Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Pse kanë kaq shumë sukses telenovelat turke në Ballkan

5 vjet ago
in Stil, Të Gjitha, TT, W-Instant
Pse kanë kaq shumë sukses telenovelat turke në Ballkan

Nga: Halime Pehlivan “TRT World”

Disa vjet më parë, u tha se serialet televizive turke kishin ndikuar aq shumë, sa që kishin rritur numrin e divorceve në Bagdad, kryeqytetin e Irakut. Sidoqoftë, përkundër kësaj propagande dashakeqe, njerëzit në Lindjen e Mesme u bënë të varur prej tyre.

Por çfarë efekti patën ato tek fqinjët perëndimorë të Turqisë? Në vitin 2008 unë hapa një nga kanalet televizive më të ndjekura në Bullgari, Nova TV, dhe pashë së po transmetohej seriali “Binbir Gece” (1001 Netë). Por ai ishte vetëm fillimi.

Pastaj erdhën serialet gjithashtu të famshëm “Gumus”, “Ezel”, “Yaprak Dokumu” (Kur bien gjethet) dhe shumë të tjerë, që u transmetuan në kohën televizive më të zgjedhur dhe në platformat online më të ndjekura në vend. Këto telenovela arritën një popullaritet të jashtëzakonshëm.

Në një moment, mua më pyesnin vazhdimisht se çfarë do të ndodhte në episodet e radhës. “Edhe sa sulme në zemër do të pësojë Ali Riza?” Edhe më interesant është fakti që në seksionet e komenteve, njerëzit po pyesnin nëse këto telenovela përfaqësonin jetën reale që zhvillohet sot në Turqi?

Epo, meqenëse seriali i “Gossip Girls Upper East Side” nuk përshkruan jetën e një amerikani të zakonshëm, edhe pallati i biznesmenit Adnan Zijagil është larg përfaqësimit të standardeve të jetesës së një turku të zakonshëm.

Por, sërish disa stereotipe të ngulitura mbeten të ngulitura thellë në mendjen e këtyre shikuesve, siç është pritja për të gjetur deve në Stamboll. Dikur pjesë të Perandorisë Osmane, kombet e Ballkanit kanë ende ndjenja të përziera ndaj trashëgimisë së tyre të përbashkët.

Gjithsesi, hulumtimet tregojnë se njerëzit që ndjekin serialet turke kanë përshtypje më pozitive për Turqinë, sesa ata që nuk i shohin ato. Në vitin 2011, Bullgaria u bë konsumatori i dytë më i madh i serialeve turke në mbarë botën. Situata në vendet e tjera të Ballkanit nuk ishte shumë e ndryshme.

Për shembull, në Maqedoninë e Veriut, serialet turke përbënin përmbajtjen më të shikuar pas lajmeve. Ngjashëm, në vitin 2009 seriali “Aci Hayat” (Jetë e hidhur) u bë programi më i ndjekur në Kosovë. Po kështu, të frymëzuar nga seriali turk “Ezel”, producentët rumunë përshtatën skenarin e tij për të prodhuar serialin “Vlad”.

Gjithsesi në disa pjesë të Evropës Juglindore, thyerja e paragjykimeve nuk është diçka e lehtë. Shumë arsye, duke filluar nga ndryshimet fetare deri tek qëndrimi negativ ndaj Perandorisë Osmane, diktojnë ende tek mendimet e shumë njerëzve.

Për pasojë, disa qeveri zgjodhën që të ndërtonin narrativat e tyre historike rreth “traumave të zgjedhura” dhe “fitoreve imagjinare”. Në këtë kontekst, Beteja e Kosovës është përdorur (dhe abuzuar) për të ndërtuar identitetin kombëtar të Serbisë. Kështu, krimineli serb i luftës Ratko Mlladiç e përshkroi gjenocidin e Srebrenicës si një fitore dhe një hakmarrje për traumën e pretenduar që ndodhi pas Betejës së Kosovës.

Nën këtë sfond, disa grupime radikale në Serbi nisën fushatat për të ndaluar transmetimin e disa serialeve televizive turke, por kjo nuk ndikoi në popullaritetin e këtyre të fundit.

Nga ana tjetër në Maqedoninë e Veriut, me gjithë vlerësimet e publikut, një projektligj ndaloi në vitin në 2012 transmetimin e serialeve televizive turke.

Ministër i atëhershëm i Informacionit, Ivo Ivanoski pati deklaruar:“Seriali turk është i mrekullueshëm, por ne nuk mund të harrojmë 500 vjet pushtim nën Perandoria Osmane”. Në një mënyrë të ngjashme, edhe transmetimi i serialeve turke në Greqi u etiketua si një “pushtim”. Sidoqoftë, propaganda e politikës në të dyja anët e Detit Egje, nuk e zbehu interesin e audiencës për serialin “Sulejmani i Madhërishëm”.

Po si u bënë këto seriale kaq shumë popullore? Xhozef Straubar, profesor i komunikimit në Shkollën e Gazetarisë në Universitetin e Teksasit, SHBA, thotë se audiencat priren të zgjedhin programe më të rëndësishme për kulturën e tyre ose për gjërat që i shohin më afër tyre.

