Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Pse aleatët menduan se Adolf Hitleri u arratis në Argjentinë

6 vjet ago
in Bota, Kultura, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Pse aleatët menduan se Adolf Hitleri u arratis në Argjentinë

“…Ka pretendime se 6 zyrtarë të lartë argjentinas, kanë ndihmuar në fshehjen e Adolf Hitlerit, pas zbarkimin e tij me nëndetëse në Argjentinë. Raportohet se Hitleri strehohet në disa kodra rrëzë Andeve Të Jugut…”. Kështu nis një memorandum zyrtar i FBI-së që mban datën 21 shtator 1945.

Memo vazhdon më tutje të flasë në detaje për një ndodhi në Hollivud, Kaliforni, më 28 korrik 1945, midis dy burrave. Njëri prej të cilëve, tregoi mbi takimin personal që kishte pasur me Adolf Hitlerin në Argjentinë disa javë më parë. Problemi? Adolf Hitleri, kishte vdekur thuajse 3 muaj më parë.

Më 30 prill 1945, ai vrau veten me pistoletë në bunkerin e tij personal në Berlin. Bashkëshortja e tij prej vetëm 1 dite, Eva Braun, iu bashkua aktit ekstrem, duke pirë një kapsulë cianidi. Në përputhje me vullnetin dhe testamentin e fundit të Fyhrerit, kufomat u nxorën jashtë nga një dalje emergjente, dhe u dogjën me benzinë.

Mbetjet e trupave, u mbajtën në një vend të panjohur deri në vitin 1970, kur u dogjën tërësisht në krematorium dhe hiri u shpërnda. Historia e vdekjes së Adolf Hitlerit, njeriut më të urryer në histori, është e njohur. Por a është ajo e vërtetë? 75 vjet më vonë, misteri vazhdon që të mbijetojë.

Kohët e fundit, janë rigjallëruar teoritë se Hitleri dhe gruaja e tij, arritën të arratiseshin nga Gjermania, duke kërkuan azil në Argjentinë. Ata jetuan atje për pjesën e mbetur të jetës nën mbrojtjen e zyrtarëve argjentinas. Të nxitur nga publikimi i dokumenteve të reja me logo zyrtare, ka shumë njerëz që këmbëngulin se vetëvrasja e çiftit të çiftit ishte e rreme, dhe se ata ikën në Amerikën e Jugut, ku u ndihmuan nga qeveria argjentinase.

Sipas një dokumenti, FBI kishte raportuar parjen e një nëndetëse, që kishte zbarkuar në bregun e Argjentinës, duke lënë aty disa zyrtarë nazistë të nivelit të lartë. Nga atje, pjesa tjetër e informacionit, është e dorës së dytë. Ajo u është përcjellë agjentëve të FBI, në këmbim të azilit politik nga informatorë anonimë.

Një informator pohoi se e dinte me siguri se Hitleri ishte gjallë, dhe se ai jetonte në Argjentinë. Ai pretendoi se ishte një nga vetëm 4 njerëzit që kishin parë nga afër nëndetësen në Argjentinë, dhe se në fakt nuk kishte pasur vetëm një por dy të tilla. Zyrtarët nazistë, kishin qenë në nëndetësen e parë, ndërsa Hitleri dhe Eva Braun ishin pasagjerë në të dytën.

Informatori shtoi se qeveria argjentinase jo vetëm që e pranoi Fyhrerin, por e mirëpriti atë krahëhapur, duke i dhënë mbrojtjen e saj të plotë. Ai foli në detaje mbi fshatrat specifikë ku ishte çuar Hitleri, dhe dha detaje të besueshme fizike të vetë njeriut që pretendonte se ishte lideri nazist.

Përkundër dëshmitarit të besueshëm, emri i të cilit është censuar në të gjitha dokumentet zyrtare, FBI nuk e ndoqi kurrë më tej këtë çështje, duke nxitur më tej pretendimet e teoricienëve të komplotit. Për më tepër, reagimi i qeverive të ndryshme ndaj lajmeve për vdekjen e Hitlerit, i shtoi pretendimet se ai ende mund të ishte gjallë.

Njeriu i parë që njoftoi vdekjen e Hitlerit, ishte ai që u emërua si pasardhësi i Hitlerit nga vetë Fyhreri. Me fjalë të tjera, një shok partie, që duke shpallur vdekjen e Hitlerit, kishte shumë për të përfituar. Aleatët do të ishin më të gatshëm të negocionin me të kushtet e dorëzimit, dhe potencialisht mbi lirimin e të burgosurve sovjetikë të luftës.

