gamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye gitJojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Pse dështoi vaksina anti-Covid, CureVac?

5 vjet ago
in Kryesore
Pse është kaq e vështirë të hetohen efektet anësore të rralla të vaksinave?

Të dhënat paraprake të testimeve mbi vaksinën anti-Covid, CureVac, vaksina mRNA që mund të prodhohet dhe rruhet më lehtë nga të tjerat, dhe që shpresohej se mund të shpërndahej në të gjithë botën, nuk kanë dhënë rezultatet e dëshiruara.

Vaksina e CureVac, është vetëm 47 për qind efektive kundër Covid-19, një vlerë që është nën pragun minimal të vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, dhe që mund të rrezikojë miratimin e saj. Po çfarë shkoi keq? Dhe pse vaksinat e Pfizer dhe Moderna, të bazuara gjithashtu tek teknologjia mARN, janë shumë më efikase?

Efekti i varianteve?

Sipas CureVac, kompania farmaceutike gjermane që prodhoi vaksinën, dështimi mund të varet pjesërisht nga variantet e koronavirusit, të cilat janë përhapur në 10 vende midis Evropës dhe Amerikës Latine, dhe në të cilat u zhvilluan studimet e Fazës III (midis këtyre ekziston varianti pak i njohur Lambda, i identifikuar fillimisht Peru).

Vetëm një rast, midis 124 infeksioneve me Covid-19 që ndodhën gjatë testeve i atribuohet në fakt llojit origjinal të SARS-CoV-2. Ndërkohë, vaksinat e tjera mARN ofrojnë një mbrojtje të lartë edhe ndaj varianteve.

Kështu vaksina e Pfizer ka një efikasitet prej 92 për qind përkundrejt infeksioneve nga varianti Alfa (ai britanik), 83 për qind kundër variantit Delta (i identifikuar fillimisht në Indi) dhe 75 për qind kundër variantit Beta (i shfaqur në Afrikën e Jugut). Me pak fjalë, fajin e kanë variantet.

Një ekuilibër i vështirë

Sipas hipotezave të para, të përmbledhura në një artikull të botuar në revistën “Nature”, problemi ka të bëjë me shumë me vetë vaksinën, dhe në veçanti me marrëdhëniet midis dozës dhe përbërjes së vaksinës. Gjatë testeve të Fazës I, ku përcaktohet doza optimale, shkencëtarët nga Spitali Universitar i Tybingenit në Gjermani, e vlerësuan një dozë vaksine midis 2 dhe 20 mikrogramë mARN për secilin injeksion.

Por në dozimin më të lartë, vaksina e CureVac shkaktoi shumë efekte anësore, si dhimbje koke të forta, ethe dhe lodhje. Prandaj u vendos që të ulet dozimi. Në nivelin 12 mikrogramë, vaksina dukej se tolerohej mirë dhe të gjithë pjesëmarrësit në testim zhvilluan antitrupa. Gjithsesi, nivelet e antitrupave neutralizues ishin relativisht të ulëta.

Ato ishin shumë të ngjashme me ato që gjenden tek të shëruarit nga infeksioni natyror, por shumë më të ulëta sesa ato që gjenden tek të vaksinuarit me vaksinën e Pfizer apo Moderna, të cilat në fakt kanë përmbajtje më të larta të mARN.

Sipas ekspertëve, ky moment duhet të ishte një sinjal alarmi për rezultatet që do të pasonin. Por tani pyetja kryesore është:Pse nuk mund të jepet vaksina CureVac në doza më të mëdha si të tjerat, pa shkaktuar efekte anësore të rënda?

Ndryshimet e nevojshme?

Nëse ndalemi dhe analizojmë përbërjen e vaksinës, përgjigjja mund të jetë ose tek molekulat e lipideve (yndyrnat) e përdorura për të mbrojtur mARN, ose tek të njëjtat udhëzime gjenetike për reagimin ndaj proteinës virale që dërgohen tek qelizat tona.

Flluskat e lipideve me të cilat është mbështjellë vaksina e CureVac, janë pothuajse identike me ato të përdorura për Pfizer dhe Moderna. Të gjitha vaksinat e ARN-së i japin trupit udhëzime se si të kodojë proteinën virale, të cilën SARS-CoV-2 e përdor për të hyrë në qelizat e trupit të njeriut.

Kështu qelizat që marrin udhëzime e prodhojnë vetë për një kohë të shkurtër proteinën virale, në mungesë të infeksionit, në mënyrë që sistemi imunitar të mësojë ta njohë atë dhe ta bllokojë atë në rastin e kontakteve të mëvonshme. Por vaksinat e Pfizer dhe Moderna përdorin një ARN të modifikuar.

