Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Pse 2019 do të mbahet mend si viti i protestave

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Pse 2019 do të mbahet mend si viti i protestave

Nga: Ishaan Tharoor “The Washington Post”

E tashmja jonë, mund të përmblidhet pak e shumë kështu: “Në mbarë botën, protestuesit… besojnë se ekonomitë e vendeve të tyre, janë bërë gjithnjë e më jofunksionale dhe të korruptuara, se demokracitë po favorizojnë vetëm të fuqishmit, dhe po parandalojnë ndodhjen e ndonjë ndryshimi të rëndësishëm. Ata janë demokratët e zjarrtë… Disa dekada pas dështimit përfundimtar dhe braktisjes së komunizmit, ata besojnë se po përjetojnë dështimin e hiperkapitalizmit, dhe po synojnë çeljen një rruge të tretë, një kontratë të re sociale”.

Dëshira për një “kontratë të re shoqërore” nxiti jaunes (jelekët e verdhë) të paralizojnë Parisin, apo edhe lëvizjen që nxori më shumë se 1 milionë njerëz në rrugët e kryeqytetit të Kilit, Santiago. Zemërimi ndaj regjimeve të pamëshirshme, nxiti rebelime të mëdha në mbarë botën arabe, duke rrëzuar udhëheqësit në Algjeri, Sudan, Liban dhe Irak.

Në Hong Kong, protuesit u ngritën kundër Pekinit për më shumë se gjysmë viti, në një përballje të guximshme me shtetin më të fuqishëm një-partiak në botë. Edhe revista “Time”ka shpallur  Personin e Vitit 2019 pikërisht “Protestuesin”. Shkëlqimi i dy dekadave të globalizimit dhe liberalizimit, ka përfunduar.

Demokracitë perëndimore u tronditën nga kriza financiare dhe recesioni. Qytetarët në shtetet e korruptuara dhe autoritare, ngritën krye kundër shtypjes së tyre. Protestuesit kudo jetonin në shoqëri që “nuk kishin mbërritur plotësisht në fund të historisë”. Na duhet ende pak distancim, për të kuptuar se si ta etiketojmë këtë dekadë që po përfundon.

Por ne nuk jemi distancuar dhe aq nga trazirat dhe pakënaqësitë, që u shfaqën që në vitin 2011, Madje në disa aspekte, gjërat po keqësohen. Sipas të dhënave të publikuara në fillim të këtij viti, pabarazia e të ardhurave në Shtetet e Bashkuara, ka arritur nivelet e saj më të larta, qëkur Byroja e Regjistrimit filloi matjen e saj 5 dekada më parë.

Ndërkohë ndarjet politike po thellohen, me polarizimin dhe fragmentarizimin politik që po shënon normën e re në demokracitë në shumicën e vendeve të botës. Larg nga të qënit në ekspansion, liberalizmi ishte në tërheqje:Autokratët shtrënguan akoma më shumë grushtat e tyre; nacionalistët dhe ksenofobët dolën në skenën kryesorë të politikës; teksa u rikthye ribvaliteti i madh ms fuqive të mëdha.

Pak më shumë se gjysma e dekadës, u karakterizua si një tregues përfundimtar kur britanikët votuan pro Brexit, dhe kur Donald Trump fitoi zgjedhjet në SHBA pas një fushatë të bazuar tek ksenofobia. Diku tjetër, partitë e ekstremit të djathtë dikur periferike, si Alternativa për Gjermaninë (AfD), u shndërruan në lojtarë të fuqishëm në nivel kombëtar.

“Anëtarët e AfD përfaqësojnë një politikë që denigron pakicat në një vend, ku një zhvillim i ngjashëm çoi në katastrofë 80 vjet më parë”- shkroi Aneli Nauman, gazetare me banim në Berlin. “Por zemërimi i publikut ndaj pozitës së re të ekstremit të djathtë në shoqëri dhe qeveri, është duke u zbehur. Sondazhet tregojnë se gjermanët e moderuar, po zhvendosen drejt ekstremeve, duke e polarizuar më tej politikën e vendit”.

Ndërkaq në një ese për britaniken “The Guardian”, Andi Beket shkruan se ndjenja e “krizës së përhershme”, me të cilën nisi dekada e dytë e këtij mijëvjeçari, ka bërë që kjo dekadë “të duket shumë më e gjatë se sa dy të mëparshmet”. Kjo ndjesi përforcohet edhe nga zhytja jonë në botën e mediave sociale, si dhe nga varësia nga shërbimet e lajmeve të vazhdueshme, të cilat siç  thekson ai, e “kanë bërë të pamundur injorimin e ngjarjeve të tmerrshme”.

