E premte, 10 Prill, 2020
15 C
Tirana

Gruaja me koronavirus në Fier/15 mjekë e infermierë të spitalit vetëkarantinohen

loading...

Rreth 15 mjekë, infermierë dhe personel ndihmës të Spitalit Rajonal Fier janë detyruar të vetëkarantinohen, për shkak se një paciente që ata kishin trajtuar rezultoi pozitive me koronavirus.

61-vjeçarja e infektuar ishte kthyer më datë 6 mars nga Italia. Ajo ishte kthyer nëpërmjet portit të Durrësit, por e ka fshehur këtë fakt.

Pesë ditë pasi ajo ishte kthyer në shtëpi, e moshuara ka pasur probleme me shëndetin dhe është paraqitur në spitalin e Fierit.

Ajo ka marrë ndihmë mjekësore pasi kishte qenë me temperaturë dhe më pas është larguar për në shtëpi.

Një ditë më pas ajo ka pasur probleme me frymëmarrjen. Edhe pse u pyet nga mjekët nëse kishte qenë në Itali, ajo kishte vijuar ta mohonte këtë fakt.

Gruaja iu ka thënë mjekëve se ka pasur edhe më parë probleme respiratore. Ajo është kontrolluar nga sistemi TIMS, nga ku ka rezultuar se e moshuara kishte hyrë në vendin tonë në datë 6.

Menjëherë pas kësaj gruaja i është nënshtruar analizave për koronavirus, përgjigjet e të cilave kanë dalë pozitive.

Duke parë gjendjen shëndetësore të gruas, ajo është nisur në Tiranë, ndërsa mjekët, infermierët dhe stafi ndihmës janë vendosur në karantinë.

Gjatë gjithë këtyre ditëve mjediset e spitalit janë dezinfektuar vazhdimisht, ndërsa janë marrë masa që të mos ketë mungesë stafi.

61-vjeçarja është rasti i pestë me koronavirus që është shënuar në qytetin e Fierit.

- Reklama -
loading...

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Messi te Inter? Këtë herë e përgënjeshtron vetë “Pleshti”

Lionel Messi ka filluar që të mos durojë më zërat dhe lajmet e pavërteta që shpërndahen rreth tij. Argjentinasi ka zgjedhur që të përgënjeshtrojë...

Konflikt mes disa personave, një i plagosur në Tiranë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Tiranë. Raportohet paraprakisht, nga burime jo zyrtare se një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka...

Kina apo SHBA do marrë drejtimin e botës? Konkurrencë e fortë mes dy superfuqive

Kina ka të ngjarë të dalë nga kjo krizë në një pozitë më të fortë, ndërsa SHBA-ja në një pozitë më të dobët. Kjo...

E papritur te Barcelona, gjashtë anëtarë të bordit japin dorëheqjen nga klubi

Situata në klubin e Barcelonës në këto muajt e fundit nuk ka qenë aspak e qetë. Në drejtim të presidentit Bartomeu kanë qarkulluar akuza...

“Po gënjen sërish”, PD publikon videon e Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka publikuar një video me deklaratat e kryeministrit, duke shprehur shqetësimin se jemi mes vendeve me riskun...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT