Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Pse ma bën ti këtë?” Fjalët e fundit të viktimës në Kavajë

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Pse ma bën ti këtë?” Fjalët e fundit të viktimës në Kavajë

Është zbardhur dinamika e ngjarjes me një të vrarë dhe një të plagosur në Kavajë. “Balkanweb” raporton se ka siguruar të plotë dosjen e prokurorisë, e cila hedh dritë mbi gjithçka ndodhi të enjten pas mesnate në shtëpinë e Marsida Qatjas në lagjen nr.2 të këtij qyteti.

Në dokumentin zyrtar të institucionit të akuzës thuhet se Qatja i kërkoi ndihmë mikut të saj, Bledar Toçi, shef i sigurisë së brendshme në burgun e Durrësit, që të ndërhynte për t’i zgjidhur një problem që kishte me ish-të dashurin e saj, Dritan Haxholli.

Toçi i ka premtuar asaj se do ta ndihmonte dhe kanë lënë të takohen në shtëpinë e gruas. Zyrtari i burgjeve ka mbërritur në shtëpinë e Marsida Qatjas rreth orës 20:30 të mbrëmjes, bashkë me dy miqtë e tij Xhulio Biturku dhe Ermir Çela. Këta dy të fundit kanë qëndruar në shtëpinë e Qatjas, ndërsa Toçi ka dalë dhe është kthyer pas 30 minutash me disa doza kokainë, të cilat nga hetimet paraprake rezulton t’i ketë marrë nga i vëllai Benardi.

“Në mbrëmje- theksohet në dosje,- Marsida Qatja, Bledar Toçi dhe dy të tjerët kanë konsumuar alkool dhe kokainë. Pak minuta pas mesnate, tek shtëpia e gruas ka shkuar Dritan Haxholli, i cili ishte në kërkim nga policia për dy akuza. Ai ka goditur dritaren e katit të parë me qytën e automatikut që kishte fshehur poshtë xhaketës’, dhe siç thuhet në dosje, “nëna e tre fëmijëve e ka ftuar të hyjë në shtëpi”.

Në dosje po ashtu thuhet se fillimisht Dritan Haxholli i ka drejtuar armën Xhulio Biturkut, duke i thënë se “me ty kam punë pastaj”. Ndërsa Bledar Toçit i është drejtuar me fjalët “pse ma bën ti këtë” dhe menjëherë ka qëlluar me automatik në drejtim të tij, duke e plagosur lehtë në qafë.

Zyrtari i burgut të Durrësit i është kundërpërgjigjur dhe me armën e shërbimit ka derdhur plot 17 plumba mbi Dritan Haxhollin. Me urgjencë, Toçi ka dalë nga ‘dupleksi’ dhe me makinën e tij ka shkuar në spitalin e Kavajës për ndihmë ndërsa Qatja ka njoftuar policinë.

Nisur nga provat e siguruara në vendngjarje dhe dëshmitë e personazheve të përfshirë, prokuroria ka dalë në konkluzionin paraprak se Bledar Toçi nuk e vrau Haxhollin për vetëmbrojtje, ndaj për këtë shkak ndaj zyrtarit të burgjeve është ngritur akuza e vrasjes me dashje. Gjithashtu mbi supet e zyrtarit të burgjeve dhe vëllait të tij Bernard Toçi është ngritur edhe akuza e mbajtjes së lëndëve narkotike. Për të dy vëllezërit nga prokuroria është kërkuar masa e arrestit me burg.

Masa për ta do të zhvillohet të dielën në Gjykatën e Kavajës. /Balkanweb

Tags: Fjalëtkavajëmarsidaviktime

TË LIDHURA

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec
Aktualitet

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

18:45 | 20/10/2025
Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit
Politikë

Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit

17:58 | 20/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet
Aktualitet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Next Post
Kërkoi marrëdhënie në këmbim të notës, ja çfarë po ndodh me pedagogun

Kërkoi marrëdhënie në këmbim të notës, ja çfarë po ndodh me pedagogun

“Nuk duam të hakmerremi”, kushërira e viktimës në Kavajë: Dritanin e kishte të dashur, shkonte tek shtëpia e tij

“Nuk duam të hakmerremi”, kushërira e viktimës në Kavajë: Dritanin e kishte të dashur, shkonte tek shtëpia e tij

Specialistë të Inspektoratit Qendror trajnuan rreth 100 inspektorë të bashkive të qarkut të Gjirokastrës

Specialistë të Inspektoratit Qendror trajnuan rreth 100 inspektorë të bashkive të qarkut të Gjirokastrës







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet
Bota

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet

by mirseda
22:13 | 20/10/2025
0

Presidenti i Republikës Sprska Milorad Dodik, i sanksionuar non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe ka...

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

22:10 | 20/10/2025
Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur

Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur

21:53 | 20/10/2025
SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

21:11 | 20/10/2025
Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

21:09 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com