Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pse Ilir Meta po endet mes nacionalizmit dhe sovranizmit!

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Deklarata e fortë e Metës: Kam dosjen e fasadave të Ramës si ministër i Kulturës

Nga: Alfred Peza

Sa herë që liderëve të Shqipërisë u është lëkundur kolltuku i pushtetit, ata janë munduar që ta ankorojnë anijen e mbijetesës së tyre politike, herë në limanin e nacionalistit e herë në atë të sovranistit. Kjo qasje ka qenë bashkëudhëtare me atë të historisë së Shqipërisë, që nga shpallja e pavarësisë, e deri në ditët e sotme.

Këto dy kostume i kanë veshur me radhë, pothuajse të gjithë udhëheqësit kryesorë të këtij vendi. Duke nisur që përpara Ahmet Zogut, e deri tek ata që e drejtuan këtë shtet pas Enver Hoxhës. Veshja e tyre ka qenë për ta herë e kërkuar, herë e detyrueshme por shpeshherë, edhe një parzmore jetike mbijetese nga mënyra e qeverisjes prej tyre.

Kur bota po pret të përkujtojë me vëmendjen që meriton, 30 vjetorin e rrëzimit të Murit të Berlinit, në Shqipërinë post ideologjike këto dy kostume të dalë mode tashmë në epokën e globalizmit, janë nxjerrë nga garderoba e liderëve tanë politikë sa herë që ata kanë dashur që ti mbijetojnë mënyrës së tyre antidemokratike dhe antikushtetuese, të ushtrimit të pushtetit.

E kanë bërë këtë që nga Sali Berisha pasi u bë Presidenti i parë i pluralizmit në vitin 1997, kur akuzoi nga fqinjët anëtarë të NATO e BE dhe deri tek SHBA, se kishin gisht në trazirat antifajde që përfshinë vendin e që çuan në rrëzimin e tij për herë të parë nga pushteti. Për të mbërritur deri tek Presidenti i Republikës në detyrë, Ilir Meta.

Shqipëria pas pak kohësh pret të festojë 10 vjetorin e anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO), më të madhen e sigurisë globale në historinë e njerëzimit. Ndërsa pas pak ditësh, zyrtarizimin e çeljes së negociatave të anëtarësimit në BE. Procese këto që e bëjnë çdo vend anëtar dhe udhëheqësit e tyre, që të jenë më pak “nacionalistë” edhe për shkak të delegimit gjithnjë e më shumë të sovranitetit të vendeve të tyre,  tek vendimarrja e përbashkët.

Pas çdekretimit të zgjedhjeve të 30 Qershorit, sapo Parlamenti i Shqipërisë nisi procedurën për shkarkimin nga detyra, për shkak të shkeljeve të rënda Kushtetuese që mazhoranca ka konstatuar gjatë ushtrimit të detyrës nga ana e tij, edhe Ilir Meta la mënjanë “qetësinë dhe dashurinë” duke vrapuar që të bënte herë nacionalistin e çartur, e herë sovranistin e zjarrtë.

Sa më i panevojshëm dhe i pavend është qasja e një udhëheqësi politik ndaj këtyre dy kufijve ekstremë, aq më i madh është halli dhe aq më e lartë temperatura e brendshme e kompleksit të tyre të fajita publik. “Kërcimet Pindarike” të Ilir Metës në diskurin politik, sa në njërin skaj të litarit në tjetrin, nuk janë gjë tjetër me sa duket, veçse treguesi i ekstremitetit të akteve të kryera prej tij me koshiencë, në detyrën e Kreut të Shtetit.

Ndaj kur e shihni Ilir Metën duke bërë herë shqiponjën me dy pëllëmbë, e herë duke u marë me çdo qen e mace që i del përpara; herë duke u marë me shegët, domatet, mollët, dardhat e rrushin; e herë  duke u ngjitur sa në male, duke zbritur nëpër fusha dhe duke u zhytur në përrenj, rezervuarë e dete,- kuptojeni se e ka një hall.

Një hall shumë të madh madje. Aq të madh, sa edhe distanca e këtyre shfaqjeve të shëmtuara publike të padenja për një President Republike, në raport me “qetësisë dhe dashurisë” e tij olimpike, të periudhave kur koshat i kishte plot dhe punët i shkonin mbroth.

Kjo është edhe arësyeja se përse Ilir Metën gjatë dy muajve të fundit, e keni parë që të luhatet pa gjetur qetësi, në të dyja anët ekstreme të lisharësit politik; herë duke dhënë shfaqje me kostume plazhi, e herë me kostumin e nacionalistit ekstrem. Herë me kostume sporti kryesisht vija- vija vertikale, e herë me frakun e sovranistit të fundit të një vendi anëtar të NATO-s, e në pragun e hyrjes në BE.

Ilir Meta herë betohet se do vetsakrifikohet si Salvador Allende për të na mbrojtur nga puçi imagjinar i një revolucioni që ai vetë e quan artificial dhe herë tjetër se do japi dorëheqjen nëse ekspertët e Komisionit të Venecias, do të konstatonin shkeljen e Kushtetutës nga ana e tij për firmën e hedhur në çdekretimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit. E kur konkluzionet e tyre janë e zeza mbi të bardhë, ashtu siç mazhoranca qeverisëse e parlamentare pretendon, atëherë Kreu i Shtetit na bëhet “Luani i Florinjtë” që quan të çmendur këdo që nuk e justifikon në marrëzitë e tij, përfshi këtu edhe ekspertët e Venecias, për të cilët dy-tri javë më parë kishte thënë se Shqipëria do ishte ndryshe sot, nëse do ti kishte dëgjuar këto 30 vjet.

Ilir Meta ka nisur të mallkojë çdo ambasador e ambasadë të huaj në Tiranë, çdo ndërkombëtar e të dërguar nga SHBA, BE, NATO e OSBE/ODIHR që nuk duartroket si edhe lidershipi i opozitës sonë rrugore dhe mediat e oborrit të tij, bëmat presidenciale. Kaq mjafton për të kuptuar se nacionalizmi dhe sovranizmi i rremë i liderëve tanë politikë, buron nga frika e gjykimit të tyre elektoral nga qytetarët shqiptarë dhe gjykimi juridik e kushtetues, nga institucionet e sistemit të ri të drejtësisë.

Ndaj mos u habisni aspak se përse krejt papritur, internacionalistët dhe globalistët e 30 viteve të shkuara, po nxitojnë që të ankorojnë anijet e pushtetit dhe interesave të tyre personale, në limanët e nacionalizmit dhe sovranizmit të sotëm. Eshtë shpresa e fundit me sa duket që u ka mbetur, për të bësuar se vetëm në këtë mënyrë, do tu shpëtojnë përplasjes së pashmangshme më shkëmbinjtë, pas nxjerrjes në breg nga dallgët e historisë.

 

Tags: Alfred Pezailir metashqiperia

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Kreshnik Spahiu: Haradinaj dha dorëheqjen, ndërsa Metën nuk ka burrë nëne ta zbresë nga kali

Kreshnik Spahiu: Haradinaj dha dorëheqjen, ndërsa Metën nuk ka burrë nëne ta zbresë nga kali

“Nuk iu kërkuam leje, ju njoftuam”, PD i përgjigjet Policisë: Urdhrat i jep Rama

Pse nuk mendon realisht PD-ja për rrotacionin

Kthesa e befasishme e motit, ja çfarë ju pret sot

Kthesa e befasishme e motit, ja çfarë ju pret sot







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com