E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

U qëllua me dy plumba, zbardhen detajet e vrasjes së biznesmenit në Tiranë

Dy plumba i kanë marrë jetën biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i cili u denoncua i zhdukur nga djali i tij mbrëmjen e 24 tetorit, dhe rezulton të jetë vrarë po atë ditë, pasi trupi i tij u gjet në gjendje të dekompozuar.

Policia gjeti trupin e pajetë të biznesmenit Ruzhdi Hoxha ditën e shtunë. 43-vjeçari, pronar i një biznesi inertesh në dalje të Kamzës, babai dy fëmijëve, u gjet i hedhur në një humnerë i mbuluar me gurë dhe zhavorr në Qafë-Mollë. Për shkak të terrenit të vështirë, u desh dhe ndërhyrja e FNSH-së, për nxjerrjen e trupit disa orë pasi u gjet.

Burime zyrtare nga grupi hetimor konfirmojnë se nga kqyrja e trupit në morg, ka rezultuar se biznesmeni është qëlluar me dy plumba, një në qafë e një në gjoks. Rrethanat e vrasjes se tij janë ende te paqarta, për shkak se nuk është siguruar ende dëshmia e të dyshuarit kryesor, Ferdinand Rrushi.

Sot atij do ti komunikohet akuza e “vrasjes me paramendim”, ndërsa të hënën 43 vjeçari Rrushi do merret ne pyetje nga oficerët e Krimeve te Renda. Policia zbuloi ne Malin me Gropa, trupin e pajetë te tij. Ruzhdi Hoxha u zbulua nga qentë gjurmues në një gremine te Qafë Mollës, pas malit e Dajtit, i mbuluar me zhavorr e gurë.

Pas hetimeve të policisë, Fredi Rrushi rezultoi të ishte një personat e fundit që kishte takuar Ruzhdi Hoxhën. Rrushi tha se e kishte lënë shokun e tij me makinë në Fushë-Mëzes, por kamerat e sigurisë zbuluan se ai kishte ikur në drejtim të Dajtit. Pak ditë më parë, një person denoncoi gjetjen e një celulari në afërsi të Shkollës së Bashkuar në Tiranë, i cili rezultoi të ishte i biznesmenit Hoxha.

Lexo edhe :   S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...

Jean Todt mbështet ndërtimin e automotoparkut në Elbasan

Më herët, kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe njoftoi se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin...