Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Pse është trimëruar Ilir Meta!

3 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Pse është trimëruar Ilir Meta!

Në rubrikën “Komenti i Ditës” nga Dritan Hila në Dritare TV u diskutua lidhur me euforinë dhe ndryshimin në sjellje që ka pësuar ish-presidenti Ilir Meta. Nëpërmjet analizës, Hila renditi arsyet që kishin çuar në këtë ndryshim kaq të dukshëm dhe si lidheshin ato me lobimin e Metës në SHBA.

“Kemi atë, ç’ka është evidente, një rritje të agresivitetit të Ilir Metës. Kjo në fakt ka krijuar një lloj dileme në mes të opinionistëve dhe elektoratit se pse ka ardhur pikërisht tani. Ndoshta Meta ka pasur një shpresë se nuk do procedohej me ligjin e dosjeve të Sigurimit të Shtetit dhe pastaj kur ky ligj u miratua ndeku frikën se mund të miratohej edhe ai ligj që përjashton politikanët nga jeta politike. Kjo në një farë mënyre e nxjerr jashtë loje Metën duke i hapur rrugë një ndjekjeje ligjore.

Ne kemi parë që Meta ka pasur një lloj periudhe qetësie. Por kemi parë një fakt që la shumë njerëz të habitur. Takimin e ambasadores amerikane me Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij. Gjithashtu më përpara ishte dhënë një sinjal, marrja pjesë e Metës në takimin e organizuar nga Ambasada Amerikane në Shqipëri me ministrat e Jashtëm historikë të Shqipërisë në periudhën e demokracisë. Që atëherë unë hodha dyshimin që kjo ishte një lëvizje për të afruar Ilir Metën. Në fakt amerikanët kur duan të të përjashtojnë, e bëjnë dhe nuk duan t’ia dinë fare. Por në rastin e Metës ishte një lloj shkrirjeje akujsh.

Sot, jetojmë në një moment kur Meta ka bërë dhe takimin e dytë. Ç’ka tregon që lobimi i Metës në SHBA ka funksionuar. Na mbetet të besojmë që udhëzimi për të takuar Ilir Metën ka ardhur nga Uashingtoni. Në momentin që Meta ka qenë shumë i ashpër me amerikanët, sa ka arritur të publikojë biseda konfidenciale të tij me Yuri Kim, na mbetet të besojmë që lobimi i Metës në Uashington ka funksionuar. Se cila ka qenë firma lobuese, se si kanë shkuar paratë, se deri në ç’pikë shkon lobimi, kjo ngelet për t’u parë.

Dikush mund të mendojë se e gjitha kjo bëhet për shkak se amerikanët duan të krijojnë një balancë duke qenë se Berishën e kanë shpaallur non-grata dhe fraksioni Alibeaj-Berisha nuk po arrin të forcohet, të marrë frymë, amerikanët mendojnë të krijojnë një kundrapeshë duke forcuar partinë e Metës.

Mirëpo, sido që të jetë, historia ka treguar që politka nuk është diçka që mund të stimulohet nga një qendër e huaj, nëse brumi brenda nuk është e hajrit. Edhe në rastin e Metës, fakti është që kjo ëshë një parti e vogël dhe në Shqipëri nuk ka shembuj që një parti të rrisë menjëherë forcën e saj elektorale ne arenën politike.

E tillë është edhe partia e Metës, një parti e vogël që kulmin e suksesit të saj e ka arritur në 17 deputetë, por sot që flasim ka vetëm 4 deputetë. Gjithsesi, nga një tulatje e Ilir Metës, ne sot po shohim rizgjim të tij. Sa do funksionojë, kjo mbetet për t’u parë.

Gjuha e përdorur prej tij në daljet e ndryshme ka qenë vulgare dhe mund të ketë trimëruar ndjekësit e tij, por nuk të bie vota nga elektorati gri dhe thjesht e bën Edi Ramën të duket burrë shteti në krahasim me gjuhën ordinere të përdorur nga Meta, siç ishte dhe në daljen e fundit për shtyp”, u shpreh Hila.

Tags: BerishaDritan HilaMeta

TË LIDHURA

I dehur dhe me armë zjarri në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat
Aktualitet

I dehur dhe me armë zjarri në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

10:14 | 14/02/2026
“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…
Aktualitet

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

09:31 | 14/02/2026
Vetëplagoset me armë zjarri 18-vjeçarja në Tiranë, 2 në pranga, 3 në kërkim
Aktualitet

Vetëplagoset me armë zjarri 18-vjeçarja në Tiranë, 2 në pranga, 3 në kërkim

08:54 | 14/02/2026
Next Post
Zgjedhjet/Topalli: S’jam e sigurtë a do të dalë produkti më i mirë nga primaret

Zgjedhjet/Topalli: S’jam e sigurtë a do të dalë produkti më i mirë nga primaret

Gazment Bardhi shkon në SPAK

Gazment Bardhi shkon në SPAK

Afera e inceneratorëve, Bardhi: Personat e kallëzuar fillojnë nga kryeministri e deri tek nënpunësit

Afera e inceneratorëve, Bardhi: Personat e kallëzuar fillojnë nga kryeministri e deri tek nënpunësit







JU REKOMANDOJMË

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

16:47 | 07/02/2026




TË FUNDIT

I dehur dhe me armë zjarri në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat
Aktualitet

I dehur dhe me armë zjarri në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

by mirseda
10:14 | 14/02/2026
0

Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Matit, pasi qarkullonte me automjet në gjendje të dehur dhe...

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

09:31 | 14/02/2026
Vetëplagoset me armë zjarri 18-vjeçarja në Tiranë, 2 në pranga, 3 në kërkim

Vetëplagoset me armë zjarri 18-vjeçarja në Tiranë, 2 në pranga, 3 në kërkim

08:54 | 14/02/2026
Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?

Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?

08:51 | 14/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com