E diel, 12 Korrik, 2020
19 C
Tirana

Koronavirusi fle në mushkëritë e Rilindjes

Më të lexuarat

Hoti paralajmëron rikthimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se nëse numri i rasteve vijon të rritet, atëherë në Kosovë mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. I ftuar në...

Humb jetën nga koronavirusi babai i gazetarit të njohur

Gazetari i njohur, Berat Buzhala njofton se babai i tij ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Përmes një postimi në Facebook, gazetari tregon se babai i...

Zbardhet përgjimi/ Ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev ofendon shqiptarët

Një përgjim i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku dëgjohet duke ofenduar shqiptarët po bën xhiron e rrjetit. Në videon e siguruar nga...

U fotografua në rrugë, reagon deputetja e infektuar

Deputetja e PDK në Kuvendin e Kosovës Eliza Hoxha e cila është infektuar nga COVID-19, së fundmi u fotografua në rrugë. Reagimet qenë të shumta,...

Nga marrëveshja me Turqinë tek Konventa e Aarhusit, Meta dekreton 3 ligjet e rëndësishme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të parlamentit. Kreu i shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e...

U kërkoi të mbanin maskë, shoferi i autobusit humb jetën nga të rrahurat e të rinjve

Një 59-vjeçar i cili punonte si shofer autobusi në Francë ka humbur jetën, pasi u rrah nga një grup pasagjerësh që refuzuan të mbanin...

Shpërthejnë protestat në Greqi pas miratimit të ligjit në Kuvend

Në Greqi kanë janë regjistruar protesta të dhunshme, kundër ligjit që kufizon të drejtën për të protestuar që u miratua së fundmi në Parlament. Ky...

“Bleu shtëpi 232 mijë euro”/ Majko: Ndryshova banesë për shkak të kërcënimeve

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka pohuar edhe një herë se ai ka marrë kërcënime nga Irani rreth dy vite më parë. Majko ka reaguar...

FOTO/ Nuk do ta njihni, Eduart Ndocaj humb peshë në mënyrë drastike

Ish-deputeti, Eduart Ndocaj është shfaqur i transformuar pas një operacioni që ka zhvilluar së fundmi në Itali. Të gjithë e mbajmë mend imazhin e tij,...

Këngëtarja e infektuar fotografohet jashtë banesës, bëhet lajm se theu izolimin

Këngëtarja e njohur, njëkohësisht edhe deputete PDK-së, Eliza Hoxha, e cila rezultoi me koronavirus pak ditë më parë, ka thyer rregullat e izolimit duke...

Nga: Andi Bushati

Edhe mënyra se si sillen ndaj të papriturave të natyrës i veçon regjimet autoritariste nga ato demokratike. Këtë dëshmon rasti i fundit i koronavirusit që rrezikon të kthehet nga një epidemi në pandemi.

Në Kinën ende monopartiake, shteti autoritarist i Xi Jinpingut refuzoi për një kohë të gjatë ta njihte publikisht problemin. Zyrtarët partiakë në qytetin e parë që u prek, në Wuhan shtruan një banket me 40 mijë vetë për të dëshmuar se nuk ka vend për panik.

Heroi tashmë i vdekur, mjeku oftamolog, Li Wenliang u thirr nga policia dhe u detyrua të nënshkruante të kundërtën e asaj që besonte, megjithëse ai i kishte pohuar që më 20 dhjetor, kolegëve rrezikshmërinë e virusit vdekjeprurës.

Ndërkohë policia e drejtuar nga partia komuniste, që preokupohet më shumë për imazhin e regjimit sesa për mposhtjen e epidemisë, ka ndaluar deri më tani 351 vetë, për “përhapje lajmesh të rreme” dhe ka dëbuar nga vendi tre reporterë të Wall Street Journal. Shumë qytetarë që kanë vendosur të dëshmojnë në internet për defektet e sistemit mjekësor të regjimit komunist, ose nuk gjenden më në rrjet, ose janë zhdukur. Ajo që ndodh është e qartë: regjimeve u intereson më shumë propaganda sesa realiteti sado i rëndë që të jetë ai.

Qasja ouruelliane që komunistët kinezë patën në javët e para ndaj koronavirusit po krahasohet gjithnjë e më tepër me trajtimin që paraardhësit e tyre rusë i bënë shpërthimit të centralit bërthamor të Çernobilit, natën e 26 prillit 1986. Ata e mbajtën të fshehtë për 48 orë katastrofën deri sa vala e lartë e radioaktivitetit u regjistrua në Suedi, duke shkaktuar një numër të konsiderueshëm viktimash. Regjimi sovjetik iu vërsul me një valë akuzash për shpifje mediave perëndimore që filluan të informojnë për të vërtetën deri sa u detyrua ta pranojë atë me një kosto shumë më të lartë.

