E shtunë, 24 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

Mbyti gruan/ Piloti 32-vjeçar kalon natën e parë në qeli, kërkon punë në burg

Piloti 32-vjeçar Charalambos (Babis) Anagnostopoulos, i cili vrau gruan e tij Carloine, kaloi natën e tij të parë në burgun e Koridhalosit. Portali grek Newsbomb.gr, bën me dije se Babis nuk u dërgua në karantinë, për shkak se kishte kryer testin e Covid-19, ku kishte rezultuar negativ.

Ashtu si gjatë arrestimit të tij nga autoritetet policore, mbrëmjen e djeshme, Babis Anagnostopulos ishte i ftohtë dhe u dërgua në qelinë e tij pa folur asnjë fjalë.

Mëngjesin e sotëm, ai u takua me drejtoreshën e burgut Mary Stefi, procedurë standarde kjo për të gjithë të paraburgosurit.

Mësohet se ai kërkoi një punë sepse dëshiron ta kalojë kohën e tij. Po ashtu, ai ka kërkuar që të përdorë telefonin e burgut, por ende se ka shfrytëzuar të drejtën e një telefonate.

Babis nuk është vetëm në qeli, por me tre persona të tjerë. Njëri është një oficer burgu që vuan një dënim për drogë, i dyti për kontrabandë dhe i treti gjithashtu për drogë.

Babis Anagnostopulos u arrestua disa ditë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje.

Artikulli i medias greke
Artikulli i medias greke

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...