Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse duhet të turpërohemi përpara Qazim Rashës

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pse duhet të turpërohemi përpara Qazim Rashës

Nga: Astrit Patozi

Qazim Rasha me siguri që nuk ka dashur kurrë të jetë personazh publik. Aq më shumë në këto rrethana të vështira, si baba i një 25 vjeçari të pafajshëm, që humbi jetën tragjikisht prej armës së një përfaqësuesi të shtetit.

Nuk besoj se ka rast më fatkeq se ky, kur merr kuptimin më të plotë ajo shprehja e njohur shqiptare se ajo që i ndodhi atij nuk i urohet as hasmit. Ata që janë prindër vetë e dinë më mirë se të tjerët, se nuk ka asgjë në botë që mund t’ia lehtësojë atij dhimbjen.

Por jeta nganjëherë të hedh në hone të thella dhe të paparashikuara, dhe njeriut i duhet të përballet me fatkeqësi të rënda. Dhe në të tilla momente janë në provë, jo vetëm përmbajtja, karakteri, forca, besimi, por edhe formimi dhe integriteti i atij që i kalon.

Babai i Klodian Rashës, edhe pse në një pozitë tmerrësisht të vështirë, të cilën nuk e zgjodhi vetë, por ia imponuan përdhunisht, na dha mbrëmë një leksion të shkëlqyer dinjiteti dhe kthjelltësie.

I cili bën kontrast të fortë me bardhë e zinë, që na ushqejnë, jo vetëm në këto ditët e protestave për Klodian Rashën, skifterët dhe trushplarët e të dy kampeve të politikës së vjetër.

Si të atyre, të cilët, duke shfrytëzuar vrasjen e dënueshme të djalit të tij, duan t’i vënë flakën Shqipërisë për hesapet e tyre politike, ashtu edhe të tjerëve, që mendojnë se mund ta mbyllin me lekë plagën e hapur në zemrën e tij prej babai të copëtuar nga dhimbja prej arrogancës së shtetit.

Ai është sot në mes të këtyre dy rrymave agresive, që e trazojnë pa mëshirë atdheun prej vitesh, si një emblemë e qetësisë, që meritojnë shqiptarët e dhunuar dhe të keqqeverisur nga një politikë grabitqarësh, të cilët nuk i ndal dot as vdekja.

Qazim Rasha është në fakt sot përfaqësuesi më i denjë i Shqipërisë normale, i asaj që jeton me djersën e ballit të vet, dhe nuk kërkon asgjë nga shteti i vet, përveçse të mos ia bëjë më të vështirë, seç e ka jetën, të cilën e përballon vetë.

Ai është sot pasqyra, ku secili prej nesh, që kemi pasur diçka në dorë në këto 30 vjet, duhet të shikojmë fytyrën tonë të deformuar nga përgjegjësitë, që rrjedhin prej abuzimeve të mëdha me pushtetin.

Natyrisht, të parët për t’u ndjerë të turpëruar duhet të jenë këta qeveritarët në detyrë, të cilët janë dyfish në borxh me Qazim Rashën dhe me të gjithë shqiptarët e revoltuar sinqerisht nga vrasja e djalit të tij. Në radhë të parë, se i kanë shkaktuar atë plagë të parikuperueshme dhe, në radhë të dytë, se e kanë poshtëruar me atë vendim qeverie për ta shpërblyer, kur ende nuk ka një vendim drejtësie për krimin.

Tags: astriti patoziKlodian Rashaqazim rasha

TË LIDHURA

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.
Analizë

Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.

11:42 | 13/01/2026
“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë
Aktualitet

“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë

10:46 | 12/01/2026
Next Post
Shqipja shpërthen ndaj Anës: Moj e pacipë që ia plase cipën vetes

Shqipja shpërthen ndaj Anës: Moj e pacipë që ia plase cipën vetes

VIDEO/Ja cilat janë armët e fshehta më të pabesueshme të prodhuara ndonjëherë

VIDEO/Ja cilat janë armët e fshehta më të pabesueshme të prodhuara ndonjëherë

Veliaj plotëson dëshirën e babait të Klodianit

Veliaj plotëson dëshirën e babait të Klodianit







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

Nancy VanHorn në takimin me SPAK e BKH: Të forcohen institucionet që luftojnë krimin e organizuar
Aktualitet

Nancy VanHorn në takimin me SPAK e BKH: Të forcohen institucionet që luftojnë krimin e organizuar

by mirseda
13:15 | 16/01/2026
0

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn, gjatë pjesëmarrjes së saj në ceremoninë e...

Berisha nxjerr pjesë nga dosja e hakerimit të SPAK: Kryeministri donte të vidhte sekretet hetimore

Berisha nxjerr pjesë nga dosja e hakerimit të SPAK: Kryeministri donte të vidhte sekretet hetimore

13:08 | 16/01/2026
Vendimi i Apelit për 3 të akuzuarit e vrasjes së Martin Çeços, Avokati: Bie ndesh me ligjin

Vendimi i Apelit për 3 të akuzuarit e vrasjes së Martin Çeços, Avokati: Bie ndesh me ligjin

12:45 | 16/01/2026
“Që ta bëni si Franca, ju duhet të jeni Franca”/ Rama jep këshilla: E kam bërë dhe unë këtë gabim

“Që ta bëni si Franca, ju duhet të jeni Franca”/ Rama jep këshilla: E kam bërë dhe unë këtë gabim

12:40 | 16/01/2026
Rama u tërheq vëmendjen ministreve për negociatat me BE: Duhet shumë më tepër punë, informoni …

Rama u tërheq vëmendjen ministreve për negociatat me BE: Duhet shumë më tepër punë, informoni …

12:34 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com