Për më tepër, trupi i Hitlerit nuk u pa kurrë nga asnjë ushtar aleat, përpara se të digjej përtej njohjes. Stalini kishte kërkuar gjetjen me çdo kush të Hitlerit. Ai dërgoi enkas një komando në Führerbunker. Por sovjetikët gjetën vetëm aty mbetjet e dy trupave, të raportuar si Hitleri dhe Braun.

Edhe pse vetë Stalini mbeti i bindur se nuk ishte ai. Edhe kur u pyet nga presidenti i SHBA-së Herri Truman nëse Hitleri kishte vdekur, Stalin u përgjigj me një “jo” të prerë. Ndonëse bërja publike e vdekjes së Hitlerit, ndihmoi në zhdukjen e terrorit që kishte vënë përfund gjithë botën, gjithnjë e më shumë prova vazhduan të zbulohen, dhe që sugjeronin se Hitleri mund të mos kishte vdekur ende.

Në vitin 1945, gazeta “Stars and Stripes” raportoi se vetë gjenerali amerikan Duajt Ajzenhauer besonte në mundësinë se Hitleri vazhdonte të jetonte nën mbrojtjen e Argjentinës. Dhe qeveria publikoi fotografi të Hitlerit në maskime të ndryshme, për t’i treguar gjithë botës se si mund të dukej ai, sikur të kishte mbijetuar vërtetë.

Sigurisht, ka shumë informacione që FBI i mban të fshehta mbi njerëzit që nuk janë ata që thonë se janë, dhe ne e dimë se dikush mund ta kishte parë trupin e Hitlerit nga afër dhe personalisht përpara se ai të zhdukej. Versioni zyrtar i ngjarjeve, është ende vetëvrasja e dyfishtë e 30 prillit. Dhe ka po aq dëshmi për të kundërtën, sa ka edhe për variantin zyrtar.

Mbi të gjitha, ekzistojnë disa teori të tjera rreth asaj se ku shkoi Hitleri, secila më e mahnitshme se tjetra. Ndonëse arratia e Hitleri në Argjentinë, duket si lloji i misterit të luftës që teoricienët e komplotit e ushqejnë vazhdimisht, fakti që FBI nuk e hetoi asnjëherë atë plotësisht, nxit cilindo që të mos e besojë plotësisht variantin zyrtar./TIRANA TODAY

Tags: “MenduanAdolf HitlerialeatetArgjentinëarratis

TË LIDHURA

Samiti i NATO-s në Bruksel: Në fokus mbrojtja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina
Bota

Samiti i NATO-s në Bruksel: Në fokus mbrojtja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina

16:48 | 10/02/2026
Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit
Bota

Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit

11:22 | 10/02/2026
‘Rruga e vdekjes’/ Tjetër aksident shumë pranë vendit ku ndodhi tragjedia me tifozët e PAOK-ut
Bota

‘Rruga e vdekjes’/ Tjetër aksident shumë pranë vendit ku ndodhi tragjedia me tifozët e PAOK-ut

10:04 | 10/02/2026
Next Post
Gjykata e Posaçme hap dosjen “Tahiri”, ja kur mbahet seanca e parë

Gjykata e Posaçme hap dosjen “Tahiri”, ja kur mbahet seanca e parë

Kosovë/U dyshua se ishte prekur me koronavirus, dalin përgjigjet e analizave

Kosovë/U dyshua se ishte prekur me koronavirus, dalin përgjigjet e analizave

Pinpongu i gënjeshtrave Rama-Vuçiç

Koronavirusi fle në mushkëritë e Rilindjes







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili në GJKKO, mbahet sot seanca paraprake
Aktualitet

Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili në GJKKO, mbahet sot seanca paraprake

by mirseda
11:40 | 11/02/2026
0

Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili, i cili është marrë i pandehur si anëtar i grupit kriminal për...

Ujësjellësi çon në SPAK ish-kryebashkiakun e PS-së! Gjolek Guci i Memaliajt  merret i pandehur

Ujësjellësi çon në SPAK ish-kryebashkiakun e PS-së! Gjolek Guci i Memaliajt merret i pandehur

11:07 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!

Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!

11:03 | 11/02/2026
Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €

Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €

10:59 | 11/02/2026
Laert Vasili reagon pas aludimeve për përjashtimin nga ‘Përputhen’

Laert Vasili reagon pas aludimeve për përjashtimin nga ‘Përputhen’

10:52 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com