pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayetcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24royalbetjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomcasinoroyalgrandpashabetmatbet girişcasinofastcasibomcasinofastcasinofastcasibombelugabahispusulabet girişjojobet canlıholiganbet1win giriş1wintambet girişholiganbetgrandpashabetpalacebetmercurecasino1winbetplayteosbetcasinomilyonbahiscasinoholiganbetbetgitbetsalvadorromabetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinomilyonholiganbetbetsalvadorpalacebetteosbetbahiscasinobetgitromabetgrandpashabetimajbet girişimajbetgrandpashabetholiganbetbelugabahisonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusucasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetcasibomhititbetpusulabetsuperbetinbahiscomholiganbetjojobetcratosroyalbetromabetjojobet girişPusulabetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişholiganbet girişgrandpashabet girişJojobetgrandpashabetholiganbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Pse kanë kaq shumë armë shqiptarët? Eksperti flet për rrezikun që na kanoset

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, W-Instant

Nga: MARSELA SINANI

Jeta e shqiptarit është në ‘fije të perit’ për çadrat e plazhit. Në Velipojë u vranë 4 persona për shkak të konfliktit pë shezlongët, në Dhërmi u dogjën 60 shezlongë. E sikur të mos mjaftonin këto, forca të shumta policie zbarkuan në Ksamil për të hequr disa shezlongë. Përplasja e Velipojës i kaloi kufijtë e vendit, duke gjetur jehonë në mediat e huaja. Prestigjiozja gjermane “Bild” shkruante se përplasja në Velipojë ka nisur për shkak të një mosmarrëveshje për shezllonët, dhe u përshkallëzua në përdorimin e armëve.

Musaen Zeneli ishte viktima e pafajshme e masakrës në Velipojë. Ai mbeti i vrarë pas një konflikti për shezlonat, mes pronarëve të dy lokaleve, në njërin prej të cilëve punonte edhe 19-vjeçari. Askush nuk mund ta çonte ndër mend, se hapësirat e plazhit do të ktheheshin problem në Shqipëri.

Rrugët e përgjakura, ekzekutimet e tipit mafioz, sherret për çadrat e më tej sqarimi me plumbin në kokë. Kjo është pasqyra e përgjithshme e asaj se çfarë ka ndodhur gjatë muajve të fundit, duke kthyer frikën ndaj rendit dhe drejtësisë.

Çfarë nuk shkon me sigurinë në vend? Pse po pasohen këto ngjarje të rënda, dhe pse shteti ka reaguar me vonesë? Për të marrë përgjigje konkrete, “Tirana Today” ka kontaktuar me ekspertin e sigurisë, Fatjon Softa.

 “Lufta” për plazhet! Pas masakrës në Velipojë, përplasje edhe në Dhërmi ku u dogjën 60 shezlongë. Këto ngjarje mund të parandalohen, apo janë të pamundura për të ndërhyrë në kohë policia?

“Gjendja në këtë 6 mujor të parë të vitit është e ngarkuar dhe tragjike, krimi, aksidentet, hakmarrja dhe vetëgjygjësia kanë shkaktuar shumë viktima dhe kanë tronditur besimin e publikut tek institucionet e shtetit. Ngjarjet në Velipojë na kujtojnë komitetet e shpëtimit, ku qytetarët e armatosur zgjidhnin vetë problemet. A mund të evitohej? Sigurisht që po, por problemet janë bartur dhe konfliktet janë përgjatë bregdetit, përfshirja e ish-deputetëve, funksionarë të pushtetit lokal, njerëz të fortë nga bota e krimit me pronat dhe mbi vendosjen kanë prodhuar, prodhojnë dhe do jenë përsëri konflikte që do sjellin konflikte me viktima. Shqetësim nuk është thjesht ngjarja, por lehtësia me të cilën gjejmë dhe përdorim armët dhe mos besimi tek institucionet sjell vetëgjygjësi”.

Numri i armëve në qarkullim është i lartë dhe kjo reflektohet nga situata e lartë kriminale, ekzekutime mafioze. Si gjenden armët kaq kollaj, dhe kush janë pikat e hyrjes?

“Armët hyjnë me zonat kufitare me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, kalimi nëpërmjet burimeve ujore dhe zona e gjelbërt. Armët kryesisht janë nga Serbia dhe janë armë të vogla si pistoleta që kalojnë me çanta ne mjetet e transportit, ose në zonat e gjelbërta ku përdoren dhe kafshët apo njerëzit. Ndërsa armët nga vendet Perëndimore janë të sofistikuara dhe këto vijnë në rrugë detare dhe nga Greqia”.

Cilat janë zonat që kërkojnë ndërhyrje, për shkak të kriminalitetit të lartë? Pse ndodhin eliminimet në vend, çfarë garancie kanë vrasësit?

“Zonat më problematike janë zonat që kanë portet si Vlora, Durrësi, Shkodra që është rrugë kalimi me Kosovën dhe Malin e Zi dhe Maqedoninë. Si dhe Elbasani, si rrugë kalim nga vendet e Lindjes për në Perëndim. Tashmë është dhe Saranda dhe Fieri. Vrasjet mafioze dhe eliminimet ndodhin në Shqipëri, edhe pse konfliktet janë në Spanjë, Holandë, Angli. Këtu gjejnë mbështetje, njohje, joshja me para dhe depërtimi i grupeve në polici dhe organet e drejtësisë ka rritur besimin dhe i ka trimëruar”.

Çfarë strategjie duhet të ngrejë policia, për të shërbyer në kohë dhe ti dalë garant popullatës?

“Policia duhet të vetëpastrohet nga kriminelët, bashkëpunëtorët e tyre, duhet ti sulmohet baza ekonomike krimit dhe lidhjet me politikën. Ndryshimet në polici duhet të jenë radikale, të forta dhe të menjëhershme. Duhet të qarkullojnë elitat dhe policia duhet të hapet. Të ndryshoj ligji dhe të hiqen kufizimet ligjore që pengojnë rikthimin e profesionistëve dhe të rekrutoj persona të aftë me integritet.

Të marr rolin e tij prefekti dhe ky rol është kyç, sepse është bashkërendues mes pushteteve dhe është përfaqësues i qeverisë. Ai duhet të rakordojë rendin, pushtetin lokal, sektorin e policisë financiare, emergjencat civile dhe komunitetin. Forcimi dhe evidentimi i rolit të administratorëve, kryeplakut dhe marrëdhënie të forta me publikun”. /Tirana Today

Tags: ekspert sigurieFatjon SoftaKriminaliteti

TË LIDHURA

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

22:48 | 13/06/2026
Aktualitet

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026
Aktualitet

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026
Next Post

Euro 2020/ Gjermani-Angli, mund të ishte finalja, Gjermania nuk humb në Uembli

Episodi i mbrëmshëm kur Granit Xhaka piu një shishe “Cola” në fushë u bë lajm

Futbolli shqiptar/ Ja datat për superkupën dhe kampionatin e ri







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com