Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Protestat si “pushtet” i popullit, dhe rreziqet nga aktet e “mosbindjes civile”

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Protestat si “pushtet” i popullit, dhe rreziqet nga aktet e “mosbindjes civile”

Nga Aryeh Neier “Project Syndicate”

Njerëzit në mbarë botën, po i përdorin demonstratat e mëdha, për të shprehur ankesat e tyre. Ndërsa në një farë mënyre, protestat popullore janë një triumf i parimeve demokratike dhe aktivizmit qytetar, ato mbartin gjithashtu rreziqe serioze, përfshirë dhunën nga dhe kundër protestuesve.

Përhapja e tyre sot, flet për dështimin e qeverive, demokratike dhe autoritare, për të dëgjuar, lëre më pastaj për të plotësuar nevojat e popullit të tyre. Çështjet që diskutohen janë të ndryshme. Në Katalonjë, protestuesit po kërkojnë lirimin e 9 liderëve separatistë, që po përballen me burgime të gjata, për shkak të rolit të tyre në përpjekjen e dështuar për t’u shkëputur nga Spanja në vitin 2017.

Në Kili, pabarazia ekonomike po nxit protesta gjithmonë e më të dhunshme, të shkaktuara nga rritja e çmimit të biletës në metronë e Santiagos. Në Liban, protestat nisën për shkak të korrupsionit, dhe administrimit të dobët ekonomik. Por tani ato synojnë rrëzimin e kleptokracisë sektare që ka sunduar vendin për dekada.

Ndërkohë në Hong Kong, protestuesit po i rezistojnë dhunës në rritje nga qeveria kineze ndaj lirive civile, dhe sundimit të ligjit në qytet. Ato e kanë detyruar tashmë qeverinë lokale të tërheqë ligjin ekstradimit, prej nga ku filloi e gjitha. Njerëzit mund të përdorin “retorikën e trupit” të protestave në rrugë, kur mendojnë se nuk mund të sjellin dot ndryshimin përmes kanaleve demokratike, siç është kutia e votimit.

Në Moskë, protestat shpërthyen këtë verë, kur kandidatët e opozitës u ndaluan të garonin në zgjedhjet lokale për këshillin bashkiak të qytetit. Lëvizja protestuese në Liban, është e nxitur nga një mungesë e ngjashme e opsioneve të mirëfillta demokratike. Banorët e Hong Kongut, nuk kanë të drejtë të shprehen me votë për udhëheqësit e Kinës.

Protestat, mund të jenë një mjet i fuqishëm për të treguar angazhimin ndaj një kauze, jo vetëm për drejtuesit, por edhe për bashkëqytetarët. Këta të fundit, mund të frymëzohen për t’ju bashkuar kësaj lufte. Dhe ato mund të shërbejnë për të tërhequr vëmendjen e botës së jashtme.

Udhëheqësit e protestave në Hong Kong, kanë kërkuar qartazi mbështetje ndërkombëtare.

Por demonstratat e mëdha, kërkojnë shpesh një sakrificë të madhe. Aktet e “mosbindjes civile”, si p.sh bllokimi i trafikut në rrugë (siç ka ndodhur në Bejrut dhe Londër). Apo paralizimi i aeroportit (si në Hong Kong), mund të jenë një mënyrë e fuqishme për të tërhequr vëmendjen ndaj një kauze.

Por ato i vendosin pjesëmarrësit e tyre në rrezik, qoftë nga gazi lotsjellës apo arrestimi. Edhe kur protestat paqësore janë teknikisht të ligjshme, pjesëmarrësit mund të thyejnë ligjet, duke u akuzuar edhe për krime të mjegullta si “prishja e paqes”.

Në Shtetet e Bashkuara, lëvizja e të drejtave civile e viteve 1950-1960, protestat kundër Luftës së Vietnamit të viteve 1960-1970, dhe protestat e sotme mbi ndryshimin e klimës, ndajnë një veçori kryesore: gati të gjithë pjesëmarrësit ishin jo të dhunshëm, por gjithsesi ata u përballën me arrestime të përsëritura, ndonjëherë në shkallë të gjerë.

Ka rreziqe që vijnë nga protestues që përfshihen qëllimisht në akte dhune, të cilat mund t’i shohin si të justifikuara, por që në fund e dëmtojnë kauzën e tyre, duke distancuar aleatët e mundshëm, duke e justifikuar dhunën e qeverisë, dhe rrezikuar protestuesit e tjerë.

