Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pse kush shkel ligjin, gjithmonë quhet “demokrat”…

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pse kush shkel ligjin, gjithmonë quhet “demokrat”…

Nga: Artur Ajazi

Zhurmë e madhe në kampin opozitarist. Dalje të rrufeshme dhe deklarata mediatike, që në pikë të mëngjesit, pa asnjë etikë dhe përmbajtje emocionale. “Po prishin Prestige Resort”, po prishin biznesin e një media opozitare, po prishin hotelin e një demokrati, do të përgjigjen maskarenjtë e regjimit”etj…etj. Këto ishin reagimet e para dhe të vazhdueshme të atyre që ndoshta deri para 1 viti e akuzonin pronarin e atij resorti për “lidhje me qeverinë”, apo dhe të atyre që dikur i thonin se “ajo media është e shitur”. Madje Sali Berisha dërgoi në Durrës një taborrë me deputetë dhe militantë për të bërë avokaturën e shkelësit të ligjit. Si ka mundësi, që gjithmonë kur shkelet ligji, kur shkelen rregullat dhe kriteret e vendosura nga shteti, pronarët dhe poseduesit e tyre dalin “demokratë, opozitarë, të sulmuarit e regjimit”. Dhe kjo nuk është hera e parë.

Edhe 4 ditë më parë, pas shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Shtetit Gledis Nano, ishte Sali Berisha që paksa nuk deklaroi se, “ai ishte demokrat ndaj e shkarkuan”. Në këtë vend, u instalua si kulturë shkatërruese, bërja e avokatit ndaj kujdo që shkel ligjin. Shteti ka ligje, ka rregulla, ka struktura që evidentojnë dhe ndjekin sistematikisht ata që ndërtojnë dhe investojnë, ndaj dhe ka të gjithë të drejtën morale dhe ligjore ti kontrollojë, dhe të ndërhyjë kur zbulon abuzime.

Nuk mbeti deputet nga opozita, nuk mbeti media dhe portal “i pavarur demokratikas”, që nuk nisi të shkruajë, sulmojë, dhe akuzojë “regjimin” dhe kryeministrin Rama se “paskësh nisur hakmarrjen e tij ndaj një pronari mediash që po e kritikon dhe zbulon skandalet atij”.

Kjo është për të qeshur dhe për të qarë. Një pjesëz e politikës apo dhe ligjvënësve të saj, që propogandojnë me forcë se “duhet të funksionojë shteti ligjor”, hidhen në akuza dhe mllefe ndaj strukturave dhe institucioneve që ndëshkojnë shkelësit e ligjit. Paradoksi arrin deri aty, sa që Ferdinand Xhefarraj të deklarojë nga Durrësi se “Rama po shkatërron shtetin”. A thua se “Prestige Resort është shteti”, apo sepse në televizionin e tij muajt e fundit kanë gjetur frëngjinë e duhur, nga ku hedhin baltosjen e tyre ndaj “regjimit”?

Kjo opozitë e ka nisur betejën për të ardhur në pushtet me avokatinë e mureve dhe objekteve pa leje që duhen shëmbur, dhe kjo ka qenë në vite kauza e Sali Berishës. Atje ku prishet një pallat pa leje, një lokal apo banesë pa leje, do të gjendet deputeti i opozitës, atje ku shkarkohet një drejtues i paaftë apo i përgjumur, menjëherë do të dalë lideri “Foltores” për ta mbrojtur, dhe sulmuar “regjimin”.

Sali Berisha e ka rikrijuar tashmë llogoren e tij politike të mbushur me servilë dhe ligjvënës të paaftë, duke i përdorur ata, si ushtarë të bindur në misionin e tij të shkatërrimit të shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri. Nuk mund të funksionojë një opozitë me një lidership të tillë, ku lajmi për prishjen e gardhiqeve apo ndërtimeve pa leje, të kthehet në kauzë qesharake për të sulmuar institucionet dhe kryeministrin.

Nuk mund të fitosh as vota dhe as kredibilitete elektorale, duke përdorur “xhaketat e vjetra” të PD, apo dhe të larguarit e paaftë të PS , të struktur në “sqetullën” e pronarit të “Prestige Resort”. Funksionimi i shtetit ligjor, nis nga beteja me paligjshmërinë, dhe jo nga avokatia për shkelësit e ligjit. Sali Berisha e ka betejë të humbur “aksionin e tij vjeshtuk”, ndaj dhe nuk po ngurron të marrë në mbrojtje çdo shkelës të ligjit, paçka se dikur i quante ndryshe nga sa i quan sot….

Tags: Artur AjaziGledis NanoPrestige Resortsali berisha

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Banorëve të Misisipit iu këshillohet të lahen me gojën mbyllur (VIDEO)

Banorëve të Misisipit iu këshillohet të lahen me gojën mbyllur (VIDEO)

Teleskopi Webb kap imazhin e tij të parë të drejtpërdrejtë të një ekzoplaneti

Teleskopi Webb kap imazhin e tij të parë të drejtpërdrejtë të një ekzoplaneti

Sherr për pronat në Belsh/Q*llon në drejtim të bashkëfshatarit, policia në kërkim të autorit

Kërcet a*ma në Shkodër, vr*tet pranë banesës 58-vjeçari. Djali i tij në kërkim për atentatin e dështuar ndaj Alban Bruçit







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Aleatët e Ukrainës i kërkojnë Rusisë armëpushim të pakushtëzuar
Bota

Aleatët e Ukrainës i kërkojnë Rusisë armëpushim të pakushtëzuar

by mirseda
22:43 | 24/02/2026
0

Rreth 30 udhëheqës të vendeve aleate me Ukrainën i kanë bërë thirrje Rusisë të pranojë një armëpushim...

E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

21:57 | 24/02/2026
Shpërthim në një ndërtesë 3-katëshe në Verona, 1 viktimë – dyshohet rrjedhje gazi

Shpërthim në një ndërtesë 3-katëshe në Verona, 1 viktimë – dyshohet rrjedhje gazi

21:25 | 24/02/2026
“Diss” për Xhensilën? Bes Kallaku nxjerr këngën e re me varg thumbues

“Diss” për Xhensilën? Bes Kallaku nxjerr këngën e re me varg thumbues

21:01 | 24/02/2026
Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve

Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve

20:40 | 24/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com