Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Pse Kina nuk është e interesuar të hyjë në luftë me SHBA-në

7 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Pse Kina nuk është e interesuar të hyjë në luftë me SHBA-në

Nga Eric Asen, “National Interest”

Marrëdhënia e tensionuar midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, duket se mund të përkeqësohet me kalimin e ditëve. Tensionet janë rritur, për shkak të shtimit të vjedhjeve të pronës intelektuale nga ana e Kinës, nisjes së një lufte tregtare me Pekinin nga administrata Trump, dhe etiketimit që SHBA-ja i bën Kinës si një kërcënim për interesat dhe idealet amerikane.

Në kuadër të një përshkallëzimi të tillë, disa studiues pohojnë se Kina thjesht nuk mund të rritet më tej në një mënyrë paqësore, dhe se ajo duhet të përballohet përmes një rritjeje të aftësive ushtarake amerikane. Përkundër këtyre zhvillimeve shqetësuese, Shtetet e Bashkuara dhe Kina nuk po shkojnë detyrimisht drejt një lufte mes tyre, pasi secili prej vendeve ka arsye të forta të brendshme që ta shmangë një gjë të tillë.

Kina do të përpiqet të shmangë çdo lloj lufte me Shtetet e Bashkuara, pasi përndryshe politika e saj themelore e ruajtjes së stabilitetit të brendshëm, do të vihej në rrezik. Udhëheqësit kinezë, janë “të fiksuar” pas stabilitetit social, pasi trazirat shoqërore kërcënojnë mbijetesën e Partisë Komuniste Kineze (PKK).

Protestat e sheshit Tiananmen në qershorin e 1989-ës, ishin një kambanë e madhe alarmi për PKK, pasi partia për pak sa nuk u rrëzua nga pushteti për shkak të protestës së madhe të kinezëve. Që atëherë, shumë udhëheqës të PKK-së, duke përfshirë kreun aktual Xi Jinping, kanë besuar se “stabiliteti shoqëror, lë në plan të dytë të gjitha konsideratat e tjera”.

Për të siguruar stabilitetin e saj të brendshëm, Kina ka zbatuar një sistem të meritës sociale, që ndëshkon ose shpërblen sjellje të caktuara, duke e transformuar kombin në një shtet mbikëqyrës, dhe madje duke ngritur kampe masive të paraburgimit për “çradikalizimin e  ekstremistëve të supozuar”.

Në “politikat e jashtme dhe të brendshme”, PKK-ja është e detyruar të shqyrtojë me përparësi, se si një politikë e re do të ndikonte në stabilitetin shoqëror, duke qenë e vetëdijshme se “agresioni i huaj, shkakton trazira të brendshme”. Për këtë, mekanizmi është i thjeshtë:një luftë midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, do të prishte stabilitetin e vendit, duke e dëmtuar ekonominë kineze.

Për vite të tëra, Kina ka synuar ritme astronomike të rritjes ekonomike, pasi stabiliteti social tenton të vazhdojë i tillë, “aty ky qeveria ka aftësinë për të garantuar rritje të vazhdueshme”. Kjo çon në lidhjen shoqërore midis PKK-së dhe popullit kinez:”besnikëri absolute”, në këmbim të begatisë ekonomike .

Lufta, ajo është në fund të fundit një “mënyrë e tmerrshme, për të rritur një ekonomi”. Kostot e saj janë të mëdha, duke përfshirë shkatërrimin e tokës, kapitalit dhe punës, dhe konflikti thuajse me siguri do të nxiste trazirat shoqërore, dhe do ta vendoste PKK-në një rrezik të madh.

I vetmi avantazh i mundshëm ekonomik i luftës, do të ishte ai nga investimet e vetë qeverisë. Megjithatë, edhe në kohë paqeje, Kina po e përdor tashmë në masë këtë taktikë. Nëpërmjet sistemit shtetëror-kapitalist të Kinës, PKK përdor një lloj trajtimi preferencial kur jep subvencione ose investon në industri.

Një shembull i madh i kësaj strategjie ekonomike, është “Made in China 2025”, një politikë që synon përshpejtimin e prodhimit të mallrave dhe shërbimeve vendase që kanë një vlerë të lartë. Me investimet e mëdha shtetërore, fitimet e mundshme nga investimet e luftës janë të kufizuara.

Përveç kësaj, Kina po ndjen tashmë pasojat ekonomike të luftës tregtare, dhe dëshiron ta zgjidhë sa më shpejt mosmarrëveshjen me SHBA-në, në vend se të rrezikojë një destabilizim të brendshëm. Lufta tregtare, e ka sforcuar që tani ekonominë e ngadalësuar të Kinës, dhe nëse Trump do të impononte tarifa shtesë, kjo do të ishte “katastrofike” për rritjen e ekonomisë kineze.

Dikush mund të argumentojë se nacionalizmi, shtylla tjetër kryesore e stabilitetit kinez, mund ta shtyjë Kinën drejt një lufte me Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, as kjo nuk ka gjasa të ndodhë. Ndërsa ngadalësimi ekonomik i Kinës, po e nxit PKK-në “të shkëpusë vëmendjen e publikut nga lëkundja e rritjes së PBB-së”, duke u fokusuar në politikën e jashtme, një luftë me Shtetet e Bashkuara, do të kishte një ndikim kalimtar në pakënaqësinë e publikut.