Një nga blloqet e saj ndërtues (nukleozidet) që përbëjnë molekulën e saj – në këtë rast, uridina zëvendësohet me pseudouridinë – ndryshohet në mënyrë që të pengojë reagimin imunitar të trupit të njeriut dhe ta shpërndajë ARN direkt në qeliza:në të kundërt, udhëzimet gjenetike do të identifikoheshin menjëherë si të huaja.

Ky hap mendohet se anashkalon reagimet inflamatore më të theksuara të trupit. Ndërkohë vaksina e CureVac ndryshon renditjen e shkronjave të ARN-së, duke u përpjekur ta bëjë punën e saj pa u bllokuar nga mbrojtja imunitare.

Mbrojtësit e kësaj teknologjie, kanë argumentuar prej kohësh se ky është sekreti i efikasitetiy e lartë të këtyre vaksinave të gjeneratës së ardhshme. Dhe problemet që ka vaksina e CureVac, mund t’i japin sërish të drejtë.

Në pritje të përgjigjeve

Ekzistojnë edhe shpjegime të tjera të mundshme që nuk janë hedhur poshtë:ndryshime strukturore në rajone, që nuk e kodojnë dot proteinën virale; saktësisht temperatura më e lartë e ruajtjes, e cila mund të ketë përshpejtuar degradimin e ARN. Përgjigjet që do gjejmë do të jenë të rëndësishme jo vetëm për vaksinat anti-Covid, por edhe për vetë teknologjinë mARN dhe për perspektivat e trajtimit që ofron ajo.

Ndërkohë, CureVac po punon, së bashku me kompaninë farmaceutike me qendër në Londër, GlaxoSmithKline, për një tjetër vaksinë anti-Covid me bazë mRNA, e cila tek kafshët është vërejtur se prodhon 10 herë më shumë antitrupa neutralizues.

burimi: https://www.focus.it/scienza/salute/curevac-ragioni-flop-vaccino

Përshtatur për Tirana Today

Tags: anticovidcurevacdeshtimivaksina

TË LIDHURA

Kreu i ri i Policisë, mbyllen intervistat 9-orëshe për 14 kandidatët
Aktualitet

Kreu i ri i Policisë, mbyllen intervistat 9-orëshe për 14 kandidatët

20:52 | 24/03/2026
Emërohet administratori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit
Aktualitet

Emërohet administratori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

20:39 | 24/03/2026
Dëmtohet rruga në Pogradec, rrezikojnë të izolohen banorët
Aktualitet

Dëmtohet rruga në Pogradec, rrezikojnë të izolohen banorët

18:06 | 24/03/2026
Next Post
Mbyti gruan/ Piloti 32-vjeçar kalon natën e parë në qeli, kërkon punë në burg

Mbyti gruan/ Piloti 32-vjeçar kalon natën e parë në qeli, kërkon punë në burg

BE nuk hapi negociatat/ Ambasadorja amerikane në Shkup: Jemi të zhgënjyer

BE nuk hapi negociatat/ Ambasadorja amerikane në Shkup: Jemi të zhgënjyer

10 shprehje nga Orhan Pamuk, që duhet t’i lexojmë të paktën një herë

10 shprehje nga Orhan Pamuk, që duhet t’i lexojmë të paktën një herë







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Balla takim me Ramën në Kryeministri, diskutohet strategjia e komunikimit mbi draftin
Aktualitet

Balla takim me Ramën në Kryeministri, diskutohet strategjia e komunikimit mbi draftin

by mirseda
10:10 | 25/03/2026
0

Një ditë pas prezantimit të draftit për referendumet, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,...

Publikuan video me ngjyrat kuqezi ,4 shqiptarë arrestohen në Serbi

Publikuan video me ngjyrat kuqezi ,4 shqiptarë arrestohen në Serbi

09:23 | 25/03/2026
Social Demokratët e Danimarkës fitojnë më shumë vota, por pa shumicë parlamentare

Social Demokratët e Danimarkës fitojnë më shumë vota, por pa shumicë parlamentare

09:21 | 25/03/2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, Kombëtarja niset për në Varshavë

Ndeshja Poloni-Shqipëri, Kombëtarja niset për në Varshavë

09:20 | 25/03/2026
Hoxha: Kosova mbetet prioritet absolut i Shqipërisë

Hoxha: Kosova mbetet prioritet absolut i Shqipërisë

09:14 | 25/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com