Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse Ilir Meta nuk po i përmend më zgjedhjet e 13 tetorit!

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pse opozita u tërbua kaq shumë me Lali Erin!

Nga: Alfred Peza

Të martën e 11 shtatorit, Presidenti i Republikës Ilir Meta për 1 orë e 10 minuta, bashkëbisedoi me gazetarët, pa e përmendur në asnjë rast 13 tetorin. E as qëndrimin e tij aktual, në lidhje me dekretin që ka firmosur për zhvillimin e atyre që ai i ka quajtur si “zgjedhje të përgjithshme lokale” të radhës.

E gjitha kjo e ka një arësye. E për rrjedhojë, edhe një shpjegim. Vëmendja e medias, analistëve dhe aktorëve politikë, u fokusua gjatë kësaj konference shtypi, tek deklarata e Kreut të Shteti që e cilësoi atë që ka ndodhur nga djegia e mandateve të deputetëve të opozitës në shkurt dhe deri më 30 Qershor, si një situatë artificiale.

“Kjo ka qenë një situatë artificiale, ky polarizim nuk ekziston poshtë në shoqëri, një antagonizëm i orkestruar nga lart, për të mbajtur në ngërç Shqipërinë…”,- tha Ilir Meta. Ishte pikërisht ky moment, që na zbuloi për herë të parë me zë dhe me figurë, atë që mazhoranca dhe ndërkombëtarët e kanë thënë përgjatë gjithë 2019:

Se në Shqipëri, nuk ka patur kurrfarë premise për ndonjë “revolucion popullor” siç predikonte Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta vetë dhe Monika Kryemadhi. Sepse e gjitha çfarë u tentua që të realizohej, ishte thjeshtë një përpjekje e dëshpëruar për ta injektuar krizën e katërshes së lidershipit të opozitës së rrugës në sistemin politik e demokratik të vendit, nëpërmjet bllokimit të zgjedhjeve të 30 Qershorit. Me synimin final, rrëzimin e qeverisë së Kryeministrit Edi Rama dhe më pas bllokimin dhe zhbërjen e reformës në drejtësi, nga frika e ndëshkimit për krimet dhe korrupsionin e tyre përgjatë 30 viteve.

E përderisa vetë Presidenti në detyrë, sot pranon me zë të plotë se “kjo ka qenë një situatë artificiale”, atëherë kuptohet që nëpërmjet anulimit të datës së zgjedhjeve dhe dekretimit të tyre për më 13 tetor, Ilir Meta nuk kishte hallin se “do të digjej Parlamenti”,- siç tha para Komisionit Hetimor Parlamentar. Por del se ai paska patur synimin, që ti hidhte benzinën zjarrit, me anë të firmës së tij.

Ilir Meta si një tjetër sebep për anulimin e 30 Qershorit, nxori faktin se nuk mund të zhvilloheshin zgjedhje normale, përderisa PD dhe LSI nuk do futeshin në to. Për reciprocitet, në ato që ai i quan zgjedhje të 13 tetorit, edhe PS edhe PD kanë deklaruar se nuk do të futen. Atëherë pyetja që shtrohet tani është se përse me të njëjtën logjikë, Presidenti nuk i anulon edhe këto?!

Me sa duket, i gjendur përballë kësaj situate absurde ku në “zgjedhjet e reja” pranon të futet vetëm (ish) partia e tij LSI, Kreu i Shtetit ka nisur që ta kuptojë se dekreti i tij është zhvlerësuar dhe nuk ka më asnjë kuptim, që ai të vazhdojë ti bjeri i vetëm “gozhdës” së saj.

Megjithatë, nuk është vetëm ky shkaku i heshtjes së Presidentit në konferencën e fundit për shtyp, për 13 tetorin. Thomas Markert, Sekretari i Komisionit të Venecias për çështjet e Demokracisë Përmes Ligjit, po më 11 shtator deklaroi në Tiranë se “nuk do të ketë zgjedhje më 13 tetor. “De facto”, nuk mendoj se janë duke u bërë përgatitje për mbajtjen e zgjedhjeve”.

Edhe përpara kësaj, publikimi i Raportit Final të OSBE/ODIHR për 30 Qershorin, tregoi se zgjedhjet lokale u zhvilluan, u njohë e certifikuan ndërkombëtarisht, e për rrjedhojë zgjedhje të tjera nuk ka.

I gjendur përpara këtij realiteti, Presidenti në detyrë e ka parë të udhës që më në fund, të nisë e të reflektojë.  Fillimisht, duke heshtur për të mos folur më për një dekret të cilin ai deri dje, e quajti të rregullt. E më pas, pak rëndësi ka në Ilir Meta do ta anullojë apo jo, edhe dekretin.

Kryesorja tani për tani është, se ai nisi që ta pranojë dështimin e tij, me 13 tetorin. Duke pranuar në heshtje, edhe fajësinë e tij, për anulimin e 30 Qershorit. Sepse ajo situatë që ai tentoi të krijonte nëpërmjet atij akti, “ishte artificiale” dhe kishte qëllimin “për ta mbajtur në ngërç Shqipërinë”.

 

Tags: Alfred PezaMetaZgjedhjet

TË LIDHURA

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje
Editorial - Opinione

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje

13:00 | 16/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
Next Post
“Basha s’ka asnjë shpresë ekzistence si lidership”

Ngjela: Rama dhe Basha kanë interes mos ndryshimin e sistemit

“S’ka shanse të takohet Rama me Bashën”, Duka vë bast me Eni Vasilin

Pakti Rama-Basha/ Agron Duka: Shqiptarët nuk e mbështesin

Basha bën paralajmërimin: Aksioni opozitar do të vijojë, protesta edhe më të fuqishme

Presion i pandershëm mbi Lulzim Bashën për një marrëveshje të re!







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën
Bota

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën

by mirseda
08:26 | 20/12/2025
0

Negociatorët amerikanë do të takohen sot me zyrtarë rusë në Florida për bisedimet e fundit që synojnë...

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

22:46 | 19/12/2025
Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

22:23 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

21:11 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com