Pavarësisht qëndrimit të kryeministrit Rama se protestat janë një turp për Shqipërinë dhe dëmtojnë qëndrimin e saj në arenën ndërkombëtare në lidhje me luftën në Ukrainë, shoqëria civile ka paralajmëruar se nuk do të ndalet.
Sipas protestuesve, nëse qeveria nuk pranon kërkesat e qytetarëve, protestat do të vijojnë për një kohë të pacaktuar.
Pak çaste më parë, protestuesit kanë marrë vendimin që të qëndrojnë para Kryeministrisë për 24 orë.
Sipas organizatorëve, kjo protestë do të vazhdojë për 24 orë, në pritje të plotësimit të 5 kushteve që janë bërë publike pak ditë më parë.
Ndryshe nga herët e tjera, ku pasi kanë protestuar për 2-3 orë protestuesit janë larguar, sot ata kanë vendosur të qëndrojnë në bulevard.
Për rreth 1 orë ka pasur mesazhe nga disa prej protestuesve, dhe më pas mikrofoni është fikur.