Gjatë protestës 4-orëshe është djegur një automjet i parkuar pranë Parlamentit. Ky automjet tip Fiat mbante targat AA 703 MT, ndërsa mësohet se targat që mbante kjo makinë i përkasin një mjeti tip Volkswagen Caddy e regjistruar në Sukth të Durrësit.
Sipas burimeve të BalkanWeb, makina në fjalë mund të jetë në përdorim nga punonjës të operacionales ose të SHIK.
Ndërkohë, PD ka mohuar që automjeti në fjalë të jetë djegur nga protestuesit.
“Ajo ishte e vetmja makinë e lënë në zonën e zbrazur nga çdo automjet tjetër përveç atyre të policisë dhe të medias. Kjo do të thotë se makina është lënë nga vetë policia, që ta digjnin vetë dhe të akuzonin protestuesit për zjarrvënie”, thuhej në reagimin e PD.