Marrëzia e epokës dixhitale, e formëson botëkuptimin tonë në një moment trazirash reale planetare. Gjatë dekadës që shkoi, shkencëtarët e kanë kuptuar më mirë se kurrë katastrofën akute të klimës, me të cilën po përballet bota. Larg vizioneve të rritjes së pandalshme ekonomike, politikëbërësit nisën të përballen me problemet e mungesës dhe mbijetesës.

Nëse ekziston një arsye për të pasur shpresë, ajo është tek protestat që shihen në rrugë. Motivet e miliona njerëzve që marshuan këtë vit në Santiago dhe La Paz, nga Algjeri dhe Basra, nga Londra dhe Berlini, dhe nga Nju Delhi në Hong Kong, ishin po aq të larmishme, sa edhe gjeografia e tyre.

Por ata ishin të bashkuar në atë që u bë një shfaqje epokale e pakënaqësisë globale, një shpërthim i trazirave popullore, që ishte kulmi i një dekade zemërimi. Kur nuk po bërtisnin për liri më të mëdha, protestuesit kanë demonstruar kundër mosveprimit të qeverive ndaj ndryshimit të  klimës, korrupsionit, pabarazisë dhe brutalitetit shtetëror.

Në vazhdën e këtyre protestave, u larguan presidentë, dhanë dorëheqjen kryeministra, dhe u rrëzuan shumë qeveri. Sigurisht, arritje të tilla janë ende të brishta. Përplasjet e forcave të sigurisë me protestuesit, shkaktuan qindra të vrarë në Irak dhe Iran, dhe një numër më të vogël të vdekurish diku tjetër.

Ashtu si në vitin 2011, spektri i kundër-revolucionit po dominon. Gjithsesi, njerëzit janë ende në gjendje të gjejnë mënyra, për të shprehur në mënyrë paqësore kundërshtimin e tyre. Frikësimi nga autoritetet, nuk do t’i trembë njerëzit të kërkojnë të drejtat e tyre.

TIRANA TODAY

Tags: botedemokraciaproteste

TË LIDHURA

Erdogan:Çmimin e luftës së pakuptimtë, të paligjshme dhe të panevojshme po e paguan gjithë njerëzimi
Bota

Erdogan:Çmimin e luftës së pakuptimtë, të paligjshme dhe të panevojshme po e paguan gjithë njerëzimi

20:40 | 28/03/2026
Testi i inteligjencës/ Hong Kong në krye, shqiptarët lënë pas fqinjët në renditje
Bota

Testi i inteligjencës/ Hong Kong në krye, shqiptarët lënë pas fqinjët në renditje

20:38 | 28/03/2026
2,500 marinsa në Lindjen e Mesme/ A do urdhërojë Trump sulm tokësor ndaj Iranit?
Bota

2,500 marinsa në Lindjen e Mesme/ A do urdhërojë Trump sulm tokësor ndaj Iranit?

20:32 | 28/03/2026
Next Post
Parlamenti i Kosovës mblidhet sot/ S’ka marrëveshje për institucionet

Parlamenti i Kosovës mblidhet sot/ S’ka marrëveshje për institucionet

Aksion “blic” në të gjithë Tiranën/ Përfundojnë në pranga 4 persona

Aksion “blic” në të gjithë Tiranën/ Përfundojnë në pranga 4 persona

A e përjashton shkenca ekzistencën e Zotit

A e përjashton shkenca ekzistencën e Zotit







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Erdogan:Çmimin e luftës së pakuptimtë, të paligjshme dhe të panevojshme po e paguan gjithë njerëzimi
Bota

Erdogan:Çmimin e luftës së pakuptimtë, të paligjshme dhe të panevojshme po e paguan gjithë njerëzimi

by mirseda
20:40 | 28/03/2026
0

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të premten se çmimi i “luftës së pakuptimtë, të paligjshme...

Testi i inteligjencës/ Hong Kong në krye, shqiptarët lënë pas fqinjët në renditje

Testi i inteligjencës/ Hong Kong në krye, shqiptarët lënë pas fqinjët në renditje

20:38 | 28/03/2026
Prefekti Shkëlqim Hajdari uron  sportistët, mbështetje për bilardon dhe karaten

Prefekti Shkëlqim Hajdari uron sportistët, mbështetje për bilardon dhe karaten

20:36 | 28/03/2026
2,500 marinsa në Lindjen e Mesme/ A do urdhërojë Trump sulm tokësor ndaj Iranit?

2,500 marinsa në Lindjen e Mesme/ A do urdhërojë Trump sulm tokësor ndaj Iranit?

20:32 | 28/03/2026
Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet: Në përputhje me parimet e statutit!

Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet: Në përputhje me parimet e statutit!

20:28 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com