Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Pse është e vështirë të dënohet Donald Trump?

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Nga: Anthony Zurcher “BBC”

Donald Trump u largua nga Uashington një javë më parë, por ai vazhdon që të ketë një hije të gjatë mbi Partinë Republikane në Kongresin Amerikan. Në provën e parë të testimit të mbështetjes për dënimin pas akuzave të fajësimit të Trump (impeachment), për nxitjen e mbështetësit e tij për të kryer një kryengritje në Kapitolin, 45 nga 50 republikanët e Senatit votuan për të marrë në konsideratë ndalimin e gjyqit para se ai të fillojë.

Pas votimit, Rand Pol, që kërkoi ndalimin e këtij procesi, tha se neni i fajësimit i dorëzuar nga Kongresi në Senat të hënën ishte “i vdekur që sapo mbërriti”.Ndoshta ai ka të drejtë. Që të dënohet Trump, do të duhen 17 senatorë republikanë që të prishnin radhët dhe të bashkojnë votat me 50 demokratët, dhe do të duhej një votim pasues i hapur me ulje dhe ngritje duarsh, për t`a penguar atë të garojë sërish për president në të ardhmen.

Votimi i së martës tregoi se janë vetëm 5 senatorë republikanëqë dëshirojnë të marrin në konsideratë provat – Mit Romni, Liza Murkovski, Suzan Kollins, Ben Sase dhe Pat Tumej.

Të tjerët pretendojnë se presidentët nuk mund të përballen me fajësimin, pasi ata e lënë detyrën e tyre.

“Vota ime e sotme kundër nenit të fajësimit, bazohet në faktin se ky proces ishte krijuar për të hequr një zyrtar nga posti që mban”- tha senatorja Sheli Kapito nga Virxhinia Perëndimore në një deklaratë të lëshuar pas votimit. “Kushtetuta nuk i jep Kongresit fuqinë për të gjykuar një qytetar privat”- theksoi ajo.

Demokratët me siguri që do t`a kishin një mënyrë shumë më të përshtatshme të mos pasurit nevojë për të gjykuar sjelljen e presidentit. Gjithashtu ata do të theksojnë se ndërsa nuk ka asnjë precedent historik për procedura të tilla në nivelin presidencial, një sekretar i kabinetit qeveritar në shekullin XIX u përball me një gjyq për fajësim në Senat për akuzat e korrupsionit, edhe pasi dha dorëheqjen nga posti i ministrit.

Pavarësisht nga shpjegimet dhe arsyetimet, votimi procedural është vetëm shenja më e fundit e qartë e zbehjes së mbështetjes së republikanëve për shpalljen e Donald Trump përgjegjës për trazirat në Kapitol Hill 3 javë më parë. Menjëherë pas incidentit, Lindsej Graham – një nga aleatët më të afërta të ish-presidentit në Senat – tha se veprimet e Trump “ishin problem” dhe se trashëgimia e tij ishte “njollosur” pas ngjarjeve të 6 janarit.

Udhëheqësi i atëhershëm i shumicës së Senatit, Miç Mekonell,thuhet se ishte “i kënaqur” me përpjekjet e Kongresit për fajësimin e Trump, dhe deklaroi javën e kaluar se turma që sulmoi kryeqytetin ishte e “ushqyer me gënjeshtra” dhe “provokuar” nga ish-presidenti.

Si Graham ashtu edhe Mekonell votuan të martën për t’i dhënë fund gjyqit të fajësimit të ish-presidentit. Pikëpamjet evolucionare të Partisë Republikane mbi fajësinë e Donald Trump, përmblidhen më së miri në komentet e ndryshuara të udhëheqësit të pakicës republikane në Kongres Kevin Mekarthi.

Gjatë debatit mbi fajësimin në Dhomën e Përfaqësuesve 2 javë më parë, Mekarthi tha se Trump “mban përgjegjësi për sulmin e së mërkurës nga turma e protestuesve”,dhe rekomandoi që ai të censurohej zyrtarisht nga Kongresi.

Por javën e kaluar, ai tha se nuk besonte që Trump “provokoi” protestuesit. Dhe disa ditë më vonë, deklaroi se “të gjithë në këtë vend, kanë disa përgjegjësi” për krijimin e mjedisit politik që çoi në kryengritjen e 6 janarit.

Ndërkohë, ata që folën kundër ish-presidentit, dhe që nuk janë tërhequr nga komentet e tyre, po përballen me thirrje në rritje për ndëshkimin politik nga partia e tyre.Liz Çenej, që e kritikoi ashpër Donald Trump dhe ishte një nga 10 republikanët që votuan pro fajësimit të tij në Kongres, po përballet me një përpjekje për t`a shkarkuar atë nga posti drejtues në Partinë Republikane.

Të tjerët po kërcënohen me sfida të forta brenda partiake nëse kandidojnë për t’u rizgjedhur vitin e ardhshëm. Pas votimit të së martës, Senati do të nisë shqyrtimin e çështjes brenda 2 javësh, ndërsa menaxherët e procesit në Kongres dhe ekipi i avokatëve të Trump po përgatisin të mbrojnë qëndrimin e tyre.

Duke pasur parasysh gatishmërinë e dukshme të senatorëve republikanë, strategjia e vetme e demokratëve mund të jetë ajo e një votimi për pa fajësimin, edhe nëse është një veprim i kryer. Ata do të bëjnë çmos t’u kujtojnë 100 senatorëve frikën, konfuzionit dhe zemërimit që ndjenë më6 janar, kur u larguan nga salla për t`i shpëtuar një turme të zemëruar protestuesish.

Ata do të përpiqen të bëjnë përgjegjës për trazirat një ish-president, që i kaloi 2 muaj e fundit në detyrë duke vënë në pikëpyetje rezultatin e zgjedhjeve, duke zgjedhur të mbante një tubim proteste shumë pranë Kapitolit, pikërisht në ditën që Kongresi u mblodh për të certifikuar ato zgjedhje. Dhe ata do të duhet të shpresojnë se historia – dhe votuesit amerikanë – janë të gatshëm t`a bëjnë Trumpin fajtor, edhe nëse Senati do të refuzojë t`a bëjë këtë.

Burimi i lajmit: https://www.bbc.com/news/world-us-canada-55820610

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: denimDonald TrumpSHBA

TË LIDHURA

Aktualitet

Peleg: Shqiptarët do të respektojnë flamurin izraelit në bulevard

18:54 | 08/06/2026
Bota

Sulmet izraelite në Iran / 15 të plagosur në Teheran e Khuzestan, shkelet armëpushimi i prillit

17:30 | 08/06/2026
Bota

Të shtëna pranë bazës së Anglisë në SHBA, 9 të plagosur para Botërorit 2026

16:28 | 08/06/2026
Next Post

Rritet numri i viktimave, rekord rastesh me koronavirus në vend

Shkencëtari britanik: Pas Covid-19, na pret një pandemi tjetër më e rrezikshme

Vazhdojnë tensionet mes Serbisë dhe Malit të Zi







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com