK-un të zbatonte ligjin.

Tags: Artur AjazikorrupsionPD

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
“Në skanerin e Anti-KÇK do kalojnë të gjithë”, Balla bën paralajmërimin e fortë

Arrestimi i Bllakos, Balla: S’jam i gëzuar, por PS ka vendosur vija të kuqe

Zelensky bën thirrje për sanksione më të forta kundër Rusisë

Zelensky bën thirrje për sanksione më të forta kundër Rusisë

Kremlini: Pa rubla nuk ka gaz

Kremlini: Pa rubla nuk ka gaz







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Mes bombardimeve, Irani shënon rritje rekord të të ardhurave nga nafta
Bota

Mes bombardimeve, Irani shënon rritje rekord të të ardhurave nga nafta

by mirseda
17:50 | 30/03/2026
0

Për më shumë se 50 vjet, shtetet prodhuese të naftës të Gjirit kanë reklamuar rolin e tyre...

Trump: Negociata me Iranin, kërcënon për Hormuzin nëse nuk hapet

Trump: Negociata me Iranin, kërcënon për Hormuzin nëse nuk hapet

17:50 | 30/03/2026
Irani përgënjeshtron negociatat direkte me SHBA. Trump zbulon planet e tij

Irani përgënjeshtron negociatat direkte me SHBA. Trump zbulon planet e tij

17:49 | 30/03/2026
Braçe: Transparencë për naftën, të ndryshohet modeli i tregut

Braçe: Transparencë për naftën, të ndryshohet modeli i tregut

17:46 | 30/03/2026
A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Erion Braçe

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Erion Braçe

17:32 | 30/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com