Prej 4 orësh opozita e bashkuar ka protestuar, fillimisht te Kryeministria e më pas pranë Parlamentit. Pas 4 orëve intensive, ku ka pasur përplasje dhe incidente, duket se protestës i ka ardhur fundi.
Kjo pasi kreu i PD-së, Lulzim Basha pas një konsultimit me Berishën dhe Petrit Vasilin, u ka kërkuar të pranishmëve që ta ndjekin. Basha së bashku me protestuesit po marshojnë tashmë në selinë blu, ku pritet të njoftojë mbylljen e protestës masive të opozitës së bashkuar.