Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Protesta për Tomorrin, Malltezi nxjerr vendimin e Gjykatës: Poshtëruese

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Protesta për Tomorrin, Malltezi nxjerr vendimin e Gjykatës: Poshtëruese

Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka reaguar pas vendimit të ministrit Blendi Klosi për t’iu bashkuar sot banorëve të Beratit në protestën për mbrojtjen e Parkut të Tomorrit. Malltezi deklaron se “protesta” e Klosit me disa militantë ishte e neveritshme dhe e turpshme.

“Ajo që e shoh si skandaloze dhe tallje të rëndë me qytetarët është shfaqja e turpshme e Blendi Klosit. Siç shikohet edhe në dokumentet e paraqitura para gjykatës, shoqëritë e kanë hedhur në gjyq qeverinë dhe e kanë fituar gjyqin me të, pasi VKM është miratuar pa ndjekur asnjë procedurë dhe subjektet janë të licensuar nga vetë qeveria Rama për shfrytëzim të guroreve në zonën e zgjeruar me VKM-në e vjetshme. Këto licensa janë rinovuar herë pas here. Njëra prej tyre, që del në dokumentet e gjykatës është e vitit 2016, kështu që Blendi Klosi mund të pyesë Damian Tërmetin dhe Lefter Kokën për më shumë detaje”, thekson ndër të tjera Malltezi.

Deklarata e plotë:

Sa më shumë zona të mbrojtura, të ketë në Shqipëri dhe jo beton oligarkësh, sa më shumë pyje dhe jo zona kanabisi, aq më mirë është për vendin. Por kjo “protesta” e sotme e Blendi Klosit me disa militantë, për gjoja mbrojtjen e Parkut Kombëtar në Malin e Tomorrit, është e neveritshme dhe e turpshme!

Blendi Klosi “protestonte” sot kundër vendimit të Gjykatës, e cila me kërkesën e shoqërive private, ka rrëzuar VKM e vitit 2018 për zgjerimin e Parkut Kombëtar edhe në zonat tradicionale të gurorëve.

(Nuk kam ndërmend të komentoj VKM për zgjerimin e Parkut, që sipas ekspertëve është demagogji, sepse çfarë ia vlen për t’u ruajtur atje, është vendosur në ruajtje në 2012-ën. Nuk do të komentoj as gjetjet e gjykatës, që sjell prova se VKM nuk ka zbatuar asnjë procedurë.)

Ajo që e shoh si skandaloze dhe tallje të rëndë me qytetarët është shfaqja e turpshme e Blendi Klosit. Siç shikohet edhe në dokumentet e paraqitura para gjykatës, shoqëritë e kanë hedhur në gjyq qeverinë dhe e kanë fituar gjyqin me të, pasi VKM është miratuar pa ndjekur asnjë procedurë dhe subjektet janë të licensuar nga vetë qeveria Rama për shfrytëzim të guroreve në zonën e zgjeruar me VKM-në e vjetshme.

Këto licensa janë rinovuar herë pas here. Njëra prej tyre, që del në dokumentet e gjykatës është e vitit 2016, kështu që Blendi Klosi mund të pyesë Damian Tërmetin dhe Lefter Kokën për më shumë detaje.

Nëse qeveria donte të zgjeronte vijën e parkut kombëtar të Tomorrit, do të duhej që

a) të anullojë lejet dhe licensat që ka lëshuar Rama-Gjiknuri-Balluku-Koka për guroret.

b) të hapë proces konsultimi publik sipas ligjit.

c) ndryshimin e përdorimit të tokës ta kalojë në KKT siç e kërkon ligji.

(Për më tepër nëse Klosit i qan zemra për zonat e mbrojtura mjafton të mos i japë gjithë buxhetin prej 800,000 eurosh të agjencisë së zonave të mbrojtura  pikërisht drejtorit Dedej shok të Edi Ramës që ka formuar dy shoqata për të përlarë gjithë buxhetin.

Ose të heqë guroret nga fondi pyjor mu buzë detit në Palasë fjala bie). Prandaj, shfaqja e sotme është poshtëruese për shqiptarët, që, për fatin e keq, drejtohen nga një qeveri që i vjedh natën e i qan ditën.

Tags: gjykatëMallteziposhtërueseTomorr

TË LIDHURA

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri
Politikë

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

22:36 | 16/03/2026
Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia
Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

22:05 | 16/03/2026
Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së
Aktualitet

Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

21:22 | 16/03/2026
Next Post
Moderatorja shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Moderatorja shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Rama publikon fotot: Ja kështu do të shkëlqejë nesër Teatri i ri Kombëtar

Rama publikon fotot: Ja kështu do të shkëlqejë nesër Teatri i ri Kombëtar

VOA: Rrezikohet gara për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë në Tiranë

VOA: Rrezikohet gara për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë në Tiranë







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë
Bota

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë

by mirseda
22:40 | 16/03/2026
0

Pasi e largoi nga drejtimi i qendrës ‘Kenedy’, presidenti amerikan Donald Trump i ka caktuar një detyre...

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

22:36 | 16/03/2026
Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

22:05 | 16/03/2026
Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

21:22 | 16/03/2026
Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

20:57 | 16/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com