Hong Kongu, ku shumica e protestuesve janë jo të dhunshëm, është një rast plot pikëpyetje. Nëse një lëvizje proteste ka sukses ose dështon, kjo varet kryesisht edhe nga media. “Policia shtyp protestat e dhunshme”, është padyshim një titull shumë i ndryshëm nga “Policia shtyp dhunshëm protestat”. Ose nuk dërgon të njëjtin mesazh si “Protestuesit dhe përplasja e policisë”.

Për më tepër, imazhet e momenteve dramatike, si arrestimi i një figure të njohur, mund të bëjë një përshtypje më të madhe në imagjinatën e publikut të gjerë, sesa debatet apo parullat. Katër studentët zezakë që protestuan kundër ndarjes racore në vitin 1960, duke u ulur në heshtje në mensën e shkollës, të rezervuar vetëm për të bardhët në Grisborou, Karolina e Veriut, mund të mos kishin ndihmuar në nxitjen e një lëvizje të madhe, nëse media lokale nuk do të kishte transmetuar pamjet.

Mungesa e opsioneve të protestuesve në përballje me politikat e dëmshme qeveritare, u jep legjitimitet veprimeve të tyre. Në ç’mënyrë tjetër, përveç demonstratave në rrugë, mund të kishin mobilizuar median globale qytetarët Hong Kongut, mbi projekt-ligjin e diskutueshëm të ekstradimit?

E njëjta gjë vlen për hungarezët, që protestojnë ndaj një “ligji skllavërues”, që rrit në mënyrë drastike sasinë e punës jashtë orarit. Po ashtu për filipinasit, që dënojnë vrasjet pa gjyq të trafikantëve dhe përdoruesve të drogës nga qeveria. Apo edhe brazilianët, që kundërshtojnë zgjerimin katastrofik mjedisor të agrobiznesit në pyjet e Amazonës.

Në të treja vendet, liderët e djathtë populistë kanë minuar sistemet demokratike, që i sollën ata në pushtet. Por protestuesit duhet të kenë kujdes: ndikimi i mediave, është një thikë me dy presa. Imazhet e disa protestuesve në Hong Kong, që shkatërrojnë dritare apo hedhin bomba Molotov, e ​​minojnë narrativën se është shteti kinez, ai që po vepron kundër sundimit të ligjit.

Tani, janë udhëheqësit e Kinës, ata që mund të përdorin median globale, këtë herë për të diskredituar protestat. Me pabarazinë, populizmin dhe autoritarizmin ende në rritje, duket se ka mundësi që demonstratat masive të mbete një pjesë e politikës globale për të ardhmen e parashikueshme.

Padyshim, qeveritë do të përpiqen t’i shkatërrojnë ato. Por, në mungesë të një reagimi më të madh institucional ndaj ankesave dhe kërkesave popullore, njerëzit nuk kanë gjasa që të qëndrojnë në shtëpi./ TIRANA TODAY

Tags: “mosbindjes civile”“pushtet” i popullitpabarazia ekonomikeprotestat

TË LIDHURA

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje
Editorial - Opinione

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje

13:00 | 16/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
Next Post
Përplasja në burgun e Rrogozhinës, kush është 26-vjeçari i plagosur rëndë

Shpërthen në flakë makina në ish-Bllok, policia shkon në vendngjarje

‘Rrezik për dhunë’/Mesazhi i Ambasadës Amerikane pak para protestës: Kujdes në këto 4 zona

"1 në 3 gjyqtarë me pasuri mbi 250 mijë €", Ambasada e SHBA jep paralajmërimin

“S’do paguhem 180 mijë €”/ Çim Peka i përgjigjet Gjebreas: Këndo si për Enverin

“S'do paguhem 180 mijë €”/ Çim Peka i përgjigjet Gjebreas: Këndo si për Enverin







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Kosovë: Operacion kundër korrupsionit, arrestohen disa zyrtarë të lartë, mes tyre një ish-ministër
Kosovo

Kosovë: Operacion kundër korrupsionit, arrestohen disa zyrtarë të lartë, mes tyre një ish-ministër

by mirseda
22:27 | 18/12/2025
0

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është finalizuar me sukses një...

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

21:52 | 18/12/2025
Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

21:06 | 18/12/2025
Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

20:42 | 18/12/2025
Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

20:11 | 18/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com