gamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye gitJojobetjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Protesta ndaj qeverisë në Iran dhe thirrje kundër udhëheqësit suprem

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Protesta ndaj qeverisë në Iran dhe thirrje kundër udhëheqësit suprem

Irani ka mobilizuar në kryeqytet forcat speciale të policisë, ndërsa vendi përballet me një tjetër ditë protestash pas lajmeve se zyrtarët iranianë gënjyen për rrëzimin e avionit ukrainas. Demonstratat u zhvilluan të shtunën në disa qytete iraniane, pasi ushtria pranoi se pati rrëzuar gabimisht avionin.

Zyrtarët iranianë treguan të vërtetën mbi rrethanat e rrëzimit të avionit, vetëm pasi u bë e qartë se provat e mbledhura në terren, nuk do t’i lejonin më të vazhdonin të gënjenin, thuhej në një nga gazetat kryesore amerikane.

Avioni u rrëzua të mërkurën, por për disa ditë Irani nuk tha asgjë se ishte një raketë iraniane ajo që kishte goditur avionin, duke vrarë të gjithë 176 pasagjerët. Por të shtunën autoritetet në Teheran e pranuan më në fund përgjegjësinë.

Zbulimi se qeveria pati gënjyer për disa ditë rresht përpara se të rrëfente të vërtetën, shtyu qindra njerëz në disa qytete të vendit të dalin në protesta. Ata kërkojnë dorëheqjen e udhëheqësit Suprem Ajatollahut Ali Khamenei dhe hodhën thirrje si “poshtë mashtruesit” dhe “vdekje diktatorit”.

Të shtunën, Garda Revolucionare Islamike e Iranit pranoi se rrëzoi gabimisht avionin e Linjës Ndërkombëtare Ukrainase.

Komandanti i forcave ajrore të Gardës, Amir Ali Hajizadeh u shpreh në televizionin shtetëror se “merrte përgjegjësinë e plotë dhe se do t’i bindej çfarëdolloj vendimi që do të merrej”. Ai shtoi se do të kishte dashur më mirë të “kishte vdekur” sesa të mësonte lajmin mbi atë që i ndodhi avionit.

“Atë natë ishim në gatishmëri të plotë për luftë”, tha ai dhe shtoi se Garda Revolucionare kishte kërkuar që të anulloheshin fluturimet komerciale, por kërkesa ishte refuzuar.

Sipas një raporti në gazetën The New York Times, zyrtarët iranianë u detyruan të thonë të vërtetën “sepse provat për goditjen me raketë ishte bërë tepër e qartë për hetuesit ndërkombëtarë”.

Një zyrtar ukrainas i tha gazetës se ekspertët ukrainas kishin mbledhur informacion në vendin e përplasjes “megjithë përpjekjet e dukshme të iranianëve për të ndërlikuar hetimin, madje edhe duke i mbledhur stivë mbetjet, në vend që t’i dokumentonin me kujdes”.

Rrëzimi i avionit Boeing 737 ndodhi vetëm pak orë pasi Irani zhvilloi një sulm me raketa balistike ndaj bazave irakiane ku ndodhen forcat amerikane, si reagim ndaj një sulmi ajror amerikan me dron javën e kaluar që vrau komandantin e Forcave Quds, Gjeneral Qassem Soleimani.

Ukraina tha se fluturimi drejt Kievit ishte nisur si zakonisht dhe se ekuipazhi nuk ishte informuar për sulmet me raketa balistike.

Oleksiy Danilov, zyrtari ukrainas që drejton hetimet në vendin e përplasjes, i tha gazetës The New York Times se iranianët nuk mund të vazhdonin të gënjenin për rrethanat pasi “hetuesit ukrainas gjetën fragmente në pjesën e lartme të kabinës së avionit, të cilat ishin çpuar nga copëzat e një rakete”. /VOA

 

Tags: iranprotestaQassem Soleimani

TË LIDHURA

Orban njofton ndërprerjen e furnizimit me gaz për Ukrainën
Bota

Orban njofton ndërprerjen e furnizimit me gaz për Ukrainën

12:48 | 25/03/2026
Bisedimet për koalicion pas zgjedhjeve, kryeministrja daneze Frederiksen jep dorëheqjen
Bota

Bisedimet për koalicion pas zgjedhjeve, kryeministrja daneze Frederiksen jep dorëheqjen

12:43 | 25/03/2026
Rikthehet Lotaria Amerikane/ SHBA-ja forcon rregullat, DASH publikon procedurat
Bota

Rikthehet Lotaria Amerikane/ SHBA-ja forcon rregullat, DASH publikon procedurat

12:37 | 25/03/2026
Next Post
Komisioneri për Zgjerim në BE viziton Tiranën

Komisioneri për Zgjerim në BE viziton Tiranën

Borxhi i pakthyer prej 24 vitesh, motra nuk ka t’ia kthejë vëllait

Borxhi i pakthyer prej 24 vitesh, motra nuk ka t’ia kthejë vëllait

Çadrat me vete, shiu dhe dëbora nuk do ndalen

Çadrat me vete, shiu dhe dëbora nuk do ndalen







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026




TË FUNDIT

U arrestuan në protestën e opozitës, lirohen 15 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan në protestën e opozitës, lirohen 15 protestuesit

by mirseda
13:18 | 25/03/2026
0

Lirohen protestuesit e arrestuar pas protestës së opozitës. Mësohet se gjykata ka caktuar masën ‘detyrim paraqitje’ për...

Vëllai i madh trazon shtëpinë: Duke filluar nga sot deri të shtunën…

Vëllai i madh trazon shtëpinë: Duke filluar nga sot deri të shtunën…

13:14 | 25/03/2026
Malaj prezanton progresin ekonomik të Shqipërisë në Bruksel

Malaj prezanton progresin ekonomik të Shqipërisë në Bruksel

13:10 | 25/03/2026
Tensione për KQZ-në, Osmani sqaron kërkesën drejtuar Kushtetueses

Tensione për KQZ-në, Osmani sqaron kërkesën drejtuar Kushtetueses

12:58 | 25/03/2026
Lapaj përmbys karrigen, i jep fund protestës para Kryeministrisë pas 108 ditësh

Lapaj përmbys karrigen, i jep fund protestës para Kryeministrisë pas 108 ditësh

12:56 | 25/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com