Sot nisin provimet e Maturës Shtetërore. Rreth 34 mijë maturantë do i nënshtrohen sot provimit të parë të gjuhës së huaj. Mësohet se testi do të zhvillohet në 208 qendra provimesh.
Ndonëse pjesa më e madhe e mësimit u zhvillua online për shkak të pandemisë dhe masave që mori Ministria e Arsimit në këtë drejtim, raportohet se nuk do të ketë reduktim të programit mësimor. Ministria e Arsimit ka rikthyer pyetjet me zhvillim, dhe esenë për testet e gjuhës shqipe dhe gjuhës së huaj.
Teza nuk do të ketë pyetje të shkallëzuara sipas niveleve të nxënësve, ndërsa edhe këtë vit matura do të zhvillohet sipas protokolleve mbrojtëse anti-Covid. Provimet e radhës do të mbahen më 3, 7,11 dhe 15 qershor.