Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Protesta si fenomen konservator

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Politika po na bën të gjithëve sofistë

Protesta është e kotë në një shoqëri që nuk i kushton vëmendje artit, fesë, shkencës dhe intimitetit.

Nga: Klementin Mile

Zakonisht e marrim të mirëqenë se protesta është një mjet për të sjellë ndryshime në shoqëri e në këtë kuptim gjithkush që proteston dhe i kërkon këto ndryshime pozicionohet si progresist.

Progresistët në shoqërinë bashkohore kanë emra të ndryshëm – marksistë, post-marksistë, ambientalistë, libertarianë, pacifistë etj. Këtu nuk bëhet fjalë për të vënë në dyshim sinqeritetin e protestës, e nga kjo të nxirret konkluzioni se nuk kemi të bëjmë me progresistë. Nuk bëhet fjalë as për të vënë në dyshim nëse ka apo jo një të ardhme më të mirë në imagjinatën e protestuesve. E megjithatë, nëse shoqëria nuk ka zhvilluar pozicione nga të cilat mund të kritikojë vetveten, protesta nuk bën gjë tjetër veçse riprodhon shoqërinë në të njëjtat parametra, duke mos ndryshuar asgjë nga pikëpamja strukturore.

Protesta si artikulim i prapambetur

Në një analizë kohore, semantika e protestës rezulton e prapambetur. Kjo semantikë nuk është e aftë të kuptojë kushtëzimet, mundësitë dhe formën e shoqërisë moderne.

Në nivelin strukturor, semantika e protestës i korrespondon diferencimit që karakterizon shoqëritë tradicionale: stratifikimit dhe dallimit qendër/periferi. Ajo shprehet me koncepte si dominimi, shfrytëzimi, manipulimi, e keqja, shteti i plotfuqishëm (pra shteti në qendër ose në krye), kapitalizmi (reduktohet shoqëria në ekonomi, ndërkohë që ekonomia është vetëm njëri prej sistemeve funksionale të shoqërisë), kolonizimi, dhunimi i lirisë, diskriminimi në bazë të statusit social etj. Këto koncepte marrin kuptim nga kundër-koncepte të pozicionuara sipër ose poshtë tyre (duke konfirmuar kështu hierarkinë e shoqërisë), ose përndryshe nga kundër-koncepte të pozicionuara në qendër ose periferi (duke konfirmuar formën tjetër të shoqërisë tradicionale, atë qendër/periferi).

Por diferencimi funksional i shoqërisë moderne sjell fenomene negative të tjera, të ndryshme prej atyre që përbëjnë terminologjinë e lëvizjeve të protestave. Diferencimi funksional sjell përjashtim, neglizhencë, indiferencë, integrim negativ të lartë, probleme ekologjike dhe depersonalizim. Kjo ndodh sepse sistemet funksionale të shoqërisë në parim nuk diskriminojnë askënd për të marrë pjesë në to. Këto sisteme operojnë me anë të mediave simbolike si paraja, pushteti, ligji, e vërteta etj. Kështu, përderisa ke para, mund të kryesh transaksione ekonomike dhe nëse ke pushtet mund të operosh në politikë. Megjithatë, ajo çka funksionon si simbolike (bashkuese), funksionon gjithashtu edhe si diabolike (ndarëse). Për shembull, vërtet paraja si medium simbolik mundëson përfshirjen në ekonomi të gjithkujt, pavarësisht racës, etnisë, besimit fetar apo moshës, por, nga ana tjetër, përjashton nga ekonomia gjithkënd që nuk ka aftësi për të paguar.

Kështu, duke u ndalur vetëm në një koncept për hir të ilustrimit, një semantikë e përditësuar e protestave do të ishte ajo që fokusohet te përjashtimi, e jo te shfrytëzimi. Është e rëndësishme të kuptohet që shfrytëzimi bëhet i pamundur në kushtet e përjashtimit nga shoqëria. Duhet fillimisht të përfshihesh, që pastaj të shfrytëzohesh. Sa më shumë që shoqëria bashkëkohore evoluon drejt fazës moderne të saj, aq më i mprehtë bëhet problemi i përjashtimit social dhe aq më shumë humbet në rëndësi problemi i shfrytëzimit. Duke mos i reflektuar këto ndryshime në semantikën e tyre, protestat e mbivlerësojnë kapacitetin e politikës për të zgjidhur problemet e shoqërisë, ose dorëzohen para saj.

Protesta si artikulim i thjeshtëzuar

Në dimensionin faktik të analizës semantika e protestës shfaqet si shumë thjeshtëzuese. Ajo presupozon një realitet social të karakterizuar nga kapaciteti i pakufizuar për rezonancë. Përveç kësaj, presupozon kapacitet rezonues të njëjtë për të gjitha sistemet sociale, duke mos e marrë në konsideratë autonominë sistemike dhe dallimin ndërmjet sistemeve sociale në nivelin e funksioneve, kodeve dhe programeve specifike të tyre. Semantika e protestave shprehet me nocione si reformat, revolucioni, sistemi, barazia, drejtësia sociale, apo “drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar”.

Në shoqërinë moderne këto nocione implikojnë domosdoshmërisht operacionet e më shumë se një sistemi social. Për shembull, reformat mund të ndërmerren nga politika, por efektet do i japin në ekonomi, arsim ose shkencë, sipas rastit. Po ashtu, nocioni i drejtësisë sociale i referohet njëkohësisht operacioneve që ndodhin së paku në tre sisteme të ndryshme: politik, ekonomik dhe ligjor. Në kushtet kur secili prej këtyre sistemeve operon në bazë të logjikës së vet funksionale, janë të gjitha arsyet për të pritur një kapacitet rezonues asimetrik: një ngjarje e rëndësishme në ekonomi mund të jetë krejt e papërfillshme politikisht.

