Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse demokratët duhet të nisin procedurat për shkarkimin e Donald Trump 

7 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Pse demokratët duhet të nisin procedurat për shkarkimin e Donald Trump 

Nga: Michael D’Antonio “CNN”

Nëse interpretojmë si duhet deklaratën e fundit publike të Robert Mueller, të bërë në një fjalim surprizë në Departamentin e Drejtësisë ditën e mërkurë, mbërrihet vetëm në një përfundim logjik:Kryetarja e Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi, nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të fillojë procesin e fajësimit (impeaching) dhe shkarkimit të presidentit Donald Trump.

Baza për këtë fajësim mund të gjendet në vëllimin e dytë të raportit voluminoz të prokurorit të posaçëm, që përshkruan 11 mënyrat përmes të cilave hetuesit shqyrtuan nëse Trump pengoi punën e Mueller, duke penguar qëllimisht drejtësinë. Në fjalimin e tij të shkurtër, Mueller tërhoqi vëmendjen tek këto gjetje, dhe në faktin se ai nuk mund të bënte asgjë më shumë se sa kaq, ose siç u shpreh saktësisht ai “nëse do të kishim besim se presidenti në mënyrë të qartë, ka kryer një krim, ne do ta kishim thënë këtë”.

Fakti që Trump nuk u padit, nuk ishte një çështje e mungesës së provave, por e politikës së Departamentit të Drejtësisë, që ndalon ndjekjen penale të një presidenti .

“Ngarkimi i presidentit me një krim, nuk ishte një opsion, të cilin ne mund ta merrnim në konsiderate”-“, shpjegoi Mueller. Duke reaguar ndaj deklaratave të Mueller, demokratja Pelosi tha “asgjë nuk mund të përjashtohet”, por përsëriti, se tani për tani Kongresi do të vazhdojë të “hetojë” dhe “përpiqet” të zbardhë të vërtetën.

Edhe kryetari i komitetit të gjyqësorit, Jerry Nadler, nuk pranoi të thoshte nëse “impeachment” ishte diçka që mund të ndodhte tani afër, por tha ”fakti që Mueller nuk ishte në gjendje të ngrinte akuza penale ndaj presidentit, i bie barra Kongresit që të reagojë ndaj krimeve, gënjeshtrave dhe keqbërjeve të tjera të presidentit Trump – dhe ne do ta bëjmë këtë”.

Edhe pse Mueller besonte se ai ishte i ndaluar të akuzonte Trumpin, ai tha se zyra e tij ishte në dijeni se duhet të vepronte ndërsa dëshmitarët dhe dokumentet ishin ende në dispozicion, dhe sepse ishte e mundur që të tjerët të akuzoheshin. “Në fund të fundit, Kushtetuta kërkon një proces tjetër përveç sistemit të drejtësisë penale, për të akuzuar zyrtarisht një president në detyrë”- u shpreh Mueller.

Procesi – fajësia – ka të ngjarë të fillojë me komitetet e Kongresit që po hetojnë ndëhyrjen në zgjedhjet presidenciale, sulmet e Rusisë, dhe përpjekjet e dukshme të Trump për mbulimin e tyre dhe pengimin e drejtësisë. Pjesa më e madhe e këtij aktiviteti, përfshinte sjelljet anti-ligjore të Trump, ndaj drejtorit të atëhershëm të FBI-së, James Comey .

Në fillim të mandatit të tij, Trump i kërkoi Comey të mos vinte shumë nën presion këshilltarin e atëhershëm të sigurisë, Michael Flynn, që ishte duke u hetuar mbi mashtrimin për kontaktet e tij me rusët. (“Unë shpresoj që ju të pushoni hetimet ndaj tij”- i tha Trump, sipas Comey).

Më vonë, kur e shkarkoi Comey, Trump pranoi publikisht se ai e bëri këtë kërkesë, për shkak të hetimit të FBI-së mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhje. Nëse sjellja e Trump me Comey nuk është e mjaftueshëm bindëse që të bindë anëtarët e Kongresit, atëherë ata mjafton të lexojnë vetëm raportin e Robert Mueller, dhe t’i kushtojnë vëmendje vëllimit nr.2.

