Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Pse duhet të luftoni për dinjitetin tuaj

9 vjet ago
in Të Gjitha
Pse duhet të luftoni për dinjitetin tuaj

Arbër Hajdari/Shqipëria është vendi ku kryqëzohen këndvështrime të kundërta, ku kryqëzohen rrugë dhe platforma të ndryshme, ku në ajër fluturojnë premtime të pa mbajtura, ku rrugët janë mbushur plot me shpresa të vrara në aksidente që nuk ndodhin për shkak të shpejtësisë, por për shkak të besimit. Por çuditërisht, kudo arrijmë të shohim një fenomen të njëjtë, që pak e nga pak po na gërryen për të na copëzuar si shoqëri. E në fakt po ta mendosh thellë, është pikërisht kjo gjeneza e dështimit të vlerave morale.

Një gënjeshtër e madhe vjen tek ne si një e vërtetë e madhe. Ne me vetëdije të plotë e blejmë si të vërtetë, e gjykojmë si të tillë, dashurohemi pas asaj gënjeshtre, e jetojmë si të vërtetë dhe në fund vdesim duke e kuptuar se kjo e vërteta na paskësh vrarë që shumë kohë më pare… Është servilizmi, pikërisht hipokrizia më e madhe bashkëkohore, përulja e përkulja e dinjitetit njerëzor.

Po çdo medalje, ka anët e saj pozitive dhe negative.

Përpos lukseve që kujtojmë se mund të gëzojmë me anë të servilizmit, ne humbasim lirinë. Ato lukse na jepen për ti shijuar, deri në momentin që nuk cenojmë ata që qëndrojnë mbi ne. Dhe realisht kjo ka një kosto mjaft të lartë, për askënd nuk është e lehtë të puthë duart e eprorit për të shkuar me pushime, apo dhe për të pasur një zyrë.

Me pak fjalë servilizmi na sakrifikon dinjitetin, na sakrifikon krenarinë, por a ia vlen?

A ia vlen të humbasësh lirinë njerëzore për të pasur një post? A ia vlen të thyesh parimet e të flakësh principet e tua për të pasur para?Tani po u drejtohem të gjithë atyre që e ndjejnë se janë pjesë e këtij grupi shoqëror pavarësisht se nuk e pranojnë, të gjithë biem dakord se disa të vërteta kemi frikë t’ia themi edhe vetes, sepse dhe ajo do të na përbuzë.

Mund të keni triumfuar në ambiciet tuaja, mund të keni arritur atë që tërë jetën keni luftuar ta keni, pushtetin, por keni dështuar në përpjekjen më të madhe në jetë, të jeni njerëz të mire, të jeni humane, se i vetmi ndryshim që na ndan nga bota shtazore janë ndjenjat, e kur i humbim ato, po aty keni humbur veten. Keni humbur shpirtin.

Vazhdoni pra, në luftën tuaj të vogël për të arritur sa më lart, se luftën hyjnore e keni humbur tashmë. Pushteti ju vrau!

Tags: arber hajdaridinjitetiiu vraukrenarialuftonipushtetiservilizmi

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
A është Shqipëria “fara” e fundit e tolerancës fetare në Evropë?

A është Shqipëria “fara” e fundit e tolerancës fetare në Evropë?

Historiani skocez: Nuk e duam dominimin gjerman. Brexit do të na kushtojë shumë

Historiani skocez: Nuk e duam dominimin gjerman. Brexit do të na kushtojë shumë

Tifozët protestojnë përpara Kryeministrisë: Ndaloni ekstradimin në Serbi të Ismail Morinës

Tifozët protestojnë përpara Kryeministrisë: Ndaloni ekstradimin në Serbi të Ismail Morinës







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com