Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Prurjet e reja politike në Parlament, domosdoshmëri”

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Prurjet e reja politike në Parlament, domosdoshmëri”

Eksperti zgjedhor, Kristaq Kume, thotë për DW thotë se ndryshimi i sistemit zgjedhor nga votimi me lista të mbyllura tek ai me lista të hapura do të mundësojë ardhjen e një elite të re politike në Shqipëri.

DW: Z.Kume, në ꞔfarë konteksti e vendosni propozimin e SHBA, që Shqipëria të ndryshojë sistemin e saj zgjedhor nga ai me lista të mbyllura kandidatësh për deputetë në atë me lista të hapura?

Në mes të kësaj jave, të mërkurën, (20.05.2020) ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ia propozoi Këshillit politik për reformën zgjedhore dhe kryeministrit Rama.

Kristaq Kume: Ambasadorja amerikane Yuri Kim po nxit palët të gjejnë konsensus për zgjidhje legjislative që do të bëjnë të mundur funksionimin më të mirë të demokracisë përfaqësuese në Shqipëri.

Ambasadorja Kim iu referua legjislacionit zgjedhor të Danimarkës dhe tërhoqi vëmendjen sesi mund të realizohet parimi kushtetues, sipas të cilit zgjedhësit, populli sovran, ushtron sovranitetin përmes përfaqësuesve të vet, që ai i zgjedh në procese zgjedhore demokratike.

DW: Si e pengon sistemi zgjedhor aktual, ai propocional rajonal me lista të mbyllura, këtë parim kushtetues?

Kristaq Kume: Ky sistem ia ka bërë të pamundur elektoratit, qytetarëve të Shqipërisë, të shprehen se kë dëshërojnë ata që t’i përfaqësojë në Parlament.

Kini parasysh, që në kushtet dhe kapacitetet aktuale të shoqërisë shqiptare për të përvehtësuar dhe zbatuar demokracinë, ky sistem, kështu si është parashikuar që të zbatohet në Kodin zgjedhor, mbart me vehte mundësi për keqpërdorim dhe shmangie nga parimet dhe objektivat që ka demokracia përfaqësuese.

E theksoj këtë, sepse sistemi propocional rajonal me lista të mbyllura nuk është një gjetje shqiptare.

Ai zbatohet edhe në vende të tjera demokratike, por në këto vende nuk sjell pasoja si ato me të cilat është ndeshur deri sot shoqëria jonë.

Kjo ndodh sepse zbatimi i sistemit proporcional rajonal me lista të mbyllura ka sjellë në Parlament si deputetë njerëz që elektorati nuk i njeh, të cilët po të kishin garuar vetë, nuk do ta kishin fituar kurrë mandatin e deputetit.

Ata janë futur në Parlament sepse kështu kanë dashur kryetarët e partive, kryetarët e subjekteve politike në garë.

Të tillë deputetë janë në Parlament vetem për këtë arsye dhe jo sepse për ta kanë vendosur partitë, anëtarësitë e tyre apo forumet drejtuese kolegjiale që të kandidojne.

Në Shqipëri kemi një trupë legjislative të formuar nga vullneti, dëshira dhe vendimet e kryetarëve të partive kryesore dhe jo nga vullneti i shprehur në kutitë e votimit prej qytetarëve.

Për pasojë, në veprimin dhe vendimmarrjen e këtyre deputetëve, e para është dëshira e kryetarit dhe jo interesi i qytetarit. Kemi funksionim jo normal dhe jo sipas pritshmërive të demokracisë përfaqësuese në Shqipëri.

Mendoj që, ambasadorja amerikane ka patur parasysh këtë situatë dhe po nxit klasën politike që të gjejë mundësi për ta ndryshuar atë përmes ndryshimesh ligjore, duke e paraqitur si një ndër rrugët për gjetjen e zgjidhjes sistemin zgjedhor propocional rajonal me lista të hapura.

DW: Çfarë do të thotë kjo në terma konkretë?

Kristaq Kume: Do të thotë që renditja e kandidatëve në listat e partive politike, në fund të procesit zgjedhur të bëhet sipas votave dhe preferencave të shprehura për kandidatët nga zgjedhësit.

Kjo do të thotë që, mund të ndodhë që edhe kandidati i vendosur nga partia në fund të listes, të marrë mandatin e deputetit, sepse kështu dëshërojnë zgjedhësit.