Aty, sikurse e thekson edhe kongresmeni Justin Amash, ata do të shohin një “përpjekje të vazhdueshme të presidentit, për ta përdorur postin e tij për të penguar apo thënë ndryshe korruptuar hetimin, mbi ndërhyrjen e rusëve në zgjedhjet presidenciale, për shkak se në rrezik ishin interesat e tij”.

Incidentet nga raporti i Amash, që ashtu si Trump, është një republikan, përfshijnë edhe presionin e supozuar të presidentin mbi ish-këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë, Don McGahn, për të gënjyer rreth kërkesës së Trump, që McGahn të vepronte për të pushuar Mueller nga detyra që kishte nisur.

Nëse do të konsideroheshin si ”krime dhe kundërvajtje”, të llojit që mund të çonin tek fajësimi, ato me siguri do të fyenin cilindo që ka një pikëpamje serioze mbi detyrat e presidentit, si shërbyes dhe mbrojtës i interesit publik dhe i idealeve demokratike të Amerikës.
Që Mueller është tronditur nga faktet e zbuluara nga hetimi i tij, dhe sjellja e presidentit, kjo del qartë në raportin e tij, por edhe në mimikën me të cilën u shfaq së fundmi para medias. Për vite me radhë, presidenti ka kryer një fushatë të shkallëzuar karakter-varëse kundër ekipit të Mueller, FBI-së dhe komunitetit më të madh të inteligjencës.

Një njeri fjalëpak, Mueller, i`a kushtoi disa prej atyre fjalëve të mërkurën mbrojtjes së atyre njerëzve. “Unë dua të falënderoj avokatët, agjentët e FBI-së dhe analistët, stafin profesional që na ndihmoi të kryejmë këtë hetim në mënyrë të drejtë dhe të pavarur. Këta individë, që punuan thuajse 2 vjet me mua, shfaqën integritetin më të lartë”.

Asnjë fjalë qoftë edhe e përgjithshme mbi Donald Trumpin, termi “integritet” ka qenë një fjalë për të përshkruar gjithë karrierën e Mueller. Me punën e tij si prokuror special, çështja e integritetit duhet të përqendrohet tani në Kongres, institucion që mund të rivendosë dinjitetin e presidencës, duke u bazuar në punën e Mueller. Me raportin dhe fjalimin e tij, ai i thirri ata në apel, dhe u ofroi atyre orientime se si ta përmbushin atë.

TIRANA TODAY

 

Tags: demokratetDonald Trumpshkarkimi

TË LIDHURA

Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit
Bota

Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

20:46 | 21/01/2026
Moti i keq në Greqi: Përmbytje dhe ndërprerje energjie në disa zona
Bota

Moti i keq në Greqi: Përmbytje dhe ndërprerje energjie në disa zona

20:31 | 21/01/2026
Plani i Paqes/ Zelensky takohet me Trump në Davos të enjten, ndërsa Witkoff do të pritet nga Putin
Bota

Plani i Paqes/ Zelensky takohet me Trump në Davos të enjten, ndërsa Witkoff do të pritet nga Putin

18:58 | 21/01/2026
Next Post
1 miliardë njerëz do të vdesin këtë shekull vetëm nga duhanpirja (video)

1 miliardë njerëz do të vdesin këtë shekull vetëm nga duhanpirja (video)

Kreu i NATO-s “shuplakë” Bashës dhe Kryemadhit: Dhuna e papranueshme!

Kreu i NATO-s “shuplakë” Bashës dhe Kryemadhit: Dhuna e papranueshme!

Video/Parashikoi luftëra, kriza ekonomike dhe vrasje presidentësh. Kush ishte amerikani Edgar Cayce

Video/Parashikoi luftëra, kriza ekonomike dhe vrasje presidentësh. Kush ishte amerikani Edgar Cayce







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën
Politikë

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën

by mirseda
22:18 | 21/01/2026
0

Të enjten Parlamenti do diskutojë dhe votojë edhe kërkesën e grupit të PS për miratimin e marrëveshjes...

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

22:15 | 21/01/2026
Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

20:52 | 21/01/2026
Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

20:46 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com