Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Propozime për heqjen e masave kufizuese në Gjermani

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Propozime për heqjen e masave kufizuese në Gjermani

Masat kufizuese në krizën e Coronës do të mbeten të pandryshuara deri më 19 prill. Po pastaj? Një grup ekspertësh gjermanë paraqiti një plan për heqjen e tyre. Megjithatë ky proces do të zgjasë mjaft kohë.

Kufizime drastike, ndërmarrje, dyqane dhe restorante të mbyllura në masë të gjërë, gjithnjë e më shumë të papunë, një nivel i papërfytyrueshëm borxhi shtetëror – përhapja e virusit Corona po e rëndon shumë ekonominë dhe shoqërinë gjermane dhe të shumë vendeve të botës dhe rreziku i dëmeve të pariparueshme po rritet çdo ditë.

Për sa kohë mund ta përballojë Gjermania një gjendje të tillë? Për këtë pyetje diskutuan edhe 14 ekspertë, të cilët nën drejtimin e Institutit Ifo në Munih, hartuan një strategji ndërdisiplinore për heqjen e masave kufizuese. Grupi i eskpertëve përbëhet nga ekonomistë, mjekë, psikologë socialë dhe juristë. Përfundimi i tyre: “Pas gjithë gjasash, kthimi në normalitet ka nevojë për një periudhë afatgjatë dhe mund të arrihet vetëm me përpjekje dhe kosto të konsiderueshme”.

Presidenti i Institutit Ifo, Clemens Fuest, llogarit se çdo ditë që Gjermania kalon në izolim i shkakton vendit dëme në miliarda. Dhe se sa më tepër të zgjasë pauza ekonomike, aq më serioze do të jenë pasojat për konjunkturën. Por nëse në Gjermani hiqen plotësisht kufizimet aktuale, virusi mund të përhapet përsëri shumë shpejt në radhët e popullsisë e cila është kryesisht jo imune dhe mund të shkaktojë një numër të madh të sëmundjesh serioze, shkruajnë eskpertët në rekomandimet e tyre prej 30 faqesh. Sipas tyre një vaksinim efektiv ose një terapi e zbatueshme gjerësisht nuk do të jenë në dispozicion përpara vitit 2021.

Një akt i vështirë ekuilibri

Nisur prej këtyre fakteve strategjia për heqjen e masave kufizuese duhet të jetë “fleksibël dhe e adaptueshme ndaj rrezieve”. Ekspertët rekomandojnë “zbatimin gradual të një strategjie të bazuar në rrezikun aktual, e cila kombinon një zbutje të kufizimeve në sferën sociale dhe ekonomike të shoqëruar me mbrojtjen e vazhdueshme dhe efektive të shëndetit të qytetarëve.” Kjo do të thotë se fillimisht do të zbuten vetëm masat kufizuese që shkaktojnë dëmet më të mëdha. Por se në rast se vihet re një përhapje e re e virusit kufizimet do të rivendosen përsëri.

Sektorët e lehtësimeve

Konkretisht eskspertët propozojnë që së pari zbutja e kufizimeve të fillojë në sektorë me rrezik të ulët infeksioni, si për shembull në fabrika me prodhim të automatizuar, si dhe në sektorët e prodhimit të mallrave me vlerë të lartë. Po ashtu prioritet do të ketë në Gjermani shtimi masiv i prodhimit të veshjeve dhe maskave mbrojtëse dhe sigurimi i kapaciteteve prodhuese për vaksina dhe ilaçe.

Ekspertët e konsiderojnë edhe rihapjen sa më shpejtë të kopshteve dhe të shkollave si parakusht për rimëkëmbjen e ekonomisë. Hapja e tyre lidhet edhe me faktin se të rinjtë rrezikohen më pak prej Covid-19. Nga ana tjetër njerëzit që paraqesin rrezikshmëri të lartë ndaj sëmundjes duhet të qëndrojnë të izoluar për më gjatë dhe për ta duhet të ofrohen ndihma shtesë dhe fonde përkatëse.

Jo vendime të përgjithshme dhe të centralizuara

Vendimet se kur dhe në cilat zona mund të rihapen fabrikat dhe të rifillojë prodhimi, do të varen gjithashtu nga kriteret rajonale. Cili është niveli i infeksionit në zonë? Sa është përhapur virusi? Sa vetë janë imunizuar? A ka spitale dhe mjekë të mjaftueshëm për të trajtuar personat e infektuar? Rajonet që u japin përgjigje të kënaqshme këtyre pyetjeve do të lejohen të zbatojnë më shpejt sesa rajonet e tjera masat lehtësuese. Po ashtu ata që mund të punojnë pa probleme nga shtëpia duke përdorur teknologjitë digjitale duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi edhe më të gjatë. Si mjaft të rëndësishme ekspertët konsiderojnë transparencën dhe komunikimin e vendimeve me kohë në mënyrë që njerëzit të kenë mundësi të përgatiten për rifillimin e punës dhe të marrin masat përkatëse. /DW

 

Tags: ekspertetGjermaniakoronavirus

TË LIDHURA

Ndër më të rrezikshmit e Europës! Kapet trafikanti i kërkuar në të gjithë BE-në
Bota

Ndër më të rrezikshmit e Europës! Kapet trafikanti i kërkuar në të gjithë BE-në

22:04 | 18/04/2026
Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Ministri iranian: Nuk jemi ende gati për bisedime ballë për ballë me SHBA-në
Bota

Ministri iranian: Nuk jemi ende gati për bisedime ballë për ballë me SHBA-në

21:47 | 18/04/2026
Next Post
OBSH ndryshon udhëzimet për maskat, Trump del kundër

OBSH ndryshon udhëzimet për maskat, Trump del kundër

Vdes në spital shoku i Harizajt, u plagos në atentatin e djeshëm

Sulm terrorist? Bilanc tragjik në Francë, dy viktima e disa të plagosur

Meta del me thirrjen e fortë për qytetarët, një mesazh edhe për Ramën

Meta del me thirrjen e fortë për qytetarët, një mesazh edhe për Ramën







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com