Duke votuar me lista te hapura, krijohet mundësia reale që vullneti i zgjedhësve për kandidatet që ata dëshërojnë t`i përfaqësojnë në Parlament, vullnet që realizohet me votën e tyre preferenciale në kutitë e votimit.

DW: A mund t`i hapë rrugën ardhjes në Parlament të prurjeve dhe subjekteve të reja politike ndryshimi i sistemit zgjedhor?

Kristaq Kume: Patjetër që po. Votimi me lista të hapura, duke i krijuar mundësi zgjedhësit të shprehë preferencën e tij për kandidatin/kandidatët që dëshëron ta përfaqësojnë në Kuvend, rrit mundësinë që në Kuvend të shkojnë, sipas gjykimit te qytetarëve, më të mirët që kandidojnë.

Njëherazi me ndryshimin e sistemit aktual propocional rajonal, duke marrë si model sistemin zgjedhor, që ambasadorja amerikane ia rekomandon për konsultim klasës politike të Tiranës duhet gjetur edhe një mekanizëm “miqësor” që lidhet me pragun dhe mënyrën e ndarjes së mandateve të subjekteve zgjedhore në garë, të parashikuar në një listë korrektuese kombëtare. Kjo bën të mundur hyrjen e prurjeve te reja në Parlament, hyrjen në skenën politike të vendit të partive të reja politike.

Shqipëria ka nevojë për qarkullim të elitave politike. Jemi në momentin kur në procesin e zhvillimit demokratik të vendit dhe shoqërisë duhet të realizohet hop cilësor. Këtë e kanë të vështirë ta bëjnë kryesisht dhe vetëm partitë që kanë rreth tridhjetë vite që funksionojnë në Shqipëri.

Janë të nevojshme forca dhe enegji të reja politike. Dhe për të mbështetur këtë proces zhvillimi me kapacitete politike drejtimi dhe veprimi për reformat e thella demokratike, mekanizmi efektiv që duhet të përdoret është sistemi zgjedhor.

DW: Si e kanë pritur partitë politike propozimin e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim?

Kristaq Kume: Dy partitë e mëdha Partia Socialiste, (PS) dhe Partia Demokratike, (PD) kërkojnë ta shtyjnë sa më shumë të jetë e mundur në kohë trajtimin e çështjes që lidhet me ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Përfaqësuesi i PS, në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, tha të enjten (21.05) në Parlament se “ndryshimi i sistemit zgjedhor do të shpërthejë Kushtetutën, pasi do të sjellë ndryshime në gjithë korpusin kushtetues: në marrëdhëniet e Pushtetit Ekzekutiv me atë Legjislativ, të Legjislativit me Pushtetin Gjyqësor dhe Presidencën”. Ai tha se nuk mund të ndërhyhet në Kushtetutë për të ndryshuar sistemin zgjedhor “pa marrë masa që efektet në Kushtetutë të mos jenë shpërthyese dhe të padëshëruara”.

Por mendoj se ky arsyetim është thjesht një truk për ta shtyrë, në kalendat greke, diskutimin dhe vendimmarrjen për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Të njëjtin qëndrim mban edhe PD që thotë si nëpër dhëmbë se do ta shikojë ꞔështjen e listave të hapura dhe sistemit zgjedhor.

Opozita parlamentare është e angazhuar fuqishëm për realizimin e këtij ndryshimi dhe votimin me lista të hapura. Ajo ka depozituar në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore 3 propozime për ndryshimin e sistemit, njëra prej të cilave përputhet me modelin danez, të sugjeruar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Votimi me lista te hapura, duket se has një një mur të vështirë për t’u kapërcyer.

Megjithatë mendoj se sinergjia qe prodhon presioni qytetar me nxitjen që vjen nga faktori ndërkombëtar vështirë se mund të shpërfillen nga klasa politike dhe sidomos nga mazhoranca socialiste..

DW:A mund të arrihet kjo për zgjedhjet parlamentare të radhës, në vitin që vjen, 2021?

Kristaq Kume: Nëse ka vullnet politik për ndryshime të tilla, në sistem ose të paktën për votimin me lista të hapura, zgjidhjet legjislative për realizimin e këtij vullneti kjo nuk është fare e vështire dhe nuk duhet kohë për t`u realizuar.

Shoqëria dhe qytetari i ynë janë të interesuar që kjo të bëhet një orë e më parë, pse kështu jo vetëm që plotësohen kushte të Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të anëtarësimit por akoma edhe më shumë se kaq, krijohen kushte reale për funksionimin normal dhe më efektiv të demokracisë përfaqësuese në shoqërinë tonë..

