Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Protesta/Topallaj: PD dhe LSI s’kanë moral përballë shqiptarëve. Kanë humbur besimin e tyre

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Protesta/Topallaj: PD dhe LSI s’kanë moral përballë shqiptarëve. Kanë humbur besimin e tyre

Anëtari i Partisë Demokratike në këshillin bashkiak të Tiranës Fabian Topallaj thekson se Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi s’kanë fytyrë për të protestuar ditën e nesërme, pasi sipas tij ata e kanë humbur besimin e publikut.

Topallaj i cili njihet si një nga elementët politikë i rreshtuar kundër liderit të kësaj force politike, Lulzim Bashës, shpjegon se përballë qeverisë së inkriminuar ka pafund arsye për të protestuar.

Por, aktorët që dalin në protestë e kanë humbur prej kohësh kredibilitetin ndaj publikut dhe njerëzit nuk kanë besim tek Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, pasi sipas tij, koalicioni midis tyre është i pamoralshëm. Ndërsa shton se Basha duhet të punojë për zgjedhjet e ardhshme, pasi nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të ardhur në pushtet.Cilat janë arsyet për të cilat do të dilni nesër në protestë?

Kjo është pyetja më e lehtë që mund t’i behet një opozitari sot. Arsyet pse jo vetëm opozitarët, por të gjithë shqiptarët duhet të dalin në shesh sot janë të shumta, duke filluar që nga gjendja e ekonomisë që ka ardhur në përkeqësim, skandalet qeveritare, ku së fundmi është vërtetuar në faqe të dheut se qeveria jo vetëm ka lejuar kriminalizimin e vendit, por e ka dirigjuar atë vete nëpërmjet ish-ministrit të rendit dhe deri tek rreziku që po i kanoset demokracisë në vend nga përqendrimi i të gjithë pushteteve në një dorë: atë të Edi Ramës që sot përveç të tjerave kontrollon dhe Prokurorin e Përgjithshëm dhe çdo pushtet që do duhej të ishte i pavarur. Pyetja do qe më e vështirë të bëheshe në të kundërt, a ka sot arsye për mos të protestuar kundër kësaj qeverie? Dhe unë them me bindje se sot të gjithë shqiptarët kanë arsye për të protestuar. Nesër do të jetë vonë sepse krimi do të ketë marrë revansh dhe demokracia përfundimisht do ketë humbur instrumentet e garantimit të sovranitetit popullor.

Çfarë mendoni se do të arrihet në këtë protestë?

Unë nuk besoj se do të ketë arritje politike, por jam i bindur që masiviteti do të përmbushë qëllimet e protestës. Jo vetëm nuk besoj se do të përmbushë qëllime politike, por nuk dëshiroj një gjë të tillë në fakt. Ajo që dua është që ne të bindemi se shqiptarët e kanë vrarë frikën. Ata janë më shumë se klika në pushtet dhe se ata janë të gatshëm të dëshmojnë se janë në gjendje të përballen me të keqen. Kaq mjafton që qeveria të trembet dhe qytetarët të marrin zemër. Një hap i parë i suksesshëm është një gur i parë themeli për ndryshimin e gjendjes ku kemi rënë.

A besoni se kreu i PD-së, Basha është i sinqertë në këtë “betejë” kundër qeverisë Rama?

Nuk ka rëndësi çfarë besoj unë, e rëndësishme është çfarë mendojnë qytetarët. Por unë e thashë qytetarët do të jenë të shtunën në protestë jo për Bashën dhe as për opozitën në përgjithësi. Ata do të jenë për hallet e tyre. Besimi i qytetarëve tek opozita vërtetohet në rast zgjedhjesh elektorale. Protesta është e qytetarëve, liderët dhe partitë t’i bëjnë hyzmet zgjedhjeve.

Çfarë mendoni për bashkëpunimin PD-LSI, a është ky pazari i radhës i Bashës? Për çfarë i shërben kjo protestë kryedemokratit?

Unë e kam shprehur dhe më parë mendimin tim për bashkëpunimin PD-LSI. Unë mendoj që në opozitë bashkërendimi i veprimit politik për forcat e pozicionuar në minorancë është një gjë krejtësisht e natyrshme dhe e domosdoshme. Për mua opozita duhet të bashkëpunojë me çdo formacion dhe fluks në funksion të shkurtimit të jetës së kësaj qeverisje. Sigurisht që numrat nuk janë të mjaftueshëm për suksesin e aksionit opozitar. Kërkohet më së pari moral në aksionin opozitar dhe morali është si një qelq që nëse thyhet vështirë se mund të ngjitet krejt lehtë. Është një proces i gjatë sigurisht. c Por unë them që opozita do ringrihet domosdoshmërish edhe nëse forcat politike aktuale në opozitë mund të vazhdojnë të kenë probleme me besimin publik. Opozita është shpirti i shoqërisë dhe jetës publike. Ajo kur dobësohet ringrihet sërish dhe kur nuk ekziston rishpiket nga shoqëria me çdo formë.

