Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka propozuar që të forcohen masat për ligjin antiduhan, duke hequr markën e paketimit të cigareve.
Sipas Beqajt, paketat e duhanit duhet të plotësojnë standardet e paketimit të thjeshtë, i cili bëhet në ngjyrat bardhe e zi ose dy ngjyra te tjera në kontrast.
Mirëpo, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli u shpreh se vendi nuk është gati që të aplikohen masat.
Në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë u kërkua që fokusi të jetë mbrojtja e shëndetit nga produktet e duhanit, dhe jo mbrojtja e industrisë që operon në vendin tonë.
Ndërkaq, për t’i lënë kohë industrisë prodhuese të bëjë përgatitjet e nevojshme propozimi i Beqajt është që ndryshimet ligjore të hyjnë në fuqi në 1 janar të vitit 2022.