Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Provokimi me listat e pahapura

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Të mos e ngatërrojmë “hallin” e PD me hallin e demokracisë

Nga Mero Baze

Edi Rama rihapi debatin mbi hapjen e pjesshme të listave, duke përdorur si arsyetim kuotat gjinore. Hapja e pjesshme e listave nënkupton që rreth 30 për qind e listës të jetë jokonkurruese, por e caktuar nga partia.

Pjesa tjetër që është e hapur, i përket 20 për qind të listës fituese. Pra më shumë se gjysma e fituesve i bie të përcaktohen sërish nga partia.

Kjo natyrisht që nuk është më një formulë e listave të hapura, por keqpërdorim i fjalës listë e hapur.

Por Edi Rama nuk e bëri të sigurt këtë. E tha vetëm si opsion, nëse nuk gjente dot “zgjidhje” për kuotat gjinore, për të cilat në fakt zgjidhja është e qartë. Pasi e hap plotësisht listën, dhe shikon kush ka marrë më shumë, 30 për qind e listës fituese, bëhet me gratë që kanë marrë më tepër dhe 70 për qind e listës fituese bëhet me burrat që kanë marrë më tepër.

Por me sa duket Edi Rama nuk e ka hallin tek gratë e shumicës, por tek provokimi i Lulzim Bashës. Ai kërkon të testojë nëse atij i intereson të ruajë pozitat në përcaktimin e grupit të ri parlamentar, pasi listat plotësisht të hapura, e fusin  atë në telashe, për të siguruar vende për pesë aleatët që i ka si gjobë, në listat e PD, dhe për drejtuesit kryesorë të PD.

Dhe nuk është se nuk i ka funksionuar provokimi. Në rrethana normale, Lulzim Basha dhe PD duhet të kishin reaguar ashpër ndaj fjalimit të Ramës. Por ka reaguar vetëm Monika si “patriote” që do mbrojë detin, dhe askush tjetër për listat.

Në kushtet kur koalicionet detyrohen të garojnë me një listë të përbashkët dhe ajo praktikisht është në masën më të madhe e mbyllur për listën fituese, mos hapja e listave plotësisht zhduk gjithë aktorët e rinj politikë nga gara dhe lë partitë e vjetra, ku LSI pritet të dalë koalicion më vete, PD më vete dhe Edi Rama më vete.

Me këtë formulë Edi Rama dëmton vetëm opozitën e re që do të provojë të hyjë në zgjedhje, e cila duket se do të jetë me së paku tre parti deri tani. Nëse atyre u imponon mbylljen e listave deri në 30 për qind, praktikisht i ke kthyer tek sistemi i listave të mbyllura dhe i ke lënë jashtë Parlamentit.

Por deri atëherë gjërat mund të ndryshojnë. Më shumë se sa direktivë, Edi Rama sot e tha këtë si provokim ndaj Luzlim Bashës dhe Ilir Metës, për të testuar sa rehat ndihen ata me lista të pahapura plotësisht.

Duke qenë se socialistët do të hyjnë të vetëm në zgjedhje përballë dy koalicioneve opozitare, LSI e PD, mbyllja e derës për opozitën e re dhe pakësimi i shanseve për të, krijon idenë sikur Rama kërkon ta ndajë pushtetin me dy të parët, ose ta marrë të gjithin vetëm.

Vetë kjo ide mund të prodhojë aq zemërim dhe politikë, sa t’ua prish qetësinë të treve. Nuk ka gjë më të pamatur, se sa para zgjedhjeve, të dukesh se i trembesh alternativave të reja.

Edhe pse Rama duket se e ka taktikë për të provokuar debate me Bashën, kjo është e vetmja gjë që të tregon të vjetruar në politikë.

 

Tags: listat e hapuramero bazeprovokimi

TË LIDHURA

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Next Post
Greqi/ Rritet numri i viktimave dhe të infektuarve

Greqi/ Rritet numri i viktimave dhe të infektuarve

Tensionet me Turqinë/ Greqia planifikon të përforcojë ushtrinë

Tensionet me Turqinë/ Greqia planifikon të përforcojë ushtrinë

TRONDITËSE! Babai rrëfen historinë sesi fqinji abuzoi me vajzën e tij 5-vjeçare

TRONDITËSE! Babai rrëfen historinë sesi fqinji abuzoi me vajzën e tij 5-vjeçare







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën
Bota

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

by mirseda
22:40 | 23/01/2026
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ashpërsuar tonet ndaj Kanadasë, duke e akuzuar vendin fqinj...

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

21:59 | 23/01/2026
Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, të paktën 109 të arrestuar

Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, të paktën 109 të arrestuar

21:35 | 23/01/2026
Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan

Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan

21:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com