E mërkurë, 28 Korrik, 2021
22.5 C
Tirana

BE nuk hapi negociatat/ Ambasadorja amerikane në Shkup: Jemi të zhgënjyer

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Kate Byrnes u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të zhgënjyer me vendimin e Bashkimit Europian, për mos hapjen e negociatave.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Byrnes tha se Maqedonia e Veriut ka kryer punën e nevojshme për të nisur bisedimet për anëtarësim. Sipas saj, hapja e negociatave do ta rriste stabilitetin rajonal dhe do të avanconte lidhjet politike dhe ekonomike me Evropën.

“Nuk ka dyshim se Maqedonia e Veriut ka kryer punën e nevojshme për të nisur bisedimet për anëtarësim – hap që do të rriste stabilitetin rajonal dhe do të avanconte lidhjet politike dhe ekonomike me Evropën, ashtu sikurse do ta zgjeronte partneritetin transatlanik”, shkruan Byrnes në një postim në Twitter.

Në takimin e fundit të Këshillit për Çështje të Përgjithshme të BE-së në Luksemburg, presidenca portugeze ka konstatuar se nuk ekziston konsensus i nevojshëm për të miratuar kornizat negociuese për këto Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si kusht për të hapur negociatat.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...