Pas protestave të shumta të mbajtura në Liban në dy javët e kaluara, kryeministri i këtij vendi, Saad Hariri ka njoftuar dorëheqjen e tij.
Sipas REL, këto protesta nisën si fillim për kundërshtimin e vendimit të qeverisë për të vënë taksa në thirrjet e aplikacionit WhatsApp. Por shumë shpejt këto protesta u zgjeruan duke kundërshtuar edhe krizën ekonomike dhe korrupsionin politik.
Sa i përket dorëheqjes së tij, Hariri u shpreh se vendi kishte arritur në një pikë të bllokadës, dhe se kishte nevojë për një lëkundje, në mënyrë që të ndërpritet kriza.
Kryeministri Hariri u bëri thirrje të gjithë libanezëve që të mbrojnë paqen qytetare, teksa sqaroi se do ta dërgonte dorëheqjen e tij, dhe atë të qeverisë tek presidenti. Protestat kanë bërë që në Liban, i cili ka një nga nivelet më të larta të borxhit në botë, të mbyllen bankat, shkollat universitetet dhe shumë institucione tjera.