Në planin afatgjatë, ekonomia e Kinës do të shkatërrohej, dhe kaosi mund të sillte një ndryshim të udhëheqjes. Edhe rikthimi i Tajvanit nën sovranitetin e Kinës, një objektiv i madh nacionalist, nuk ka gjasa të garantojë ndonjë ekuilibër të gjerë e të qëndrueshëm, ndaj pakënaqësisë së brendshme. Edhe një luftë me Tajvanin, do të zhyste Kinën në trazirat ekonomike dhe politike.

Ndërkohë, edhe SHBA-ja ka motive të forta të brendshme për të shmangur një luftë me Kinën. Për më shumë se 15 vjet, publiku amerikan, e ka vendosur gati gjithmonë ekonominë si përparësinë e tij nëpër sondazhe.

Politikanët si presidenti Donald Trump, janë të vetëdijshëm për këtë. Trump e ka vënë shpesh theksin tek ecuria ekonomike nën administratën e tij, duke nxitur një politikë monetare më liberale, dhe negociuar një marrëveshje të re tregtare me Meksikën dhe Kanadanë.

Ashtu si Xi, edhe Trump duket i interesuar t’i japë fund luftës tregtare, veçanërisht pasi ajo godet rajonet më mbështetëse të Trumpit në SHBA. Marrëdhënia ekonomike SHBA-Kinë, është thjesht shumë e madhe për të dështuar.

Administratat e mëvonshme, do të kenë të njëjtët stimuj për të kërkuar bashkëpunim me Kinën. Meqë bashkëpunimi ekonomik me Kinën, është kaq i rëndësishëm për prosperitetin, politikanët amerikanë do të mendohen dy herë para se të hyjnë në një luftë me Kinën.

Së fundi, për aq kohë sa kërcënimi i Kinës mbetet abstrakt, qytetarët në Shtetet e Bashkuara nuk kanë arsye të kërkojnë një luftë me gjigantin aziatik. Kombet reagojnë më intensivisht ndaj kërcënimeve lokale dhe të afërta, sesa ndaj kërcënimeve abstrakte, dhe për shumë vite, publiku e ka identifikuar kryesisht Kinën si një kërcënim abstrakt, përmes humbjeve të vendeve të punës dhe deficiteve tregtare.

Në rastin më të mirë, Uashingtoni dhe Pekini do të jenë në gjendje t’i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre, dhe në rastin më të keq, do të fillojnë një luftë të re të ftohtë. Sidoqoftë, qëllimet e mira nuk janë gjithmonë të mjaftueshme. Çështje të tjera ndërkombëtare, siç është dëshira e Tajvanit për pavarësi, mund t’i tërheqin potencialisht në një luftë mes tyre Shtetet e Bashkuara me Kinën. Megjithëse të dyja do të bëjnë gjithçka që munden për ta shmangur, një luftë e paqëllimshme, e zhvilluar kundër interesave të brendshme të secilit shtet, mbetet gjithmonë një mundësi./ Përktheu për Tirana Today, Alket Goce

Tags: e interesuarkiname SHBAne luftenuk ështëte hyje

TË LIDHURA

Dhjetëra viktima në Brazil nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës
Bota

Dhjetëra viktima në Brazil nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

19:57 | 24/02/2026
“Serbia: U parandalua atentat ndaj Vuçiçit, dy të arrestuar”
Bota

“Serbia: U parandalua atentat ndaj Vuçiçit, dy të arrestuar”

19:29 | 24/02/2026
Emri në dosjen Epstein, rikthim i bujshëm i modeles shqiptare
Bota

Emri në dosjen Epstein, rikthim i bujshëm i modeles shqiptare

18:06 | 24/02/2026
Next Post
Prokurori Vatë Staka tërhiqet nga gara për SPAK, çfarë u miratua në mbledhje

Prokurori Vatë Staka tërhiqet nga gara për SPAK, çfarë u miratua në mbledhje

Federata Angleze merr vendimin e rëndësishëm në respekt të myslimanëve

Federata Angleze merr vendimin e rëndësishëm në respekt të myslimanëve

Vendimi për Dritan Dajtin/Gjonaj: Këta gjyqtarë meritojnë vetëm përbuzje!

“U shkel ligji, mos pranohet!”, Dritan Dajti kundër rekursit të prokurorisë







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Dhjetëra viktima në Brazil nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës
Bota

Dhjetëra viktima në Brazil nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

by mirseda
19:57 | 24/02/2026
0

Të paktën 23 persona kanë vdekur, dhjetëra janë të zhdukur dhe më shumë se 400 të tjerë...

Polici i Komisariatit nr. 5 kapet me 1 milion euro në kufirin Serbi–Kosovë

Polici i Komisariatit nr. 5 kapet me 1 milion euro në kufirin Serbi–Kosovë

19:54 | 24/02/2026
“Serbia: U parandalua atentat ndaj Vuçiçit, dy të arrestuar”

“Serbia: U parandalua atentat ndaj Vuçiçit, dy të arrestuar”

19:29 | 24/02/2026
Trafik i rënduar në Librazhd–Pogradec, Policia njofton shoferët në pikat kufitare

Trafik i rënduar në Librazhd–Pogradec, Policia njofton shoferët në pikat kufitare

19:11 | 24/02/2026
Juglindja në bllokadë: Devijim lëvizjesh nga Bllata dhe Kakavija, kosto për bizneset

Juglindja në bllokadë: Devijim lëvizjesh nga Bllata dhe Kakavija, kosto për bizneset

19:03 | 24/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com