Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Pse disa njerëz zgjohen gjithmonë në të njëjtën orë të natës?

4 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant

Nëse zgjoheni rregullisht në orën 3 ose 4 të mëngjesit, nuk jeni të vetëm. Kjo është një dukuri e raportuar nga rreth 1 në 3 njerëz, dhe ndoshta më shumë që nga fillimi i pandemisë së Covid-19. Sipas ekspertëve të gjumit, ajo lidhet me stresin, edhe pse jo drejtpërdrejt.

“Të qenit i stresuar, nuk na bën të zgjohemi më shumë gjatë natës, por na bën më të vetëdijshëm se do të ndodhë diçka e tillë”, thotë Greg Marrej, drejtor i Qendrës për Shëndetin Mendor Suinbërn në Universitetin e Teknologjisë në Australi.

“Në fakt ne zgjohemi shumë herë çdo natë, dhe gjumi i lehtë është më i zakonshëm në gjysmën e dytë të natës. Kur gjumi na shkon mirë, ne thjesht nuk jemi të vetëdijshëm për këto zgjime. Por nëse jemi paksa të stresuar, atëherë ka shumë gjasa që zgjimi natën të bëhet një gjendje plotësisht e vetëdijshme”, shton ai.

Dhe stresi nuk është faktori i vetëm që mund të na zgjojë nga gjumi në orën 3 të mëngjesit. Oraret e çrregullta të fjetjes; qëndrimi deri në orët e vona para celularit; edhe mungesa e ajrit të pastër mund ta trazojë higjienën tonë të gjumit në një masë të tillë sa të na zgjojë natën.

“Zgjohuni në të njëjtën kohë çdo ditë, dhe mos u shtrini në shtrat derisa të nisni të ndiheni të përgjumur”-këshillon Stefani Romiszevski, eksperte e gjumit dhe drejtoreshë e klinikës ”Sleepyhead” në Britaninë e Madhe.

“Ju do të vini re se nëse zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë, kjo do të nisë të bëhet koha juaj e rregullt e zgjimit. Përpiquni të ushtroheni fizikisht dhe të ekspozoheni ndaj dritës së fortë në mëngjes. Po ashtu, sigurohuni që të keni një jetë sociale optimale”, thekson ajo.

Pra, ne i dimë disa nga arsyet se përse zgjohemi natën. Por pse duket sikur kjo ndodh pikërisht në orën 3 ose 4 të mëngjesit? Epo, merrni parasysh faktin që shumica nga ne shkon zakonisht të flejë midis orës 23:00 dhe mesnatë, dhe zgjohet midis orës 7 dhe 8 të mëngjesit.

“Gjatë gjithë natës, gjumi ynë ndahet midis gjumit me lëvizje të shpejtë të syve (REM) dhe gjumit jo-REM. Çdo fazë e gjumit ka një prag të ndryshëm, se sa e lehtë është të zgjohesh”, shprehet Anesa Das, ndihmës/drejtoreshë e Programit të Mjekësisë së Gjumit në Qendrën Mjekësore Ueksner të Ohajos, SHBA.

“Një shpjegim i mundshëm për zgjimin në të njëjtën orë çdo natë, është se ju shtriheni të flini në të njëjtën kohë, dhe më pas në të njëjtën kohë çdo natë, arrini një fazë të gjumit të lehtë dhe të zgjimit”, thotë ajo.

Ju mund të mendoni se ciklet e gjumit të trupit janë thjesht një model i përsëritur, por në fakt, ne kalojmë kohë të ndryshme në çdo fazë. Më e rëndësishmja: ndërsa mëngjesi afrohet gjithnjë e më shumë, sasia e kohës që kalojmë në gjumin REM rritet, dhe kjo që do të thotë se po kalojmë gjithnjë e më shumë kohë në një gjumë relativisht të lehtë dhe plot ëndrra.

“Ndoshta ka të ngjarë që një pjesë e arsyes për këtë zgjim në orët e hershme, të reflektojë zgjimin nga ëndrrat e ankthit”, tha për Newsweek Majkëll K.Shulin, profesor i asociuar i psikologjisë dhe neuroshkencës në Universitetin Bejlor në Teksas.

Ekspertet rekomandojnë mbajtjen e një blloku shënimesh pranë shtratit, dhe shkrimin e gjithçkaje në listën tuaj të detyrave, si dhe të çdo shqetësim tjetër që qarkullon në mendjen tuaj.

“Kur njerëzit zgjohen gjatë natës, gjëja e parë që u vjen në mendje, dhe që mund t’i shqetësojë është zakonisht shumë e parashikueshme. Pra diçka që ka ndodhur një ditë më parë ose diçka që do të ndodhë të nesërmen. Praktika e përpilimit të një liste detyrash, mund ta ndihmojë trurin t’i përpunojë gjërat edhe pa ju zgjuar natën”- thotë Kolin Espi, ekspert i gjumit në Departamentin e Neuroshkencave Klinike në Universitetin e Oksfordit. Nëse nuk funksionon kjo metodë, mund të jetë koha për t’u vizituar tek një specialist, sidomos nëse problemi ju shqetëson për më shumë sesa 3 muaj. /“IflScience” – Bota.al

 

Tags: ekspertetGjumistresi

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
Next Post

Balla ia kthen Alibeajt: Bojkoti nuk sjell kurrë ndonjë përfitim

Ukraina thotë se nuk do të synojë Rusinë me raketa amerikane

Ministrja Krifca prezanton drejtorin e ri të ISUV







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohet një anije

by mirseda
17:26 | 05/06/2026
0

14 mole detare, të ndërtuara prej vitesh, janë larguar sot pas një aksioni të përbashkët të Komisariatit...

Cakrani: Vendimi për Metën pas kafazit të xhamtë, i turpshëm dhe i pajustifikuar

17:22 | 05/06/2026

Tiranë/ Autobusi i transportit publik përfshihet në aksident, disa të plagosur

16:51 | 05/06/2026

Gjyqi i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, GJKKO vendos datën për seancën e radhës

16:50 | 05/06/2026

Vijon revolta para Kryeministrisë! Sot protesta e 6 qytetare

16:40 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com