Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Pse Ahmet Zogu lartësohet gjithnjë e më shumë

5 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Pse Ahmet Zogu lartësohet gjithnjë e më shumë

Me rastin e 125 vjetorit të lindjes

Nga: Ekrem Spahiu

Si sot 125 vjet më parë, më 8 Tetor 1895, lindi Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve, i cili që në rininë e hershme u thirr dhe iu përkushtua Shqipërisë në të gjitha momentet vendimtare historike të saj, duke filluar që nga shpallja e Pavarësisë dhe gjatë gjithë jetës së tij.

Regjimi komunist, jo vetëm që la pasoja të rënda në dimensionin kombëtar, goditi liritë e të drejtat themelore të njeriut, varfëroi në ekstrem vendin ekonomikisht, etj, por deformoi rëndë edhe historinë e Shqipërisë. Për të arritur këto qëllime, i nisur nga kritere klasore e politike, u përpoq të errësojë dhe madje të shuajë çdo kontribut e vlerë të dinastive dhe personaliteteve historike, midis tyre edhe të Ahmet Zogut.

Historia e Shqipërisë është në një proces rishikimi, duke e ngritur secilin në piedestalin legjitim përkundrejt kontributeve që ka dhënë në dobi të atdheut, shtetit dhe popullit shqiptarë. E vërteta dhe faktet po dëshmjon se figura e Ahmet Zogut, po lartësohet gjithnjë e më shumë.

Është një fakt i njohur se Shqipërinë dhe nacionalizmin shqiptar e mbajtën gjallë më të interesuarit, oxhakët dhe personalitetet që e kishin lidhur fatin e tyre me fatin e Shqipërisë. Dinastia Zogolli njihet si njera prej tyre.

Ahmet Zogu, bir i kësaj dinastie, përfaqësoi krahinën e Matit në Kuvendin e Vlorës për shpalljen e Pavarësisë. Në roje të pavarësisë së saposhpallur të vendit, ishte pikërisht Ahmet Zogu, që organizoi dhe angazhoi forcat e tij në Kakarriq kundër forcave serbo-malazeze, duke vënë jetën e tij në sakrificë për lirinë e Atdheut.

Intuita, interesimi dhe detyrimi i brendshëm kombëtar, do ta çonte atë të bëhej një nga organizatorët kryesor të Kongresit të Lushnjes, ku mori përgjegjësinë e madhe të sigurisë së punimeve të tij. Me meritë, Kongresi e caktoi Ministër të Brendshëm, një post që kërkonte kurajo dhe guxim. Në mbështetje të vendimit së Qeverisë të dalë nga Kongresi i Lushnjës për ta bërë vendin me kryeqytet, ishte vendosmëria e Ahmeti Zogut që i hapi rrugën Qeverisë së re për tu zhvendosur dhe instaluar në Tiranë. Ministri i Brendshëm A. Zogu me trupat e xhandarmërisë që sapo krijoi, vuri autoritetin e shtetit me rend dhe siguri në të gjithë territorin e vendit.

Koha, kontributet, këmbëngulja, vendosmëria, vizioni dhe angazhimi me burime njerëzore e financiare do ta sillte natyrshëm që Ahmet Zogu të besohej në postin e Kryeministrit të vendit, një post që, kur e mori, e mbajti pa ndërprerje për rreth dy vjet. Jetëgjatësia si kryemistër ishte një kontribut domethënës për stabilitetin e vendit. Kujtojmë se nga viti 1912 e deri në atë kohë, Shqipëria kishte ndërruar 17 qeveri. Jetëgjatësia e tyre ishte mesatarisht 7 muaj, madje pati qeveri që zgjati vetëm disa orë! Nëse vijonin qeveri me paqëndrueshmëri të tilla, me siguri do t’i kushtonin rëndë shtetit e kombit shqiptar, veçanërisht në periudhën tepër kritike midis dy luftrave botërore. Nën autoritetin e Kryeministrit Zogu, vendi fitoi një status të qëndrueshëm në të gjitha drejtimet

Për herë të parë dhe të vetme në historinë parlamentare të Shqipërisë, Parlamenti u formësua në dy dhoma: Senati dhe Dhoma e Deputetëve. Në kushtet kur përvoja politike shqiptare ishte e mangët dhe roli i Kryeministrit relativisht i prekshëm, një parlament me dy dhoma ishte zgjidhja më e mirë për të vendosur e ruajtur ekuilibrat politikë. Me kalimin në sistemin e Mbretërisë, këtë ekuilibër e garantonte vetë Mbreti.

Me shpalljen e Mbretërisë, Ahmet Zogu e orientoi të gjithë strukturën dhe institucionet e qevrisjes për nga modelet më të mira perëndimore. Si rrallë herë në historinë e Shqipërisë, ai thirri ekspertizën më të mirë juridike, ekonomike, ushtarake dhe diplomatike të shteteve perëndimore. Statuti Themeltar, kodi civil, kodi tregtar, kodi penal, kodi i procedurës civile, etj, të hartuara nën këtë ekspertizë, shënuan shkëputjen e plotë nga legjislacioni i periudhës osmane dhe e orientuan zhvillimin e Shqipërisë për nga potencialet demokratike.

