Nga Thomas Perls “The Conversation”
Teksa koronavirusi po përhapet gjithnjë e më shumë në shumë komunitete, zyrtarët e shëndetit publik po e zhvendosin përgjegjësinë tek qytetarët, që duhet të ndihmojnë në ngadalësimin e përhapjes së pandemisë. Dhe distancimi social, është mënyra e duhura për këtë synim.
Po çfarë është distancimi social?
Distanca sociale, është një mjet që zyrtarët e shëndetit publik e rekomandojnë për të ngadalësuar përhapjen e një sëmundjeje që transmetohet nga një person në tjetrin. Thënë thjesht:njerëzit duhet të qëndrojnë mjaftueshëm larg njëri-tjetrit, në mënyrë që koronavirusi – ose ndonjë patogjen tjetër – të mos mund të përhapet nga një person tek tjetri.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, e përkufizon distancimin shoqëror si qëndrimin larg tubimeve të mëdha, dhe ruajtjen e një distance prej 2 metra – sa rreth gjatësia e trupore e një njeriu – larg nga njerëzit e tjerë. Për shembull në Nju Jork, teatrot janë mbyllur përkohësisht , shumë aktivitete në mbarë botën po anulohen, dhe shkollat po mbyllen.
Unë vetë nuk marr më trenit gjatë orëve të pikut. Tani punoj nga shtëpia, ose udhëtojë bashkë me gruan time, ose marr trenin gjatë orarit të punës, në mënyrë që të ruaj distancën prej 2 metrash nga të tjerët. Distancimi shoqëror, nënkupton gjithashtu mosprekjen e njerëzve të tjerë, dhe kjo përfshin edhe shtrëngimin e duarve.
Prekja fizike, është mënyra më e mundshme që një person të preket nga koronavirusi, dhe mënyra më e lehtë për ta përhapur atë. Mos harroni:qëndroni të paktën 2 metra të distancuar nga të tjerët, dhe mos prekni të tjerët. Sigurisht, kjo praktikë nuk mund të parandalojë kurrë 100 për qind të transmetimeve.
Por duke ndjekur këto rregulla të thjeshta, çdo njeri mund të luajnë një rol jetik në ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit. Nëse numri i rasteve nuk mbahet më poshtë se sa mund të përballojë sistemi i kujdesit shëndetësor të një vendi, spitalet mund të mbingarkohen, duke çuar në vdekje dhe vuajtje të panevojshme.
Në këtë kohë, ekzistojnë edhe disa terma të tjerë përveç distancimit social, që ka të ngjarë të dëgjoni. Njëra është “vetë-izolimi”. Kjo do të thotë të izolosh veten nga të tjerët, pasi ekziston një mundësi e arsyeshme që të jesh ekspozuar ndaj dikujt që është prekur nga koronavirusi.
Një tjetër procedurë “karantina e detyrueshme”. Ajo ndodh kur autoritetet qeveritare tregojnë se një person duhet të qëndrojë në një vend, për shembull në shtëpinë e tyre apo në një objekt spitalor për 14 ditë. Karantinat e detyrueshme, mund të kërkohen edhe për njerëzit që rezultojnë për momentin negativ ndaj koronavirusit, por që ka të ngjarë të jenë të ekspozuar. Zyrtarët në SHBA kanë vendosur në karantinë të detyrueshme njerëzit që kanë udhëtuar në anije, dhe ata që udhëtojnë nga provinca e Hubeit në Kinë.
Pse funksionon distancimi social?
Nëse zbatohet si duhet dhe në një shkallë të gjerë, distancimi sociale e këput ose e ngadalëson zinxhirin e transmetimit të virusit nga një person në tjetrin. Njerëzit mund ta përhapin koronavirusin për të paktën 5 ditë para se të shfaqin simptomat.
Distancimi shoqëror, e kufizon numrin e personave me të cilët është në kontakt një person i infektuar, përpara se ai ta kuptojnë se është prekur nga koronavirusi. Është shumë e rëndësishme që të shfrytëzoni seriozisht mundësinë e ekspozimit, dhe të karantifikoni veten. Sipas studimeve më të fundit, vetë-izolomi duhet të zgjasë 14 ditë, për të mbuluar periudhën kohore gjatë së cilës një person mund të paraqesë në mënyrë të arsyeshme simptomat e COVID-19, që është sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi.
Nëse pas dy javësh personat nuk kanë ende simptoma, atëherë është e arsyeshme që t’i jepni fund karantinës. Kur testet për të përjashtuar mundësinë e prekjes nga virusi të jenë gjerësisht të disponueshme, për njerëzit asimptomatikë mund të aplikohen periudhat më të shkurtra të karantinës.
Pse distancimi social është kaq i rëndësishëm?
Për momentin, ai është mjeti i vetëm që kemi në dispozicion për të luftuar përhapjen e koronavirusit. Ekspertët vlerësojnë se një vaksinë do 12-18 muaj kohë që të prodhohet. Tani për tani, nuk ka ilaçe në dispozicion që mund të ngadalësojnë një infeksion nga koronavirusi.
Pa patur një mënyrë për t’i bërë njerëzit më mirë kur ata sëmuren, ose t’i bëjnë ata më pak kontigjent të këtij virusi, taktika e vetme efektive është sigurimi i kujdesit në nivelin spitalor për ata që kanë nevojë. Dhe mënyra për ta bërë këtë, është të ngadalësohet ose ndalohet përhapja në masë e virusit, dhe zvogëlomi i numrit të rasteve të reja.
Kush duhet që ta zbatojë atë?
Të gjithë duhet të praktikojnë distancimin social, në mënyrë që të parandalojnë një valë të madhe të rasteve t reja me koronavirus. Unë jam një mjek kirurg, që kujdeset për njerëzit më të cenueshëm: të moshuarit me sistem të dobët imunitar.
Sigurisht, individë të tillë duhet të bëjnë gjithçka munden për të mbrojtur veten e tyre, duke praktikuar me zell distancimin social, dhe duke ndryshuar në mënyrë drastike sjelljet e tyre publike deri sa të largohet kjo pandemi. Njerëzit të cilët nuk janë me imunitet të dobët, duhet të bëjnë gjithçka munden për të mbrojtur ata që janë të tillë, duke ndihmuar në minimizimin e ekspozimit të tyre ndaj COVID-19. Nëse publiku në tërësi e merr seriozisht distancimin shoqëror, mund të shmanget mbingarkesa e sistemit mjekësor./TIRANA TODAY
Shënim:Thomas Perls, është profesor i mjekësisë në Universitetin e Bostonit në SHBA.