Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Pse e mbrojti kryeministri Agim Kajmakun?

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Pse e mbrojti kryeministri Agim Kajmakun?

Lirimi i ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, i njohur ndryshe edhe si “zotnia i luleve” për shkak të biznesit të tij disavjeçar dhe për më tepër të suksesshëm, krijuan edhe njëherë tjetër përshtypjen se krimi, në formën e njeriut, u kthye aty.

Gjatë atyre ditëve nuk kemi menduar vetëm një gjë, por shumë gjëra, për ato që dëgjuam. Të gjithë ata që kanë sadopak njohuri rreth psikologjisë së kriminelit, e dinë fare mirë, se ai një ditë do të kthehet në vendin e krimit, por fatkeqësisht kjo duket herë më e butë, herë më e egër, herë më e ndryshme.

Dikush mendon se ky djalë kapërceu dallgët dhe për t’u tharë zbarkoi në brigjet e Shqipërisë dhe aty gjeti një shok që e ndihmoi të bëhej një kryetar bashkie në qytetin e tij. Ne jemi të bindur se qyteti nuk mbron atë që kap ligji, qyteti është i detyruar të mbrohet nga ai që kap ligji.

Pavarwsisht vërtetimit të akuzave askush s’flet në lidhje me “zotninë e luleve”, duke pasur parasysh se prej kohësh njoftimet për të, akuzat zyrtare, zhbirimet, parashikimet, po mbushnin pëherë e më fort hapësirën e lajmeve.

Por, ashtu si në fillimin e Hamletit, kur vjen një çast që e folura e rëndomtë e rojeve merr befas një tingull të veçantë sapo përmendet shfaqja e fantazmës, ashtu edhe mbrojtjes së socialistëve për kryebashkiakun e Vorës, i ndodhi befas një ndryshim. Ishte diçka e pakapshme ndoshta në vështrimin e parë. Akuzat në lajme, deklarimet, hamendjet ishin po ato, dokumentet e paraqitura dhe kërcënimet gjithashtu. E megjithatë, po të hetoje me kujdes, midis tyre do të kapje një tjetër ritmikë, herë më të ngadaltë, herë më të shpeshtuar, por mbi të gjitha një heshtje krematore pa përjashtim do shquaje tek të gjithë socialistët.

Proza e përditshme e gjuhës politike nënkupton se përmes heshtjes së tyre, socialistët kërkojnë me çdo kusht të mbrojnë kryebashkiakun e Vorës dhe kjo mbrojtje për më tepër nuk vjen në emër të Shqipërisë, shoqërisë dhe as në emër të partisë siç mund të mendojnë disa. Ajo vjen në emër të kryetarit të partisë.

Ja pra, në gjuhën politike të majtë, përherë e më shpesh po shfaqen elemente të fatalitetit të ardhura si nga një tjetër botë. Socialistët tani po mbrojnë dikë edhe pse e dinë se mund të ketë mashtruar, mund të jetë dënuar apo edhe shumë më tepër se kaq. Natyrshëm, si në kohërat e moçme, dikush po pret tani që të hapet perdja e aktit të fundit të tragjedisë. Por, fatkeqësisht kjo nuk ndodh, e me gjasë shumë pak shanse ka të ndodhë ndonjëherë. Sepse vetëm në Shqipëri shfaqet kjo gjëmë.

Në çdo vend të botës ka njerëz që shkojnë nga detyra në burg, por vetëm këtu tek ne ndodh që nga burgu shkon në një detyre publike. Dhe akoma më tepër se kaq. Kush abuzon me detyrën nuk ndëshkohet dhe e dyta, ajo që po ndodh çdo ditë, kushdo që vjen nga burgu me një thes me para me vete mund të marrë një detyrë publike. Ky është dëmi më i madh që Rilindja po i bën Shqipërisë dhe që po mundohet aq shumë t’a fshehë.