Mungesa e rezonancës sistemike për problemet sociale dhe ekologjike shihet nga protestuesit si shenjë papërgjegjshmërie, si mungesë integriteti, si antivlerë, paaftësi, korrupsion dhe defiçit demokratik. Rrjedhimisht protesta fokusohet te “individë” ose grupe të veçanta, duke lënë jashtë vëmendjes sistemet funksionale që kushtëzojnë veprimet dhe vendimet e tyre. Kështu protesta artikulohet në nivelin normativ (fjala kyç: duhet) dhe nuk reflekton aspak lidhur me çështjen e mundësisë së realizimit të aspiratave (fjala kyç: mundet). Natyrisht, ajo çka duhet  bërë për përmirësimin e shoqërisë dhe ajo çka mund të bëhet janë sa të ndryshme aq dhe komplementare; veçse, nëse synimi i protestave është realizimi i kërkesave të tyre dhe jo krijimi i iluzioneve, çështjet e mundësisë lipset të shtrohen për diskutim përpara çështjeve normative.

Në terma abstrakte simplizmi i protestës vjen për shkak se semantika e saj nuk arrin të bëjë dot dallimin ndërmjet realitetit dhe fakticitetit, dhe i referohet ekskluzivisht realitetit. Pasojat e këtij fenomeni janë të dukshme: në realitet gjithçka duket e mundshme, pasi aty gjen vetëm një perspektivë – atë të “Sistemit”. Nëse diçka “e mundshme” nuk ndodh, atëherë problemi formulohet në termat e performancës morale dhe/ose profesionale, si dhe i atribuohet ndonjë pjese (personi, grupi, institucioni) të Sistemit.  Megjithatë, mjafton të marrim në konsideratë dallimin ndërmjet realitetit dhe fakticitetit për të kuptuar se perspektiva e Sistemit kushtëzohet dhe, në këtë kuptim, mundësohet nga ambienti (ku përfshihen edhe sistemet e tjera sociale dhe psiqike). Kështu, qeverisja e keqe nuk është thjesht rrjedhojë e qeverisë së paaftë dhe të korruptuar, por edhe e opozitës po aq të paaftë dhe të korruptuar, në kushtet e një opinioni publik të karakterizuar nga ndjeshmëria e ulët dhe të sistemeve sociale të tjera që funksionojnë me logjikë autonome.

Fillimisht kritikë, pastaj protestë

Për të rritur kompleksitetin e protestës në shoqërinë moderne nevojitet krijimi i pozicioneve kritike, pra i pozicioneve prej nga shoqëria mund të kritikojë vetveten. Këto pozicione mund të ofrohen vetëm nga sistemet funksionale të saj. Këtu duhen dalluar sisteme funksionale që operojnë me një logjikë konservatore dhe sisteme funksionale të karakterizuara nga një logjikë progresiste. Kështu, logjikën konservatore e gjejmë te politika (inovacioni politik është shumë i rrezikshëm elektoralisht), te ekonomia (përsa kohë ka tregje dhe likuiditet gjithçka shkon mirë), te masmedia (t’i japim publikut atë që kërkon), te sistemi ligjor (vendimarrje në bazë të parimeve, koncepteve dhe rregullave të vendosura).

Logjikën progresiste dhe presionin për emancipim e gjejmë në sisteme të tjera si arti (imagjinarja na mundëson të vëzhgojmë realen, ta vendosim në perspektivë dhe ta kritikojmë), feja (imanenca e shoqërisë bëhet objekt vëzhgimi nga perspektiva transhendentale, edhe pse kjo e fundit është e kufizuar nga shkrimet e shenjta), shkenca (kriteret e së vërtetës nuk bazohen te konsensusi social apo te i ashtuquajturi “common sense”) dhe intimiteti (përvoja e brendshme që aktualizohet në raportet intime bëhet pikë reference për të artikuluar nevojën e ndryshimit të kushteve sociale). Por kur një shoqëri nuk i ka zhvilluar mjaftueshëm artin, fenë, shkencën dhe intimitetin, atëherë e ka thuajse të pamundur të kritikojë vetveten.

Zhvillimi i tyre nënkupton që në proceset sociale i referohemi shpesh këtyre sistemeve, i përdorim për të marrë vendime dhe për të bërë përshkrime të vetes dhe të të tjerëve. Por faktikisht, në sa raste kemi parë të preferohet logjika artistike para asaj të masmedias, logjika shkencore para asaj ekonomike, apo logjika fetare para asaj politike?/Gazeta Liberale

 

Tags: Klementin Mileprotesteshoqëria

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Moti për nesër/ Rënie temperaturash dhe shtrëngata shiu

Moti për nesër/ Rënie temperaturash dhe shtrëngata shiu

Samanta Karavella i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Young Zerkës

Samanta Karavella i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Young Zerkës

Pluhuri i Murit të Berlinit

Pluhuri i Murit të Berlinit







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

by mirseda
17:22 | 05/04/2026
0

Një zjarr ka rënë në një pallati në qendër të Tiranës, pasditen e kësaj të diele. Mësohet...

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

17:03 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

23:18 | 04/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com