Kjo afërsi kulturore ka lidhje të fortë me identitetet kulturore shumë-shtresore. Brenda këtij kuadri referimi, sociologu serb Ratko Bozviç thotë se “mentaliteti i përshkruar në këto seriale, ka të bëjë me një kuptim tradicional të moralit se njerëzit në Serbi mbajnë mend deri në një farë niveli”.

Po ashtu, Erik Erikson, një emër i shquar në teorinë e identitetit psikoanalitik, flet për identifikimin si lidhjen fillestare emocionale me një person ose objekt. Konkretisht, serialet turke e përmbajnë këtë rezonancë duke e bërë audiencën të ndihet shumë familjare me të.

Përveç kësaj, studimet tregojnë se ekzistojnë 3 faktorë kryesorë në perceptimin dhe interpretimin e argëtimit audio-vizual. Së pari, vetë-ruajtja emocionale: ku përvoja nxit injorimin e lodhjes nga realiteti. Së dyti, kurioziteti intelektual: të mësosh për botën. Dhe se treti pozicionimi subjektiv, pra zhytja në personalitetin vetjak dhe eksplorimi i pozicionimit tuaj në jetë.

Serialet turke i sigurojnë me sukses të gjitha këto premisa. Bumi i turizmit në Turqi vitet e fundit, është një rezultat i natyrshëm i kureshtjes intelektuale të zgjuar. Panorama mahnitëse e Stambollit e shndërroi Turqinë në një destinacion kryesor turistik për qytetarët nga Ballkani. Për më tepër, u bënë shumë të kërkuara turnetë dhe takimet me aktorë protagonistë të këtyre telenovelave.

Jasemin Çelikol, studiuese e postdoktoraturës në Universitetin Northuestern në Katar, ia atribuon suksesin ndjenjës së familjaritetit. Seriali “Gjethet që bien” ka të bëjë me “gjërat e tmerrshme që u ndodhin familjeve kur lëvizin në qytete”, dhe ai ishte një sukses i madh në Bullgari.

Çelikol e lidh atë me migrimin e brendshëm nga fshati në qytet. Për më tepër sipas Straubar, seriali televiziv i anashkalon kufijtë rajonalë dhe kombëtar falë zhanrit të melodramës. Njerëzit i duan këto seriale pasi ata u tërheqin vëmendjen nga realiteti (krizat financiare, korrupsioni etj).

Në të njëjtën kohë, ato i njohin shikuesit me vende të panjohura, të cilat shfaqin vlera të ngjashme familjare. Për shumë dekada, Turqia ishte në Evropën Juglindore si një fantazmë nga e kaluara. Por falë serialeve televizivë dhe pasurive të tjera kulturore, ekziston një gatishmëri e re për të kënaqur kuriozitetin intelektual, për të pasur një lloj mirëkuptimi kulturor, dhe për të vënë në dyshim paragjykimet shekullore.

Në librin e tij “Kritika për arsyen e pastër”, filozofi gjerman Emanuel Kant shprehet se identitetet e ndërsjella shfaqen përmes bazave mendore si “mik-armik”, “marrëveshje-konflikt”, “ne-ata”. Për më tepër, diferencimi tek këta faktorë ndikon në procesin e identifikimit; duke e ndryshuar dhe formësuar atë.

Identitetet në Ballkan u zhvilluan në të njëjtën mënyrë. Ata krijuan dhe plotësuan njëri-tjetrin.

Ndonjëherë “ne” duhet t’i takojmë “ata”. Serialet televizive turke u rikujtuan njerëzve se ata mund të jenë të ndryshëm, po aq sa edhe të ngjashëm. Duke qarë mbi tragjedi të ngjashme, vetëm se në gjuhë të tjera; të ndara nga kufijtë por duke ndarë të njëjtat ndjenja.

Burimi i lajmit: trtworld. Përshtatur nga Tirana Today

Tags: telenovela turke

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?
Kuriozitete

Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?

21:21 | 25/12/2025
Next Post
NBA/ Luhen finalet e konferencave, Finiks Sans të papërmbajtshëm

NBA/ Luhen finalet e konferencave, Finiks Sans të papërmbajtshëm

Ryshfet për t’i shpëtuar vëllanë nga burgu, prokurori me miliona lekë në banesë

Ryshfet për t’i shpëtuar vëllanë nga burgu, prokurori me miliona lekë në banesë

SHBA/Ekipi i shpëtimit nxjerr djaloshin nga rrënojat, flitet për viktima, Video

SHBA/Ekipi i shpëtimit nxjerr djaloshin nga rrënojat, flitet për viktima, Video







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë
Aktualitet

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

by mirseda
21:37 | 21/01/2026
0

Një aksident rrugor është shënuar këtë të martë pranë kryqëzimit të Rrilës, në superstradën Lezhë–Milot. Dy automjete...

Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

20:52 | 21/01/2026
Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

20:46 | 21/01/2026
Moti i keq në Greqi: Përmbytje dhe ndërprerje energjie në disa zona

Moti i keq në Greqi: Përmbytje dhe ndërprerje energjie në disa zona

20:31 | 21/01/2026
Nesër vendimi për Ballukun: Shehaj thërret qytetarët te Gjykata Kushtetuese në 9:30

Nesër vendimi për Ballukun: Shehaj thërret qytetarët te Gjykata Kushtetuese në 9:30

20:27 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com