Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Pse flemë? Shkencëtarët nuk e dinë ende, por e kanë një hipotezë

4 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, W-Instant
Pse flemë? Shkencëtarët nuk e dinë ende, por e kanë një hipotezë

Nga: Ross Pomeroy

Të gjitha kafshët flenë, madje edhe krimbi i rrumbullakët dhe i vogël Caenorhabditis elegans. Shkencëtarët janë përpjekur prej kohësh që ta kuptojnë pse ndodh gjumi. Ata kanë bërë shumë prova me minjtë në laborator, por të gjitha përpjekjet kanë dështuar.

Edhe ndërprerja e qarqeve që nxisin gjumin në trurin e tyre, nuk e largon plotësisht gjumin. Pra duket se ai është thelbësor, dhe mbetet ende pa përgjigje pse ndodh. Përpjekja për të gjetur një përgjigje ka tërhequr vëmendjen e profesorëve të Kolegjit Mbretëror të Londrës, Nikolas Franks dhe Uilliam Uisden.

Ata drejtojnë laboratorin Franks–Uisden, kur përdorin gjenetikën molekulare dhe analizën e sjelljes te minjtë, për të eksploruar faktorët nxitës dhe funksionet që fshihen pas gjumit. Ata shpresojnë që ky studim të çojë në përmirësimin e anestetikëve dhe trajtimeve për sëmundjen e demencës.

Në një artikull të fundit të botuar në revistën “Science”, Franks dhe Uisden ndanë disa nga gjërat që kanë mësuar gjatë thuajse një dekade kërkimesh. Që në fillim, ata thonë se janë të sigurt mbi qëllimin e vërtetë të gjumit: të kryejnë procese strukturore ose metabolike bazë, të cilat e lejojnë trurin të funksionojë normalisht kur jemi zgjuar.

“Ashtu si ekipet e pastrimit, që punojnë në zyrat e zbrazëta gjatë natës, dhe puna e të cilëve do të ishte pothuajse e pamundur gjatë zhurmës së ditës, disa procese thelbësore dhe restauruese janë duke u zhvilluar kur ne biem në gjumë, dhe kur funksioni normal i trurit është të paktën pjesërisht i pezulluar”, shkruanin ata.

Studimet e mëparshme, sugjeronin se një nga këto role mbrojtëse është pastrimi i molekulave të dëmtuara dhe proteinave toksike, të cilat krijohen gjatë zgjimit, një efekt anësor i aktivitetit metabolik intensiv të trurit. Në vitin 2013, shkencëtarët vëzhguan trurin e minjve në gjumë, dhe panë se hapësira midis qelizave të trurit të tyre zgjerohej, duke rritur ndjeshëm fluksin e lëngjeve.

Gjashtë vjet më vonë, studiuesit vunë re se i njëjti proces ndodhte edhe tek njerëzit, dhe në detaje edhe më të mëdha. Shkencëtarët e Universitetit të Bostonit, panë rrjedhjen e gjakut nga truri i njeriut në gjumë, dhe ku brenda depërtonte lëngu cerebrospinal. Ai vazhdoi ta bënte këtë tek valët “pulsuese”.

Temperatura e trurit të një njeriu në gjumë bie ndjeshëm, me rreth 2 gradë Celsius. Por kjo nuk duket se ka shumë të bëjë me “larjen” e trurit, dhe mund të lejojë ndodhjen e një lloj rimodelimi sinaptik, hipotezojnë Franks dhe Uisden.

Ne njerëzit flemë në faza, dhe një nga fazat më të përfolura quhet gjumi i lëvizjes së shpejtë të syve (REM). Ai është edhe faza kur shohim ëndrrat më të qarta. Franks dhe Uisden thonë se ky lloj gjumi – ndryshe nga jo-REM, nuk duket të jetë thelbësor.

“Tek minjtë në laborator, u vu re se është e mundur që të zhduket gjenetikisht i gjithë gjumi REM, pa efekte të dëmshme të dukshme”-shkruan ata. Në këto kushte, Franks dhe Uisdenhipotetizojnë se gjumi REM mund të jetë një mekanizëm testues për trurin, për të parë nëse ishte apo jo i suksesshëm funksioni restaurues i kryer gjatë gjumit jo-REM.

“Nëse po, ne zgjohemi”– thonë ata. Ky është një shpjegim i mrekullueshëm i arsyes se psezgjohemi me qetësi, por çfarë shpjegon se pse flemë gjumë?. “Kur jemi shumë të privuar nga gjumi, ne bëhemi shumë të motivuar për të gjetur një mënyrë për të fjetur, ashtu si etja dhe uria e fortë na motivojnë të pimë dhe të hamë. Nëse na mungon gjumi i mjaftueshëm, do të bëjmë pothuajse gjithçka për të fjetur”– shkruajnë Franks dhe Uisden.

Ashtu si pesha trupore dhe hidratimi, edhe gjumi duket se është “homeostatik”. Pra ka një nivel, të cilin trupi ynë preferon që ta ruajë: jo shumë, jo shumë pak. Ndërsa qarqet e ndryshme neuronale në tru janë të përfshira në ruajtjen e këtij ekuilibri, është ende e paqartë se si e përcaktojnë saktësisht atë, dhe si e shkaktojnë vetë gjumin.

Ajo që dimë, është se pavarësisht se sa shumë përpiqemi të qëndrojmë zgjuar, gjumi përfundimisht do të na zërë. Ndërsa qëllimet e sakta të gjumit nuk dihen ende, ne e dimë se cilatdo qofshin ato, e përmirësojnë shumë funksionin njohës, humorin dhe performancën fizike. / “Big Think” – Bota.al

Tags: GjumikerkuesitStudimi

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Aeroporti i Edinburgut në Skoci pezullon fluturimet, shkak defektet në teknologjinë e informacionit
Bota

Aeroporti i Edinburgut në Skoci pezullon fluturimet, shkak defektet në teknologjinë e informacionit

11:36 | 05/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Next Post
Letër Ditmirit nga Parlamenti

Ta gëzoni Akademinë e re për barinjtë!

Ju kanë bllokuar makinën gjatë pandemisë? Ja si ta rimerrni

Rriten blerjet/Për 9 muaj regjistrohen më shumë autovetura se gjithë viti 2020

Nusja bën për spital ish-vjehrrën, shpallet në kërkim nga policia

U qëllua me dy plumba, zbardhen detajet e vrasjes së biznesmenit në Tiranë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Joz Marku ngre pikëpyetje me reagimin e tij për rolin si opinionist në BBVA Fan Club
Showbizz

Joz Marku ngre pikëpyetje me reagimin e tij për rolin si opinionist në BBVA Fan Club

by mirseda
22:45 | 09/12/2025
0

Emri i Joz Markut është përfolur së fundmi si një nga opinionistët e mundshëm të Big Brother...

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para

22:41 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën

Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën

22:10 | 09/12/2025
Publikohen emrat e zyrtarëve nën masa pas prishjes së pallatit

Publikohen emrat e zyrtarëve nën masa pas prishjes së pallatit

21:40 | 09/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com