Agim Kajmaku u shpall në kërkim policor, pas vendimit të masës së “arrestit me burg” të dhënë për të nga Gjykata e Tiranës. Ish-kreu i Bashkisë së Vlorës krejt ndryshe nga Valdrin Pjetri e mori detyrën e kryetarit, kreu edhe betimin, por më pas gjërat nuk shkuan mirë për të. 49-vjeçari u shtrua në një spital privat pas disa komplikacioneve shëndetësore, ndërsa mjekët lajmëruan uniformat blu si detyrim ligjor. Ndalimi u bë në spitalin privat.

Përmes një teatri të dirigjuar nga qeveria, Agim Kajmaku lirohet nga burgu. Apeli vendosi që ai të jetë në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’. Prej 8 muajsh që ishte në kërkim me masën e sigurisë ‘arrest me burg’, Agim Kajmaku nuk u arrestua dot. Duket se ai ishte në dijeni të një vendimi lirimi për të nga Apeli dhe ka vendosur të vetëdorëzohet. Arrestimi i tij me shumë gjasa kishte vetëm një qëllim, që të lirohej.

Një strategji e re u konsiderua në atë kohë heshtja e Edi Ramës ndaj akuzave të PD-së për rastin Kajmaku, duke pasur parasysh këtu justifikimet bajate me ndodhitë e mëparshme.

Të gjithë e kujtojmë justifikimin e kryeministrit për ngjarjen Valdrin Pjetri, ku në morinë e statuseve që botoi me këtë rast, më sinjifikativi ishte ai kur bënte të paditurin për të shkuarën problematike të atij që i la në dorë jo vetëm bashkinë e Shkodrës, por edhe PS-në lokale.

Ai nxitoi të mbrohej duke thënë se kishte zgjedhur një profesionist të zotin dhe të edukuar, pinjoll të një familjeje të respektuar, për të cilin, as që i shkonte ndërmend se mund të kishte guxuar të fshihte të shkuarën e vet, duke shkelur ligjin.

Për të gjitha ata që mendojnë se ky rast është ndryshe, mund të sjellim në kujtesë reagimin e kryeministrit në kohën kur dolën përgjimet për Saimir Tahirin. Të gjithë e kujtojnë se si shkoi deri në aludimin për një bashkëpuntor që mund të rezultonte një “vemje e padenjë për racën njerëzore”, ndryshe nga ministri më i suksesshëm që pati njohur ai.

Të tërë i mbajnë mend përbetimet hokatare se brenda xhuxhmaxhuxhmërisë të Ervis Roshit, nuk mbulohej asnjë e fshehtë e madhe që ta penalizonte dekriminalizimi.

Askush nuk mund t’i harrojë alibitë për përgjimet e Gjushit që s’kish bërë asgjë më tepër sesa një sallatë fjalësh. Në të gjitha rastet kur Edi Rama është ndeshur me provat e pakundërshtueshme të lidhjes me krimin, të atyre që ka ngjitur në skalionet drejtuese të Rilindjes, ai ka luajtur rolin e të paditurit. Kështu ka bërë me Ndokën, Prengën dhe me mbi 20 të zgjedhurit që ia nxorri jashtë ligji i dekriminalizimit.

Por rasti Kajmaku është tjetër. Dikush thotë se është frikë, një tjetër strategji e zgjedhur nga socialistët dhe ka të tjerë që shkojnë akoma më larg dhe që mendojnë se mund të jenë të dyja bashkë, pra; herë frikë e herë strategji në të njëjtën kohë. Qysh nga kryqëzimi i Jezu Krishtit kjo “larje duarsh” është përsëritur shumë herë në botë. Ka qenë dhe mbetet një truk tepër komod kjo kinse paanësi. Në të vërtetë ky është qëndrimi më hipokrit, që nën maskën e paanësisë përpiqet të fshehë përkrahjen e plotë të krimit. Gjesti i Pilatit është përsëritur shpesh dhe vazhdon të përsëritet sot në politikën shqiptare nga Edi Rama.