A mendoni se mund të krijohen trazira në këtë protestë, të paralajmëruar si madhështore?

Jo në këtë protestë nuk do të ketë trazira. Këtë kanë deklaruar organizatorët, kështu është sjellë i gjithë populli opozitar në të gjitha protestat e 4 viteve të fundit dhe kjo i shërben më shumë protestës në vetvete. Dhuna vetëm sa e dobëson protestën, kështu që s’ka arsye për trazira

A keni një thirrje për skeptikët, të cilët nuk kanë asnjë shpresë te liderët opozitarë (Basha dhe Kryemadhi), përse duhet të ngrihen ata në protestën e së shtunës?

Skeptikët duhet të ngrihen për veten e tyre, për të ardhmen e tyre dhe për fëmijët e tyre. Koha nuk pret. Me këto ritme Shqipëria po degradon në një formë jodemokratike të organizimit shoqëror. Skeptikët jo vetëm e pësojnë njësoj si çdo shqiptar, por në të ardhmen do të jenë viktimat e parë të një shteti kriminal, që po instalohet me shpejtësi. Skeptikët nuk duhet të dalin për partitë. Ata nëse s’kanë besim tek partitë opozitare duhet të kenë besim tek forca e tyre qytetare. Unë jam i bindur që skeptikët do të jenë shumica e kësaj proteste. Shumë më shumë edhe se anëtarët e partive opozitare. Kjo sepse skeptikët sot janë shumë më shumë se anëtarët e partive dhe pakrahasimisht më shumë se ithtarët e liderëve partiakë në fakt.

Intervistoi: Safete Neza, TIRANA TODAY

Tags: bashabesonfytyreKryemadhikushprotestojnes’kanëTopallaj

TË LIDHURA

Reshjet e shiut përmbytin rrugët e Vlorës, bashkia shpall gjendjen e emergjencës
Aktualitet

Reshjet e shiut përmbytin rrugët e Vlorës, bashkia shpall gjendjen e emergjencës

19:15 | 05/08/2025
Vrasja e Santiago Malkos, dënohen me 35 vite burg dy të pandehurit
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

17:42 | 05/08/2025
Zjarr në Peqin, flakët përfshijnë zonën e Grykshit
Aktualitet

Zjarr në Peqin, flakët përfshijnë zonën e Grykshit

17:13 | 05/08/2025
Next Post
Sërish drogë drejt Italisë; Sekuestrohen 900 kg kanabis, arrestohen dy shqiptarë

Sërish drogë drejt Italisë; Sekuestrohen 900 kg kanabis, arrestohen dy shqiptarë

27 Janari/Mustafaj: Basha fton njerëzit, por s’mban përgjegjësi

27 Janari/Mustafaj: Basha fton njerëzit, por s'mban përgjegjësi

Komuna e Bujanocit nderon figurën e Jonuz Musliut

Komuna e Bujanocit nderon figurën e Jonuz Musliut

JU REKOMANDOJMË

U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

21:00 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Trageti mbytet dhjetë minuta pas nisjes në bregun e Glaros, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët
Rajoni

Trageti mbytet dhjetë minuta pas nisjes në bregun e Glaros, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët

by mirseda
19:56 | 05/08/2025
0

Një traget që operonte në itinerarin nga Nea Stira në Agia Marina u mbyt të martën pasdite...

Kristjan Asllani refuzon klubin e sapongitur në Serinë A, e ardhmja e tij tek Interi mbetet pezull

Kristjan Asllani refuzon klubin e sapongitur në Serinë A, e ardhmja e tij tek Interi mbetet pezull

19:44 | 05/08/2025
Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

19:40 | 05/08/2025
Reshjet e shiut përmbytin rrugët e Vlorës, bashkia shpall gjendjen e emergjencës

Reshjet e shiut përmbytin rrugët e Vlorës, bashkia shpall gjendjen e emergjencës

19:15 | 05/08/2025
U nda nga jeta dy javë më parë, zbulohet shkaku i vdekjes së yllit të rokut Ozzy Osbourne

U nda nga jeta dy javë më parë, zbulohet shkaku i vdekjes së yllit të rokut Ozzy Osbourne

19:09 | 05/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com