DW: Me ꞔfarë po merret konkretisht Komiteti Politik, kali i betejës për kryerjen e reformës zgjedhore?

Është lajm i mirë rikthimi i opozitës jashtëparlamentare, për të qënë sërish pjesë e këtij Këshilli, të martën që vjen, më 27 maj, pas largimit si shenjë solidariteti me protestuesit për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Kristaq Kume: Komiteti Politik, ka dy palë: përfaqësues të maxhorancës socialiste dhe të opozitës, parlamentare dhe jashtë parlamentare. Pranë tij është atashuar grupi i ekspertëve vendas dhe të ODIHR-it dhe ekspertë të tjerë ndërkombëtarë.

Puna e tij kryesore është gjetja e zgjidhjeve ligjore për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it në ndryshimet që do të bëhen në Kodin Zgjedhor. Vendimet në këtë Këshill parashikohet të merren vetëm me konsensus. Vendimet e tij do t`i dërgohen Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, nëpërmjet të cilit ato do të paraqiten për t`u miratuar ne Kuvend.

Gjithë kjo punë që po bëhet nuk duhet të ketë si synim plotësimin e kushtit të Bundestagut gjerman për kryerjen e reformës zgjedhore por, shumë më tepër se kaq: ajo duhet të synojë interesin dhe pritshmëritë e qytetarëve, për t`ju dhënë atyre mundësi të realizojnë procese zgjedhore demokratike dhe me standarde të gjithëpranuara.

Kristaq Kume është ekspert për sistemet zgjedhore dhe anëtar i grupit të ekspertëve për reformën zgjedhore në Shqipëri. /DW

Tags: ekspert zgjedhorParlamentprurje politike

TË LIDHURA

Spahiu: Qindra arrestime të mundshme për manipulimin e votës në Tiranë
Aktualitet

Spahiu: Qindra arrestime të mundshme për manipulimin e votës në Tiranë

22:50 | 05/06/2025
Bushati përplasjet me deputetin e PS: Shqipëria po bëhet si Rusia e Putinit
Aktualitet

Bushati përplasjet me deputetin e PS: Shqipëria po bëhet si Rusia e Putinit

22:45 | 05/06/2025
Kandidatja e Berishës kërkon hapjen e kutive, ja besniku i kryedemokratit që rrezikon mandatin
Aktualitet

Kandidatja e Berishës kërkon hapjen e kutive, ja besniku i kryedemokratit që rrezikon mandatin

22:31 | 05/06/2025
Next Post
Bilanci/ Një tjetër person humb jetën nga koronavirusi në Greqi

Bilanci/ Një tjetër person humb jetën nga koronavirusi në Greqi

“Corriere” bën bilancin: Pse Shqipëria dhe Greqia shënuan më pak viktima nga koronavirusi

“Corriere” bën bilancin: Pse Shqipëria dhe Greqia shënuan më pak viktima nga koronavirusi

Epidemiologia e ISHP-së: Në fund të majit mund të hiqen kufizimet

Epidemiologia e ISHP-së: Në fund të majit mund të hiqen kufizimet

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Ron Zaiti rrëfen ndarjen pas “Ferma VIP”
Showbizz

Ron Zaiti rrëfen ndarjen pas “Ferma VIP”

by mirseda
23:06 | 05/06/2025
0

Ron Zaiti, ish-konkurrenti i “Ferma VIP 2”, ka zbuluar se e dashura e tij e ka lënë...

Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Qershor 2025

22:52 | 05/06/2025
Spahiu: Qindra arrestime të mundshme për manipulimin e votës në Tiranë

Spahiu: Qindra arrestime të mundshme për manipulimin e votës në Tiranë

22:50 | 05/06/2025
Bushati përplasjet me deputetin e PS: Shqipëria po bëhet si Rusia e Putinit

Bushati përplasjet me deputetin e PS: Shqipëria po bëhet si Rusia e Putinit

22:45 | 05/06/2025
Ndeshja me Serbinë mund të shkaktojë tensione, UEFA mbledhje speciale të premten, ja çfarë pritet të ndodhë

Ndeshja me Serbinë mund të shkaktojë tensione, UEFA mbledhje speciale të premten, ja çfarë pritet të ndodhë

22:41 | 05/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com