Po të krahasojmë këtë lloj qasjeje me atë që shohim në Evropën perëndimore, e konkretisht me mënyrën se si Italia po sillet me shpërthimin e epidemisë gjendja ndryshon si nata me ditën.

Qeveria e Romës veproi menjëherë me transparencë, njoftoi në kohë reale për çdo të infektuar dhe person që humbi jetë, dëshmoi vërtetësi për masat e karantinës dhe tregoi se ku gjendeshin spitalet e ngritura enkas për këtë emergjencë.

Lexo edhe :   Pandemia/ Bëri testin, dalin përgjigjet për vëllain e kryeministrit

Mes këtyre dy tablove, midis sjelljes së një regjimi diktatorial dhe një pushteti demokratik, qëndrimi që po adopton Shqipëria, tani që duket sikur rreziku po na troket, i ngjan më shumë modelit të parë.

Lexo edhe :   Të infektuarit tek Partizani, FSHF merr vendimin final për derbin

Kanë mjaftuar vetëm dy ditë për të vërejtur se regjimi i rilindjes po i fryn më shumë borive kundër përhapësve të panikut sesa kujdesit për marrjen e masave, më shumë sekretit sesa transparencës.

Kështu, një mjeku kurajoz, si shefit të kardiokirurgjisë si Edvin Prifti, i cili vuri alarmin për mungesën në QSUT të mjeteve që bënin analizën dhe për sasinë e pajisjeve të dhënies së oksigjenit, që kanë të bëjnë me kurimin, pushteti i kundërvuri menjëherë kolegët e tij, që e kundërshtonin pa fakte.

Po të shikoje të dielën një kronikë të Top Channel për masat e marra në aeroportin e Rinasit, do të dëgjoje absurditetin që zyrtarët i kishin pohuar reporterit, se vendi i karantinës mbahej sekret. Po e njëjta gjë thuhet edhe për spitalin që do presë të prekurit.

Vetë kryeministri Rama, në të vetmin status që ka bërë për këtë gjë, më shumë është marrë me kundërshtarët politikë, duke goditur mendjet e shthurura që përhapin panik te qytetarët. Edhe më grotesk bëhet qëndrimi i tij kur e krahason me opozitën që ka një paranojë krejt tjetër: faktin se mos pushteti përdor rrezikun e epidemisë, për të anuluar mitingun e Metës.

Edhe dordolecët qesharakë të prokurorisë politike, në vend të njoftonin se po hetonin ndonjë zyrtar shteti që tregohet laksist në masat e rrepta që duhen marrë në porte dhe aeroport, nga frika se prishet imazhi i rilindjes, shpallin hetime, si kinezë, kundër lajmeve të rreme.

Pra, mendësia oruelliane për të mbajtur nën kontroll gjithçka, kulti i sekretit dhe vendimmarrjes, për të cilën duhet të kenë monopolin vetëm pak njerëz, injorimi i mendjeve të lira të profesionistëve dhe mbështetja tek zanatçinjtë servilë, mbivendosja e luftës kundër panikut, ndaj nevojës për transparencë, primati i propagandës para përballjes me realitetin, janë dëshmitë më të prekshme të regjimit ku jetojmë. Njësoj siç u provua edhe pas tragjedisë së 26 nëntorit, modeli shqiptar është shumë larg atij të demokracive perëndimore. Dhe nuk ka më nevojë që koronavirusi të kapërcejë Adriatikun për ta parë këtë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Dielli do të lindë përsëri”/ Hashim Thaçi viziton varrin e Adem Jasharit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar varrin e Adem Jasharit, dy ditë para nisjes për në Hagë. “Jam sonte këtu në Prekaz për të...

Listat e hapura kërkojnë ndryshime në kushtetutë, sipas një eksperti ndërkombëtar

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama dhe Partia Demokratike, replikuan sërish sot në distancë pas deklarimit të djeshëm të kreut socialist për të mbështetur propozimin...

Japoni/ Dhjetëra viktima nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Ka shkuar në 63 numri i personave që kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e tokës në rajonin Kyushu në jugperëndim të Japonisë. Sipas agjencisë së...

Armand Duka uron De Biasin për detyrën e re

Kreu i FSHF-së, Armando Duka, ka uruar ish-trajnerin e kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, për detyrën e re. Duka thotë së shpreson që De Biasi...

Kapshticë/ Policia greke nuk lejon asnjë makinë me targa shqiptare të kalojë kufirin

Të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë këtë fundjavë nuk do të lejohen. Sipas Abc News, pala greke në Kapshticë ka njoftuar se...