Të gjithë e shohim se Kajmaku sot dhe Pjetri më herët nuk janë raste të veçuara dhe që mund të trajtohen në kuadrin e një quiz-it: e dinte apo jo Edi Rama, pasi këto shembuj vijnë në vazhdën e mbi 20 rasteve të tjera të katapultimit të subjekteve të dekriminalizimit në politikë.

Shpjegimi i këtij absurdi gjendet vetëm në pikën ku ka degraduar situata. Në një realitet të pushtetit absolut, Edi Rama s’lejon prokurorinë të hetojë asnjë nga kriminelët e tij dhe ku mediat kryesore në vend nën hyzmin e tij i orkestron si t’i teket për të shkuar pastaj deri aty, tek e fundit gjë, duke detyruar socialistët të mbrojnë atë që nuk mbrohet, atë që dëmton dhe atë që duhet ndëshkuar.

Por edhe atëherë kur e kap ligji, fatkeqësisht e mbron partia. Kur partia do vota, ai me siguri i gjen dhe kur humb Shqipëria, ai fiton.
Kjo është lënda e një drame që kërkon të shitet nën simetrinë kriminale, duke vënë në balancë jetën e vështirë të shqiptarëve emigrantë që në tragjizmin e sakrificës dhe vuajtjes prej shërbetori në një vend të huaj, në një moshë të re ku edhe gabuan, me atë ftohtësinë e politikës që gjithçka dhe çdo gjë e bluan sipas oreksit dhe interesave personale, pavarësisht se ata janë gurët e saj dhe, ku i përket shoqërisë në përgjithësi, por me raste edhe politikës t’i bashkojnë në mendjet e tyre, për të ndërtuar ata vetë katedralen e një historie të saktë./demokratike.al/

Tags: agim kajmakuedi ramaMbrojtje

TË LIDHURA

“Shqipëri–Serbi, masa të rrepta sigurie: 1500 policë”
Aktualitet

“Shqipëri–Serbi, masa të rrepta sigurie: 1500 policë”

18:32 | 03/06/2025
PPE pranon kërkesën e Berishës: Një mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri
Aktualitet

PPE pranon kërkesën e Berishës: Një mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri

18:22 | 03/06/2025
“Braho: 11 maji farsë, PS përfiton nga vota e deformuar”
Aktualitet

“Braho: 11 maji farsë, PS përfiton nga vota e deformuar”

17:46 | 03/06/2025
Next Post
Gjunjëzohet FIFA: Koronavirusi ndryshon kalendarin e Botërorit për Klube

Gjunjëzohet FIFA: Koronavirusi ndryshon kalendarin e Botërorit për Klube

Këshilli Politik/ Patozi: Drafti i mazhorancës është brutal, nuk do të miratohet

Zgjedhjet e PD në 2013-ën, Patozi: Nuk pati garë, fituesi u paracaktua

Foto/ Babëzia për beton po ”zhduk” edhe Kullën e Sahatit

Foto/ Babëzia për beton po ''zhduk'' edhe Kullën e Sahatit

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

“Shqipëri–Serbi, masa të rrepta sigurie: 1500 policë”
Aktualitet

“Shqipëri–Serbi, masa të rrepta sigurie: 1500 policë”

by mirseda
18:32 | 03/06/2025
0

Rreth 1,500 forca policie do të jenë të angazhuara për garantimin e rendit, përfshirë njësinë RENEA, Anti-terrorin...

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

18:24 | 03/06/2025
PPE pranon kërkesën e Berishës: Një mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri

PPE pranon kërkesën e Berishës: Një mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri

18:22 | 03/06/2025
“Braho: 11 maji farsë, PS përfiton nga vota e deformuar”

“Braho: 11 maji farsë, PS përfiton nga vota e deformuar”

17:46 | 03/06/2025
“Aksident në Elbasan: 3 makina, disa të plagosur”

“Aksident në Elbasan: 3 makina, disa të plagosur”

17:43 | 03/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com