Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Provoi për 13 vjet burgjet më të egra të diktaturës”, Basha mesazh ngushëllimi për ish-të burgosurin

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Provoi për 13 vjet burgjet më të egra të diktaturës”, Basha mesazh ngushëllimi për ish-të burgosurin

Kreu opozitar, Lulzim Basha shpreh ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-të burgosurit politik Agim Musta, teksa shprehet se ishte një shembull i intelektualit që nuk u shmangej përgjegjësive të shumta që tranzicioni linte jetime.

Në postimin e tij në Facebook, Basha shkruan se ai u është pranë vajzave të tij, Elisabetës dhe Suelës dhe ndaj me to ndjesinë e krenarisë që ndjen çdo shqiptar për një dëshmitar të diktaturës komuniste, që, qysh prej 1990-s, ja kushtoi jetën e vet publikimit të këtyre dëshmive.

Postimi i plotë:

Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të historianit, filologut dhe aktivistit të të drejtave të njeriut Agim Musta, një dëshmitari të çmuar, një simboli të rezistencës antikomuniste dhe një rrëfyesi të pashoq për krimet e diktaturës komuniste.

Agim Musta ishte etaloni i të burgosurit politik në diktaturën komuniste. Ai ishte pjesëtar i “grupit socialdemokrat”, së bashku me Pjetër Arbnorin, Uran Kalakulën e të tjerë antikomunistë që në 1962 u arrestuan, sepse tentuan të themelonin të parin formacion politik, pas vendosjes së diktaturës më 1944-ën.

Pasi provoi për 13 vjet burgjet më të egra të diktaturës, në Burrel e në Spaç, Agim Musta u mbijetoi edhe viteve të tjera të diktaturës dhe u përfshi në vitin 1990 në Lëvizjen për Demokraci, duke qenë një themelues i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë.

Emrin e Agim Mustës e gjen në çdo nismë për rehabilitimin e viktimave të komunizmit, integrimin në shoqëri të ish-të përndjekurve politikë dhe pasardhësve të tyre, si dhe në radhën e parë të atyre që kërkonin ndëshkimin e ideatorëve dhe atyre që vunë në zbatim për 45 vjet diktaturën më të egër në Evropë. Ai ishte hartuesi i parë i hartës së zbulimit të më shumë se 100 burgjeve, kampeve të internimit e kampeve të telave me gjemba. Agim Musta ishte një kontributor në themelimin e Pavionit të terrorit komunist në Shqipëri dhe njëri nga anëtarët e komisionit që u mor me rindërtimin e Pavionit të viktimave të diktaturës komuniste, në 2012-ën, në 100-vjetorin e pavarësisë. Ai kontribuoi në vetë të parë, jo vetëm në mbledhjen e dëshmive, por edhe me publikimin e 13 librave, me fakte historike, dëshmi e intervista për zbardhjen e krimeve gjatë 45 viteve të diktaturës.

Agim Musta ishte një shembull i intelektualit që nuk u shmangej përgjegjësive të shumta që tranzicioni linte jetime. Angazhimi i tij në mbrojtje të të drejtave të njeriut, si dhe për gjetjen e eshtrave të mbi 4 mijë të vrarëve të diktaturës është një leksion për të gjithë ne. Kur shoqëria ka nevojë, intelektualët e ngrenë zërin, ata rreshtohen dhe nuk stepen as nga intimidimet e metastazave të diktaturës e as nga joshja imorale e zengjinëve që duan të blejnë heshtjen, robërinë e re të shoqërive me demokraci hibride.

Unë u jam pranë vajzave të Agim Mustës, Elisabetës dhe Suelës, dhe ndaj me to ndjesinë e krenarisë që ndjen çdo shqiptar për një dëshmitar të diktaturës komuniste, që, qysh prej 1990-s, ja kushtoi jetën e vet publikimit të këtyre dëshmive. Këtu jeta e Agimit dallon nga jeta e të burgosurve të tjerë të komunizmit. Publikimi i dëshmive për krimet dhe i librave të tjerë historikë është një kontribut i pashoq, për të cilin jam i sigurt se shoqëria shqiptare do t’i jetë përjetësisht mirënjohës Agim Mustës. U prehtë në paqe!

 

Tags: Agim Mustalulzim bashamesazhngushëllimi

TË LIDHURA

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren
Aktualitet

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime
Aktualitet

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
Next Post
Tronditëse në Australi/ 20-vjeçarja shqiptare, studente e mjekësisë gjendet e vdekur në makinë

Tronditëse në Australi/ 20-vjeçarja shqiptare, studente e mjekësisë gjendet e vdekur në makinë

“Hajde se po na tërheqin zvarrë”, thirrja e dëshpëruar e artistit të njohur

“Hajde se po na tërheqin zvarrë”, thirrja e dëshpëruar e artistit të njohur

Rama e la pa post, Bushati takon Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE (Foto)

Rama e la pa post, Bushati takon Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE (Foto)







JU REKOMANDOJMË

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com