Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse Edi Rama nxitoi drejt Rai-t (Një reagim ndaj Europës së dy shpejtësive)

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pse Edi Rama nxitoi drejt Rai-t (Një reagim ndaj Europës së dy shpejtësive)

Nga Andi Bushati

Edi Rama e braktisi me shpejtësi parlamentin të martën paradite duke njoftuar se do të udhëtonte drejt Italisë për të përmirësuar, tek fqinjët, imazhin që vendit po ia prishin protestat e opozitës. Ai u shfaq pak pas mesnatës në pjesën e tretë të “Porta a Porta”, te Bruno Vespa, me një format që do ta kishin zili edhe emisionet më servile të Tiranës. Përballë pati një gazetar, Pietro Senaldi, që merakosej për prishjen e stabilitetit shqiptar, si pasojë e ndërhyrjes së fuqive antiperëndimore, mikun e tij Igli Tare, që i sjell falas çarterin për të parë në stadium Kristiano Ronaldon dhe një investitor që merret me biznesin spitalor në Shqipëri, Mimmo Petrosillo.

Sikur për pak çaste aty të mos ishte shfaqur një intervistë me tone tejet kritike e Lulzim Bashës, e gjitha do të kishte lënë shijen e një propagande bajate, nga ato që qeveritë e vendeve të botës së tretë, i kontraktojnë me sektorët e marketingut të mediave të mëdha.

E gjitha ajo shfaqe e gërditshme, me siguri nuk u ka ndihmuar as italianëve, pjesa më e madhe e të cilëve në atë orë gjendeshin në gjumë dhe as shqiptarëve, që të tilla “mis en scene” i shohin me bollëk në ekranet e tyre.

Por, ajo i ka volitur një njeriu, Edi Ramës,  që me sa duket me receptorët mjeshtërisht të stërvitur prej propagandisti, e ka nuhatur mirë rrezikun që po i kanoset.

Që nga protesta e opozitës në 16 shkurt dhe më tej, pas vendimit radikal për djegjen e mandateve, Shqipëria është rikthyer në vëmendjen e perendimorëve. Natyrisht, duhet thënë hapur dhe qartë se nga kancelaritë euro- atlantike Edi Ramës nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë. Të gjithë pothuajse një zëri kanë dënuar aktet e dhunës dhe sjelljen ekstremiste të pakicës për të braktisur kuvendin. Në këtë aspekt, për pushtetin e rilindjes, situata duket ende rozë.

Por, një vëzhgues i vëmendshëm nuk mund të mos kqyrë një lëvizje tektonike që zhvillohet me sens të kundërt. Një mori mediash prestigjoze kanë rikthyer sytë nga Tirana. Sipas devizës së njohur të këtij profesioni, se lajm është vetëm lajmi i keq, ato po përpiqen të kuptojnë arsyet e asaj që po ndodh në Tiranë. Dhe “Rai 2” e dha verdiktin e tij : trafikantët e drogës që blejnë vota (poshtë).

Pas 16 shkurtit, francezja “Liberation” (këtu linku) ia atribuoi protestat, rrugës që po ngrihet kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit . “France 24” vëzhgonte se rinia shqiptare e sheh veten jashtë vendit, ndërsa pothuajse të gjitha të përditshmet e përtej Adriatikut sollën korrespondentët e tyre në Tiranë.

Kush e njeh mirë dinamikën e krizave politike anembanë botës, nuk e ka të vështirë të kuptojë se zakonisht janë mediat ato që kanë të drejtë. Janë ato që kapin sinjalet e para të asaj që po ndodh dhe të vërtetave që burokratët dhe diplomatët perëndimorë arrijnë t’i artikulojnë me shumë më tepër vonesë.

Kjo garë e dy shpejtësive, asaj të zyrtarëve teknokratë, të ambasadorëve lokalë, të njerëzve që vegjetojnë në nivelet fundore të administratave perëndimore, që e kanë vështirë të shkëputen nga raportet që u kanë hartuar eprorëve prej viteve dhe nga politikat që kanë vulosur pas diskutimesh të pafundme, kjo garë pra, mes tyre dhe një grupimi tjetër, atij të gazetarëve dhe reporterëve të terrenit, që perceptojnë realitetin e momentin dhe prekin të vërtetën faktike, është zhvilluar në mëse një rast edhe në Shqipëri.

Ajo, ka treguar se të parët shpesh kanë qenë të gabuar dhe të vonuar dhe në fund kanë adaptuar qëndrimet dhe pasqyrimin që ka bërë media.

Le të sjellim vetëm një shembull nga periudha e qeverisjes së Rilindjes. Ndërkohë që ambasadori amerikan shpallte në krah të Saimir Tahirit, luftën kundër drogës si një histori suksesi, ndërkohë që Guardia di Finanza dekretonte në vjeshtën e 2016 kanabisin të çrrënjosur nga Shqipëria, ndërkohë që Rama krekosej në parlament se “po të kishte hashash, nuk mund të heshtte Lu dhe Vlahutin”, mediat dhe opozita filluan denoncimin e këtij fenomeni që po merrte përmasa marramendëse.

