Autobusë apo makina private me mbështetës të PD-së janë nisur nga Shkodra, Berati por dhe nga Lezha. Qytetarë të shumtë po vijnë nga rrethet drejt Tiranës, për t’iu bashkuar protestës para Kryeministrisë në orën 18:30.
Qytetarët janë ftuar në këtë marshim proteste për mbrojtjen e demokracisë, dhe shkëputjes së politikës nga krimi, si garanci për zgjedhje të lira e të ndershme dhe qeverisje të përgjegjshme qe punon për mirëqenien e qytetarëve.
Në njoftimin që PD i ka dërguar policisë për marshimin e protestës, u ka kërkuar punonjësve të Policisë së Shtetit të mos bëhen pjesë e provokimeve, dhe dhunës së paligjshme kundër qytetarëve.