Ministrat, deputetët, ambasadorët e kohës së Ahmet Zogut u zgjodhën nga njerzit më të ditur të vendit. Ata u vunë në shërbim të shtetit dhe shtetasve sikurse e kërkonte formimi dhe statusi i tyre. Nuk mund të imagjinohej që ata t’i përdornin këto poste në shërbim të interesave të tyre. Mbi këto baza, u krijua edhe administrata e shtetit, ku edhe sot, dokumentacioni i asaj kohe mbetet si etalon korrektese ligjore.

Me përvojën dhe autoritetin e krijuar, kontrolli i territorit u forcua në atë shkallë sa, në të gjitha kohërat më pas, kujtohet me nostalgji fakti që një xhandar i vetëm mbante rendin e qetësinë në një zonë të caktuar.

Me ekspertizën më të mirë perëndimore u ngrit Ushtria Kombëtare, me të gjitha strukturat krahasuese europiane, të cilës iu dha një mbështetje e pashembullt, duke i alokuar buxhet përparësor.

U shenjtërua prona dhe kadastra si elemente themelore të së drejtës. Liria e shprehjes dhe e shtypit në epokën zogiste ishte e plotë. Është fakt, që në atë periudhë u botuan gazeta të gjithfarllojshme opozitare, në të cilat nuk ishte blasfemi dhe nuk ndëshkohej kush pse shkruante kundër qeverisë apo edhe vetë Mbretit.

U vunë në efiçencë të plotë pasuritë tokësore e nëntokësore të vendit. U ndërtua nga fillimi infrastruktura rrugore dhe ura të shumta. Pikërisht në atë kohë mori formë Kryeqyteti shqiptar, me korpuset kryesore, të cilët akoma edhe sot përbëjnë pasaportën e identitetit të tij urban.

Shteti në kohën e Mbretit Zog, e bëri krenar shqiptarin, ku me politikat e ndjekura, iu garantua lëvizja e lirë me një pasaportë të denjë për të paraqitur identitetin e tij në çdo vend të botës. Paraja shqiptare, napoloni i famshëm, ishte një nga monedhat më të forta të kohës.

U masivizua arsimi kombëtar duke i dhënë prioritet edukimit të brezit të ri me frymën kombëtare. U respektuan, si në asnjë vend fqinj, të drejtat e minoriteteve për arsimim në gjuhën e tyre.

Mbretëria shqiptare garantoi me ligj lirinë e besimeve fetare. Me një lëvizje të vendosur dhe të papërsëritëshme, krijoi të gjitha kushtet për shpalljen e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare (12 prill 1937). Ndërkohë, Zogu qysh në vjeshtën e vitin 1925, kishte garantuar ngritjen në Shqipëri të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. U krijuan kushte dhe u kërkua që shoqëria të emancipohej në të gjitha planet. Në këtë kuadër, ajo u çlirua nga ngarkesat e paarsyeshme fetare, sikurse ishte mbulesa e jashtme e grave.

Sot, shqiptarët në të gjitha trojet kombëtare, gjithnjë e më shumë po i evokojnë vlerat, kontributet dhe arritjet e Mbretërisë Shqiptare. Ajo zgjati vetëm 11 vjet, por i la Shqipërisë një trashëgimi të pashlyeshme e cila, në shumë drejtime, është e paarritëshme edhe sot.

Faik Konica, një nga mendjet e ndritura të kombit shqiptar, deklaronte se “Shqipëria ka njërin prej ekzekutivëve më të shquar të botës”. Ndërsa Fan Noli, kundërshtari politik i Ahmet Zogut, deklaronte se “Ahmet bej Mati, është djalë fare i ri, por luan nga zemra dhe hekur nga karakteri”.

Këto vlera bëhen akoma më të prekëshme e të ndjeshme, kur shqiptarët bëjnë krahasimin se çfarë panë pas Ahmet Zogut, nga prilli 1939 dhe shohin ende sot.

*ish-deputet & kryetar i PLL

 

Tags: Ahmet ZoguEkrem SpahiuMbret i shqiptarëve

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Buzhala: Rama zgjodhi dy ministra nga Kosova për të sabotuar qeverinë Haradinaj

Sot fiton Kosova (nëse luan me zemër)

E paralajmëroi dy muaj më parë/ Gazetari: E njëjta dorë vrau në Durrës dhe Elbasan

Vrasja e të rinjve/ Artan Hoxha: Policia vërtetoi fjalën time, kishte krisma dhe viktima

Presidenti Trump: Nuk marr pjesë në një debat virtual

Presidenti Trump: Nuk marr pjesë në një debat virtual

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave

by mirseda
22:56 | 11/07/2025
0

Një zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit të Gjirokastrës, në orët e vona të mbrëmjes së sotme,...

U plagos me pushkë në këmbë, 40-vjeçari nga Vora përfundon në spital

Sarandë: Arrestohet personi që iku në det, dyshohet se hodhi një çantë në ujë

22:45 | 11/07/2025
Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

21:50 | 11/07/2025
IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

21:34 | 11/07/2025
Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

21:16 | 11/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com