Nuk vonoi shumë dhe kjo betejë dhëmb për dhëmb, mes pushtetit që ironizonte kazanët gazetareskë dhe makinerinë politike të baltës dhe fakteve të përditshme të parcelave të kanabisit, tërhoqi vëmendjen e shtypit ndërkombëtar. Në pak muaj në Shqipëri nuk mbeti media prestigjoze pa shkelur dhe pa denoncuar hambarin e “barit” të Europës.

Vetëm pas kësaj, pas kthimit në një kauzë të brendëshme, gazetat dhe TV perëndimore kthyen sytë nga Tirana dhe u desh denoncimi i tyre që të shkunde nga letargjia diplomatët e Tiranës dhe eprorët e tyre që mbulojnë Ballkanin.

Këto do të bënin që Donald Lu, t’i shkonte në zyrë Edi Ramës për t’i kërkuar shkarkimin e ministrit të Brendëshëm dhe që europarlamentarët dhe Bundestagu gjerman të ngrinin zërin për luftën kundër kanabisit.

Në përmasa të tjera, kjo që po ndodh tani, mund të përsërisi të njëjtin skenar. Provokimi i një krize nga opozita, dhuna, djegia e mandateve dhe braktisja e parlamentit, kanë krijuar premisën për kthimin e syve nga Shqipëria. Mediat perëndimore tashmë ia kanë behur dhe po vënë gishtin mbi plagë. Ndoshta nuk është e largët dita kur të vërtetat e tyre do të shkundin nga përgjumja edhe diplomatët lokalë dhe kancelartitë e vendeve të tyre.

Pikërisht këtë lojë, atë të perëndimit të dy shpejtësive, ku gazetarët përshkruajnë një realitet që trondit më pas edhe burokratët, e ka kuptuar edhe Edi Rama. Si një nohës i mirë i “PR” ai e ka ndjerë se ç’mund të prodhojë në të ardhmen mekanizmi mediatik i vënë në lëvizje.

Prandaj ai la parlamentin dhe nxitoi të nxjerë kokën, pak pas mesnatës në “Porta a porta”. Prandaj ai ka lobuar me gjithçka kishte mundësi që të balancojë valën e artikujve dhe reportazheve për qeverisjen e tij, që nuk po pushojnë në mediat perëndimore që prej 16 shkurtit.

Askush nuk mund të vërë bast se me sponsorizimin e shfaqeve të neveritshme si ajo e së martës në mbrëmje, ai do të arrijë ta realizojë qëllimin e vet. Por, ama, asnjeri nuk mund ta akuzojë si miop, që nuk e shikon se nga i vjen rreziku.

Pavarësisht se për momentin e ka mbështetjen e kancelarive, ai tashmë e di se cili është “kazani” që mund të shkërmoqë fasadën e shndritshme që ka ndërtuar, duke nxitur një efekt domino. Për të ndalur këtë, shkoi e ra në gjunjë tek Bruno Vespa./ Lapsi.al

Tags: ANDI BUSHATIedi rama

TË LIDHURA

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat
Aktualitet

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat

19:40 | 25/06/2025
Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit
Editorial - Opinione

Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit

09:21 | 25/06/2025
‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
Next Post
U bë shkak për largimin e Arbana Osmanit nga Topi? Renato Mekolli: Ja e vërteta

U bë shkak për largimin e Arbana Osmanit nga Topi? Renato Mekolli: Ja e vërteta

Vangjel Tavo ende deputet, sqaron lapsusin: Ngatërrova emrin e babait

Vangjel Tavo ende deputet, sqaron lapsusin: Ngatërrova emrin e babait

Denoncimi/ Ambulancat e funeraleve ofrojnë shërbime mjekësore

Denoncimi/ Ambulancat e funeraleve ofrojnë shërbime mjekësore

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit/ KQZ: Mbi 33 mijë persona janë votues të rinj
Kosovo

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit/ KQZ: Mbi 33 mijë persona janë votues të rinj

by mirseda
17:36 | 27/06/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka zhvilluar sot mbledhjen e 41-të të këtij viti, të drejtuar nga...

Dy të pandehur akuzohen për blerje votash/ SPAK dërgon për gjykim çështjen

Dy të pandehur akuzohen për blerje votash/ SPAK dërgon për gjykim çështjen

17:30 | 27/06/2025
‘Përvëlohet’ Shqipëria/ Nuk do ta besoni, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër

‘Përvëlohet’ Shqipëria/ Nuk do ta besoni, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër

17:15 | 27/06/2025
Zjarret në vend! Ministria e Mbrojtjes: Tre vatra gjatë ditës së sotme, të gjitha janë shuar

Zjarret në vend! Ministria e Mbrojtjes: Tre vatra gjatë ditës së sotme, të gjitha janë shuar

16:46 | 27/06/2025
E rëndë/ Përplaset nga makina i mituri, zbardhen rrethanat e ngjarjes

E rëndë/ Përplaset nga makina i mituri, zbardhen rrethanat e ngjarjes

16:44 | 27/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com