Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse askush në PD nuk po gëzon për “kandidaturën” e Sali Berishës?

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Berisha: Basha-Rama, pazare prapa shpine! Në selinë e PD futem kur të dua

Nga: Mero Baze

Sali Berisha shpalli për herë të tretë kandidaturën e tij për të qenë në krye të Partisë Demokratike. Herën e parë më 1991, si kryetari i partisë së parë pro-amerikane në vend. Herën e dytë më 1997, si si kryetar i një partie që vetë-ndjehej si viktimë amerikane. Dhe herën e tretë dje, si kryetar i një partie anti-amerikane.

Ndërsa herën e parë e kishte të lehtë se ju ngjit në tribuna mitingjesh ambasadori i SHBA, herën e dytë hyri në ngërç dhe izolim të thellë derisa ndryshoi tërësisht kursin demokratik brenda partisë dhe tejkaloi izolimin ndërkombëtar, që vinte nga ajo çfarë kishte bërë në vitin 1997.

Në zgjedhjet e vitit 2001, kur ai ishte ende i izoluar, nuk pati as guximin të shpallte kandidaturën për kryeministër, por pëshpëriste me zë të ulët se kryeministër do të ishte Ridvan Bode.

Pas humbjes së thellë të vitit 2013 dhe përpjekjes së tij për të qenë padron i partisë në hije për tetë vite në opozitë deri në vitin 2021, Sali Berisha u ndëshkua familjarisht si një minues i demokracisë, hajdut i fondeve publike së bashku me pjesëtarët e familjes, dhe shantazhues i sistemit të drejtësisë. Partia Demokratike e traumatizuar, e gëlltiti në heshtje ndëshkimin, me shpresë se Sali Berisha do të ndante fatin e tij, nga fati i partisë.

Por ai më në fund i nxorri kthetrat. Kur pa se Partia Demokratike ishte e vendosur të vazhdonte jetën e vet politike pa atë, dhe kur kryetari i partisë e kumtoi këtë zyrtarisht, Sali Berisha nisi një fushatë populiste për të mobilizuar militantët e partisë në një fushatë antiamerikane, për të krijuar një parti që po devijon nga vizioni i saj themelues, si një parti e qëndrës së djathtë për t’u pozicionuar si parti “sovraniste” anti-amerikane dhe çdo rreziku tjetër perëndimor për familjen e Sali Berishës.

Është kjo arsyeja që vendimi i Sali Berishës për të shpallur kandidaturën e tij për kryetar partie, në një kohë kur tre muaj më parë ka mbështetur zyrtarisht kryetarin aktual të kësaj partie, nuk ka ngjallur asnjë entuziasëm në PD. Nuk ka ngjallur entuziasëm as tek mbështetësit e tij. Bile as në sallën mbushur në shumicë me njerëz me probleme si ajo e Kavajës.

Deri më sot ka funksionuar gënjeshtra se ata që po mbështesnin Sali Berishën, e bënin këtë se duan të heqin Lulzim Bashën. Prej dje kjo gënjeshtër ka rënë. Ata që mbështesin Sali Berishën, duhet të jenë të ndërgjegjshëm që po mbështesin një parti të re anti-amerikane në Shqipëri me kryetar Sali Berishën, që ka vetëm një mision dhe një qëllim, t’i shpëtojë drejtësisë për familjarët e tij dhe atë vet, për shkak të historisë së tyre kriminale në këtë vend.

Të gjithë ata që shkojnë pas Sali Berishës prej sot duhet të jenë të qartë se po luftojnë të bëjnë kryetar partie, një njeri që është damkosur përjetësisht nga SHBA si një armik i demokracisë në Shqipëri, i cili nuk do të ketë kurrë shansin as të pijë kafe me rojen e Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe Ambasadave të tjera perëndimore.

Kushdo që mendon se mund të vijë në pushtet me këtë parti, ose është budalla, dhe nuk i hyn në punë as PD, ose është njeri i inkriminuar dhe shikon fatin e tij të ngjashëm me familjen e Sali Berishës. Kjo tani është e qartë për këdo. Është kjo arsyeja që rikandidimi i Sali Berishës për herë të tretë në krye të PD, jo vetëm nuk i ka bërë të lumtur mbështetësit e tij, por u ka shtuar dilemat për rrugën pa krye ku janë futur. Arsyeja pse ai e shpalli kandidaturën, është e qartë. U detyrua të bëjë kamikazin dhe të nxjerrë emrin e tij. Kaq meritë duhet t’ia njohim Lulzim Bashës që e detyroi të dalë nga shpella, nga e cila shpresonte se do të lëvizte fijet e PD dhe do ta përdorte atë për interesa të veta.

Heshtja që ka pushtuar shpalljen e kandidaturës së tij nga vet PD, tregon qartë se askush nuk është i lumtur të shikojë në krye të PD, një njeri që ka dominuar me dhunë tridhjetë vite atë parti, dhe nga ana tjetër jep leksione demokracie se si njerëzit duhet të dorëhiqen nga politika.

Sot më shumë se kurrë, PD nuk ka frikë as nga Edi Rama, as nga Lulzim Basha, as nga SHBA apo Bashkimi Europian. Sot PD është e frikësuar nga përdhunimi i tretë i Sali Berishës. Dhe rezistenca e parë është heshtja e frikshme që pason kandidimin e tij. Edhe Aldo Bumçi do të kishte më shumë duartrokitje, nëse do të kishte kandiduar.

 

Tags: Mero BazenPDsali berisha

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Naftëtarët e Ballshit mblidhen para uzinës: Të opozitës vinë vetëm për votat

Naftëtarët e Ballshit mblidhen para uzinës: Të opozitës vinë vetëm për votat

Debate në Kuvend/Rushaj: Të diskutojmë për Krujën, Balla: Jo debate kafenesh

Debate në Kuvend/Rushaj: Të diskutojmë për Krujën, Balla: Jo debate kafenesh

700 të helmuar në Krujë, fekale dhe urinë bagëtish në ujin e pijshëm

700 të helmuar në Krujë, fekale dhe urinë bagëtish në ujin e pijshëm







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

Poloni-Shqipëri do të luhet në Varshavë
Sport

Poloni-Shqipëri do të luhet në Varshavë

by mirseda
20:58 | 27/11/2025
0

Ndeshja Poloni-Shqipëri, e vlefshme për gjysmëfinalet e “Play-off”-it të Botërorit 2026, do të luhet në stadiumin “Narodovi”...

EMRAT/ Zbulohen 24 të dyshuarit e klanit shqiptar që trafikoi 1.3 ton kokainë drejt Italisë

EMRAT/ Zbulohen 24 të dyshuarit e klanit shqiptar që trafikoi 1.3 ton kokainë drejt Italisë

20:32 | 27/11/2025
Alarmi në aeroporte dhe frika nga rritja e trazirave/ Holanda blen 100 radarë për të zbuluar dronë

Alarmi në aeroporte dhe frika nga rritja e trazirave/ Holanda blen 100 radarë për të zbuluar dronë

20:28 | 27/11/2025
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Alaskën

Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Alaskën

20:24 | 27/11/2025
PD ankimon dekretin në Kushtetuese, “ministrja virtuale” Diella paraqitet në seancë

PD ankimon dekretin në Kushtetuese, “ministrja virtuale” Diella paraqitet në seancë

19:57 | 27/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com