Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pse Berisha nuk e kandidon Lulzim Bashën për Bashkinë e Tiranës?

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Shteti të tregohet transparent”, Spahiu: Mund të klonohen pasaportat, shqiptarët duhet të përgatiten për pasoja

Nga: Kreshnik Spahiu

Opozita e përçarë po shkon drejt një humbje të sigurt në zgjedhjet lokale maj 2023.

Opozitës i ka humbur logo dhe vula.

Ende nuk dihet kush do mbaj firmën e Partisë Demokratike dhe të drejtën për regjistrim në zgjedhje.

Nga njëri krah Erion Veliaj dhe socialistët kanë 1 vit që përgatiten dhe kanë nisur fushatën.

Nga krahu tjetër Berisha vazhdon avazin e vjetër, që i nxjerr emrat në minutën e fundit.

Kjo nuk i lë mundësinë dhe kohën askujt që të sjell një fitore në Tiranë për 45 ditë.

7 muaj para zgjedhjeve, Partia Demokratike është futur në një procedurë qesharake për selektimin e kandidatëve për kryetar bashkish.

Sikur të mos mjaftonte përçarja që kanë mes tyre, Berisha ka rifutur në lëvizje procedurën që e copëton partinë.

Teoria e “primareve” ku anëtarësia e PD, voton për një nga emrat e preferuar, jo vetëm që nuk e bashkon, por e ndan partinë.

Kjo është eksperiencë e dështuar dhe provuar në 1999 nga vetë Partia Demokratike e cila kandidoi në “primare” Besnik Mustafain, Spartak Ngjelën, Bamir Topin dhe Buron Kacelin. Në përfundim me balotazh zgjodhi Besnik Mustafajin si kandidat përball Edi Ramës.

Rama fitoi me 2% më shumë dhe hyri në politikë, sepse PD u përça. Mbështetësit e Topit, Ngjelës dhe Kacelit nuk votuan një tropojan në Tiranë, por mbështeten Dash Shehin si kandidat i tretë dhe ky mori 4%. Asnjë “tironc” nuk votoi për PD.

Berisha nuk po e bashkon partinë dhe as nuk ka asnjë ofertë për të pakënaqurit apo anti-berishianët.

Nëse do donte bashkimin e kishte një alternativë: – Të kandidojë Lulzim Bashën për Bashkinë e Tiranës.

Kandidimi i Lulzim Bashës do justifikohej për këto arsye:

1- Emri i Bashës do mirëpritej nga deputetët dhe mbështetësit e ish-kryetarit dhe do bashkonte dy pjesët e partisë.

2- Emri i Bashës është i vetmi që ka marr rezultatin më të mirë në Tiranë 24 vitet e fundit në kryeqytet.

Më mirë se Mustafaj

Më mirë se Ngjela

Më mirë se Olldashi

Më mirë se Kosova

3- Emri i Bashës do zbuste marrëdhëniet e luftës me Amerikën, Anglinë dhe Bashkimin Evropian.

4- Emri Bashës do provonte se foltorja nuk gënjeu për hapjen dhe premtimet për bashkim.

Berisha dhe Meta ose të kandidojnë vetë përball Erion Velisë, ose të kandidojnë Lul Bashën.

Çdo zgjedhje tjetër mjeku, inxhinieri, kuzhinieri, shoferi apo kamerieri do jetë thjesht emër blof për humbje dhe për t’ia dhuruar mandatin e tretë Erion Velisë. Berisha ka një problem serioz, që nuk kandidon profile më të larta se vetja, por i zgjedh 10 shkallë bosh dhe poshtë vetes.

Me Lulzim Bashën ndoshta do e humb sërish Tiranën, por fiton bastin që të gjithë ne kemi vënë, se Berisha nuk ndryshon.

Ai eliminon dhe lufton miqtë, jo armiqtë…..

Mllefi dhe urrejtja e kanë zvogëluar aq shumë, sa Tirana është mision i pamundur për çetën e tij. Lufta e tij do jetë vetëm për të fituar Tropojën, madje edhe atje nuk do shkoj vetë për fushatë por do dërgoj Ilir Metën.

Tags: bashaBerishaKreshnik Spahiu

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
FNSH aksion në banesën e 43-vjeçarit, shpërndante h*roinë ndonëse në “arrest shtëpie” (VIDEO)

FNSH aksion në banesën e 43-vjeçarit, shpërndante h*roinë ndonëse në "arrest shtëpie" (VIDEO)

Zbulohet një tjetër varr masiv në Ukrainë/Civilë, gra dhe fëmijë të vr*rë

Zbulohet një tjetër varr masiv në Ukrainë/Civilë, gra dhe fëmijë të vr*rë

E qeshura si një mjet mbijetese për njerëzit? Ja çfarë zbulon studimi i ri

E qeshura si një mjet mbijetese për njerëzit? Ja çfarë zbulon studimi i ri







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror
Kosovo

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror

by mirseda
22:51 | 31/03/2026
0

Ëndrra shqiptare për në Botëror është shuar në Prishtinë, me Kosovën që është mposhtur 0-1 nga Turqia...

Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerikanë që fluturojnë drejt Iranit

Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerikanë që fluturojnë drejt Iranit

22:44 | 31/03/2026
Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

22:43 | 31/03/2026
Vijojnë sulmet ndaj Iranit/ Shpërthim në depot e armëve, Hegseth: U godit nga bombardues amerikanë

Vijojnë sulmet ndaj Iranit/ Shpërthim në depot e armëve, Hegseth: U godit nga bombardues amerikanë

22:39 | 31/03/2026
Gazetarja amerikane rrëmbehet në mesditë në qendër të Bagdadit

Gazetarja amerikane rrëmbehet në mesditë në qendër të Bagdadit

22:22 | 31/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com