E enjte, 19 Maj, 2022
24.5 C
Tirana

Pse flasin njerëzit në gjumë?

Nga: Allison Whitten “Discover Magazine”

Nëse keni folur ndonjëherë në gjumë, ju e dini këtë me siguri pasi dikush tjetër që ishte zgjuar ju ka dëgjuar. Dhe kur ai person ju tregoi për këtë gjë, një ndjesi e habisë por edhe e panikut të madh mund t’ju ketë shtyrë të pyesni veten:A i kam zbuluar sekretet e mia më të thella, ashtu si në këngën “Talking in Your Sleep” të vitit 1983 nga grupi “The Romantics”? Me siguri që jo.

Deirdre Barret, psikologe dhe studiuese e ëndrrave në Shkollën Mjekësore të Harvardit, thotë se folësit në gjumë mund të përshkruajnë një gjë të rëndësishme, të rëndësishme për jetën e tyre një herë në një kohë, por shpesh ajo është e përzier me elementë të tjerë të shtuar që e bëjnë të vështirë të ndash fantazinë nga realiteti.

Barret thekson se të folurit në gjumë, nuk është një dukuri shqetësues. Studimet tregojnë se deri në 20 për qind e fëmijëve dhe 6 për qind e të rriturve flasin shpesh në gjumë. Për momentin ka ende shumë mistere se pse ndodh e folura në gjumë, dhe lidhja e saj me ëndrrat e atij që flet.

Biseda e gjumit mund të ndodhë gjatë çdo faze të gjumit, pavarësisht nëse është gjumi i lëvizjes së shpejtë të syve (REM) apo gjumi i lëvizjes jo të shpejtë të syve (jo-REM). Por kjo ndodh shumë më shpesh gjatë gjumit jo REM. Edhe pse të gjitha lëvizjet e trupit, përveç lëvizjeve të syve, janë përkohësisht të paralizuara në fazën REM, Barret thotë se çdo e folur në gjumë ka lidhje me një dështim të sinjaleve nervore që frenojnë lëvizjen.

Nga ana tjetër, meqë gjumi jo-REM nuk çon në paralizën e lëvizjeve, Barret thotë se e folura gjatë gjumit në këtë fazë mendohet se shkaktohet nga “zgjime të pjesshme” të rajoneve të trurit të përfshira në prodhimin e gjuhës, që mund të maten me elektroda përmes Elktroencefalogramës (EEG).

Kjo teori lidhet me studime të tjera, të cilat zbulojnë se çrregullimet e gjumit në përgjithësi mund të shkaktohen nga aktivitete anormale, si “zgjimi” në zona të caktuara të trurit, i cili çon në sjellje sikur personi të jetë zgjuar gjatë gjumit. Megjithatë, dihet pak për atë që e nxit në këtë formë aktivitetin e trurit dhe çfarë pragu duhet të kalohet që dikush të flasë në gjumë.

Por çfarë thonë ata që flasin në gjumë? Gjërat që thonë ata, varen shumë nga faza e gjumit në të cilën ndodhen. Barret përshkruan një përparim gradual gjatë katër fazave të gjumit jo-REM, që varion nga tingujt kryesisht të murmuritjeve dhe fjalët e thjeshta në gjumin më të thellë të fazës së katërt, tek frazat e thjeshta në fazën e tretë, dhe në fund tek fjalitë e plota që fillojnë në fazën e dytë.

Por magjia ndodh gjatë gjumit REM. “Gjatë gjumit REM, dëgjon gjithçka që mund të imagjinosh”- thotë Barret. Ajo ka dëgjuar shpesh shpesh regjistrime të personave që flasin në gjumë monologje të ndryshme, apo dukej sikur po zhvillonin një bisedë me dikë (dhe duke pritur kohën e duhur që personi tjetër të kthejë përgjigje).

Më rrallë, njerëzit do të flasin në rolin e 2 bashkëbiseduesve. “Ata bëjnë shaka, qeshin, qajnë, këndojnë këngë, pra çdo lloj gjëje që mund të bëjnë kur janë zgjuar”- thotë Barret, por shton se në përgjithësi e folura nuk është aq logjike sa ajo që thotë dikush kur është zgjuar.

Megjithatë, edhe pse në përgjithësi përmbajtja e të folurit në gjumit duket e vështirë të deshifrohet, ajo është ende gramatikisht e saktë. Në një nga studimet e vetme të kohëve të fundit mbi veçoritë gjuhësore të të folurit në gjumë, studiuesit analizuan gjuhën e 232 folësve në gjumë në Francë, dhe zbuluan se fjalitë paralelisht me kompleksitetin e fazës zë zgjimit ndiqnin rregullat gramatikore.

Në lidhje me atë që thanë më së shumti njerëzit, studimi tregoi se fjala më e popullarizuar gjatë gjumit ishte “jo” ose variantet e saj. Po ashtu të shpeshta ishin fjalët që shprehnin betim, dhe që shfaqeshin shumë më shpesh në të folurën gjatë natës sesa gjatë ditës.

I zakonshëm ishte çuditërisht abuzimi verbal në përgjithësi, si fyerjet dhe denoncimet, dhe shumë më i shpeshtë se gjuha e sjellshme. Autorët sugjeruan se sasia e lartë e përmbajtjes negative në bisedat e gjumit, mund të pasqyrojë përmbajtjen negative mendore të ëndrrave në trurin që po fle.

Por në tërësi, marrëdhënia midis të folurit në gjumë dhe ëndrrave nuk është ende e qartë. Në vitin 1970, studimet zbuluan një marrëdhënie midis asaj që njerëzit thoshin me zë të lartë, dhe asaj që kujtonin në ëndrrën e tyre shumicën e kohës, por kjo jo gjithmonë në mënyra të dukshme.

Burimi i lajmit: https://www.discovermagazine.com/mind/why-do-people-talk-in-their-sleep

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Presidenti/Alibeaj: Do konsultohemi me aleatët, një tjetër mbledhje nesër

Pak çaste më parë ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD, thirrur nga Enkelejd Alibeaj. Në një prononcim për mediat, Alibeaj tha se...

SPAK i jep goditjen e fortë krimit/Rama: Mbështetje deri në fund

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sa i takon operacionit të SPAK. Me anë të një postimi në Twitter, kreu i qeverisë thekson se ky...

Erdogan i prerë: S’do pranojmë hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha të enjten se vendi i tij "do t'i thotë jo hyrjes së Suedisë dhe Finlandës në NATO", duke përsëritur...

Si po ndikon l*fta në furnizimet globale të ushqimit

OKB-ja tani po e quan atë një luftë tjetër brenda luftës së Rusisë në Ukrainë. Në vendin e përshkruar dikur si shporta ushqimore e...

Shkollat e universitetet pushim në 25 Maj, Tirana në “shtetrrethim”

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar se 25 Maji do të jetë pushim për të gjitha institucionet arsimore në vend. “Referuar vendimit të qeverisë...