Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pse është nervoz kryeministri?

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pse është nervoz kryeministri?

Nga Artur Zheji

Doli përsëri në Tv, kryeministri. Nuk dihet përse duhet të dilte përsëri, sepse me datë 3 Tetor 2019, ai kishte dalë disa herë, duke përsëritur të njëjtën salcë, të njëjtën majonezë dhe po aq spec djegës, gjatë gjithë asaj dite. Tepër nervoz dhe me shtjella pasioni dhe me mendime vrapuese e të rrjedhshme si një aktor improvizues, që edhe e shkruan vetë tekstin dhe e reciton, duke dhënë shfaqje pas shfaqjes.

Duke vënë pasionin përpara logjikës, atij i duket se ja mbërrin qëllimit, që të mund të flasë edhe pa logjikë, boll që të tërheqë audiencën në shtigjet e pyllit dhe në shtigjet e qafëmaleve, gjithmonë për të shmangur marramendjen dhe pamjet e greminës ku jemi sot. I vetëviktimizuar, gjithmonë në mbrojtje nga sulme të vërteta, por më së shumti nga sulme imagjinare, që duan të krijojnë bindjen, se e keqja buron nga opozitarizmi, nga ‘sharësit” që nxijnë realitetin.

Me siguri, shumica e audiencës, ka mbetur pa fjalë dhe pa gjykim, sepse kryeministri-viktimë, në rastin më të mirë: “Nuk di!”, dhe në rastin më të keq: “Nuk kam asnjë përgjegjësi!”, i bie që Rama, vetëparaqitet si ata larësit e xhamave të makinave të të tjerëve. Duke dashur të na bëjë të mendojmë, se kjo makina, që është edhe qeveria e tij, baltoset nga të tjerët dhe vetëm nga të tjerët.

“Korrupsion ka!”, por ja aq sa thuhet, e pra nuk është korrupsioni e keqja, por keqdashja që zmadhon përmasat e korrupsionit, ajo po, është e keqja jonë më e madhe, që na nxin e na baltos, sipas të thënave të kryeministrit.

“Trafiku i drogës? Tonelatat e kapura në Athinë me destinacion Shqipërinë? Apo gjurmë të tjera që kapen gjithkund tjetër?”
Dukshëm, duket se edhe kryeministri i merr vesh këto lajme nga mediat edhe ay, dhe pret vendimet e drejtësisë shqiptare… e kështu futja t’ia fusim! Le të ecë përpara qeveria, të mbyllim gojën të gjithë dhe të bëjmë spektatorin e spektaklit të ish piktorit, zbuluar befas aktor dhe regjizor njëherësh, që reciton monologun e viktimës, që vanë dhe e vunë me zor kryeministër.

Po përse është kaq nervoz kryeministri pasionant? Përgjigja duket e thjeshtë dhe është para syve të të gjithëve: Nuk ka kontroll në asgjë e për asgjë! Nuk qeveris e vetëm përrallis, ankesa të pafundme, që për hir të së vërtetës, i ujdis bukur mirë në të folme! Sepse largimi masiv i shqiptarëve, është prej kohësh një braktisje reale e teatrit, ku ish piktori-aktor, shumë shpejt do të përrallisë në një sallë të zbrazur.

Porse kjo është një humbje për të gjithë, pozitë dhe opozitë, popull apo elitë. Dhe pyetja që bëhet rëndom është, jemi vonë apo mirëfilli e meritojmë këtë kryeministër mendjemadh, të cilit pa kuptuar po i boshatiset kafka, nga neuronet e pakta racionale, shpesh aspak interesante, por po kaq shpesh të domosdoshme, që duhet të ketë një shtetar? Pse është nervoz kryeministri? Ka lepur pas ferrës?

Çfarë “Fati”! kemi një interpretues të mirë, gënjeshtrathënës të dorës së parë dhe presim që arka e shtetit dhe punët e qeverisjes të bëjnë përpara.
Mjerisht dhe fatmirësisht shqiptarët e kanë kuptuar këtë, bëjnë gati valixhet e tyre apo të fëmijëve të tyre dhe ikin e largohen. Shpesh pa kthim. Ndërkohë që kryeministri flet e flet. E përsëri, flet e flet. /360gradë

Tags: artur zhejiështëkryeministrinervoz

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
rest in peace

E mbajti të fshehtë sëmundjen e rëndë, ndërron jetë aktorja e famshme

Pëllëmbë apo shok? Përgjigjet epike, ja si sillen prindërit shqiptarë me fëmijët!

Pëllëmbë apo shok? Përgjigjet epike, ja si sillen prindërit shqiptarë me fëmijët!

Eksperti gjerman flet për zgjedhjet në Kosovë: Do të kemi dy sfida

Eksperti gjerman flet për zgjedhjet në Kosovë: Do të kemi dy sfida







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi
Bota

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi

by mirseda
11:32 | 10/03/2026
0

Pesë lojtare të ekipit kombëtar iranian të futbollit për femra kanë marrë viza humanitare nga qeveria australiane...

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

11:20 | 10/03/2026
Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

10:57 | 10/03/2026
Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

10:56 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com