E enjte, 2 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

Debate në Kuvend/Rushaj: Të diskutojmë për Krujën, Balla: Jo debate kafenesh

Helmimi i qytetarëve në Krujë është kthyer në një “mollë sherri” mes kreut të grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj dhe kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Rushaj kërkoi të hidhej në votim ndryshimi i rendit të ditës së punimeve të Parlamentit dhe diskutimet të fokusoheshin mbi helmimin në Krujë. Por kjo kërkesë nuk u pranua nga socialistët, të cilët vijuan me rendin e ditës.

Në fjalën e tij, Rushaj tha se depozituan një kërkesë e cila i referohet ngjarjes së rëndë në Krujë, për shkak të ndotjes së ujit të pijshëm. Ai shtoi më tej se bëhet fjalë për një papërgjegjshmëri dhe shkelje të ligjit në furnizimin me ujë të pijshëm të qytetarëve. Nga ana tjetër, Balla tha se raste të tilla nuk duhet që të politizohen.

Situata vijon të mbetet kritike në qytetin e Krujës, pas helmimit masiv të banorëve. Mbrëmjen e djeshme janë paraqitur në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore edhe 130 qytetarë të tjerë.

Pjesë nga diskutimet:

Rushaj: Ne sapo depozituam një kërkesë. Ka një ngjarje shumë të rëndë, që është verifikuar në Krujë, për shkak të ndotjes së ujit të pijshëm. Janë qindra qytetarë nga Kruja që janë detyruar të shkojnë në spital për të marrë ndihmën e shpejtë. Nga çfarë është verifikuar deri tani, rezulton që kemi të bëjmë me një papërgjegjshmëri dhe shkelje të ligjit në furnizimin me ujë të pijshëm të qytetarëve. Për këtë arsye, ne sapo paraqitëm kërkesën e firmosur nga 10 deputetë, dhe kërkojmë të ndryshohet rendi i ditës dhe të vendoset si pikë e parë diskutimi për situatën emergjente të krijuar nga ndotja e ujit të pijshëm në Krujë. Mendojmë që Kuvendi e ka detyrim të diskutojë për këtë ngjarje të rëndë, që ka çuar në dëmtime masive të shëndetit të qytetarëve.

Balla: Rezulton të jenë të kontaminuar nga uji i pijshëm atje. Policia dhe prokuroria po bëjnë të gjitha hetimet, për t’i shkuar deri në fund kësaj ngjarje. Nuk e di që Kuvendi ka atribute të bëjë hetime penale apo hetime të karakterit mjekësor, pasi këto duhet t’i bëjnë autoritetet shtetërore. Besoj deri javën e ardhshme, qoftë Ministrja e Shëndetësisë, qoftë ai i Brendshëm, apo edhe strukturat e tjera shtetërore do jenë në gjendje t’i bëjnë Kuvendit një informacion të plotë. Sa i përket sugjerimit tim mbi kërkesën pa mbulim mbi rregulloren e Kuvendit, nuk ka asgjë. Nëse doni interpelancë urgjente, ajo duhet depozituar deri ditën e martë.

Gëzoni gjithë të drejtën të kërkoni interpelancë urgjente. Unë propozoj që ngjarje të tilla duhet sa më pak të politizohen, dhe sa më shumë të hetohen. Ajo që them me plot bindje është se të gjitha strukturat shtetërore kanë qenë në gatishmëri që në momentin e parë. Kështu që kjo çështje nuk ka si të hyjë në rend dite.

Rushaj: Ne nuk kërkuam as hetime penale, ne kërkuam që duke u bazuar në rregullore në nenin 31, kjo seancë të fillojë me një diskutim në lidhje me atë ngjarje. Në nenin 31 të Kuvendit thuhet që rendi i ditës mund të ndryshohet nëse propozohet nga 10 deputetë dhe nëse votohet me 3/5.

Balla: Nuk ka asnjë interpelancë që Kuvendi të kthehet për diskutimin tuaj. Të ftojmë zëvendëskryeministrin dhe deputetin Xhaferraj të vijojnë me interpelancën e kërkuar.

Çështjet që shtron Kuvendi nuk janë debate kafenesh, janë debate të strukturuara në formën e interpelancës. Kjo ngjarje nuk duhet politizuar, dhe javën e ardhshme mund të kërkoni një interpelancë me Ministrin e Brendshëm. Nuk kemi çfarë të votojmë dhe s’duhet të kthehet në praktikë që një deputet i opozitës të ndryshojë rendin e ditës.

Rushaj: Nuk kërkova as hetime penale, as ligj të veçantë, por kërkova të bëjmë diskutime. Ka qindra të sëmurë aty dhe ne duhet të diskutojmë për këtë çështje, deputetët e Krujës kërkojnë të diskutojnë. Unë përsëri propozoj ta hedhim në votë, dhe të ndryshojmë rendin e ditës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

24 vende të botës me Omicron, OBSH: Rrezik më i lartë i ri-infektimit

Zyrtarët shëndetësorë thonë se varianti i ri i koronavirusit Omicron tani është bërë dominues në Afrikën e Jugut, dhe po nxit një rritje të...

Greqia konfirmon rastin e parë të Omicron. Gjobë kush nuk vaksinohet

Greqia ka raportuar rastin e parë të variantit të koronavirusit Omicron në ishullin e Kretës, njoftoi sot në mëngjes Ministri grek i Shëndetësisë, Thanos...

Akuzat për “Toyota Yaris”, Balla-Bashës: Kallëzoje penalisht Berishën

Në Kuvend janë rikthyer sërish përplasjet e ashpra ndërmjet mazhorancës dhe opozitës, në lidhje me ndryshimet në ligjin për "Pastrimin e parave". Kreu i...

4 mijë euro për gradën “Nënkomisar”, SPAK del me njoftimin e rëndësishëm

Një kryekomisar, me detyrë Lektor në Fakultetin e Hetimit pranë Akademisë së Sigurisë si dhe një Inspektor në Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor të Policisë...

Basha: Institucionet shtetërore me kod omerta të mafies, pranoni Vettingun

Kryedemokrati Basha, nga Kuvendi bëri thirrje që të pranohet kërkesa për Vettingun në politikë. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, Basha...