Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Prokuroria ndaj Sotës dhe “Kurum”, një i nënës dhe një i njerkës

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
A po i tremb vërtet Basha kundërshtarët e tij politikë?

Në seancën e sotme gjyqësore ndaj biznesmenit Sota, u bënë publike dy detaje që tregojnë se Prokuroria po vepron me dy standarde ndaj biznesmenit Sota dhe ndaj partnerëve të tij, pronarëve të kompanisë “Kurum”.

Njëra dëshmi që del nga përgjimet, ka të bëjë me faktin se patentat e familjes Tahiri, ishin lënë aty nga shoferi i tij, që ka lidhje me shoferin e biznesmenit Sota. Kjo del nga përgjimet e autorizuara ligjërisht dhe jo nga ndonjë deklaratë politike. Gjykata është në të drejtën e saj të vlerësojë rëndësinë e kësaj prove.

Prova e dytë janë sms-të e Lefter Sotës, babait të djalit që është në burg. Ato provojnë negociatat me pronarin e “Kurum”-it, dakordësinë për të dërguar djalin me para, si dhe momentin kur është arrestuar djali nga policia.

Nuk dua të përfshihem në debatin mbi fajësinë e djalit të Sotës, dhe po i marr të mirëqena fajet e tij për transport ilegal parash dhe pagesa jashtë sistemit bankar për kompaninë “Kurum”. Por provat e bëra publike, janë të mjaftueshme që në këtë dosje të përfshihen drejtuesit e kompanisë “Kurum”.

Përtej këtij rasti, dhjetëra biznesmenë të tjerë që kanë marrëdhënie me këtë kompani, e pohojnë faktin se qyshkurse ata janë vënë nën sekuestro për shkak të borxheve dhe janë në proces likujdimi, ata vazhdojnë punojnë në të zezë përmes pagesave nën dorë. Kjo madje është aq e rëndë, sa në këtë dosje duhen përfshirë dhe institucione financiare të Shqipërisë, që nga Drejtoria e Tatimeve Elbasan, e deri në qendër.

Por minimalisht, për të respektuar provat e bëra publike, drejtuesit e “Kurum”-it duhet të përfshihen nën hetim.

Këmbëngulja  e prokurorëve për t’i mbajtur ata jashtë dhe qëndrimi i tyre partizan në këtë çështje, duke shtuar fajësinë se ka gjetur dy monedha false 50 euroshe (a thua se në 853 mijë euro, ky Sota ishte keq për 100 euro), si dhe deklaratat verbale të tyre, të fokusuara tek Tahiri, e dëmtojnë në thelb hetimin.

Askush nuk duhet të bëjë presion mbi procesin, por injorimi nga Prokuroria i fakteve që zbardhin të vërtetën, është dhunë e prokurorëve mbi hetimin dhe konfirmim i qëndrimit politik të tyre në këtë proces. Fakti që administratori ligjor i “Kurum”-it mohon transaksionin, por një prej pronarëve të tij është i provuar që ka negociuar për këtë pagesë nën dorë, është fakt i mjaftueshëm që ata të merren nën hetim dhe t’i bashkohen kësaj dosje hetimore.

Kjo nuk ka lidhje me ndëshkimin e biznesmenit Sota. Ai mund të ndëshkohet pse i ka dhënë makinës pa patentë, apo që nuk i ka ndaluar policit, mund të dënohet pse paguan “Kurum”-in nën dorë, por nuk mund të përdoret si personazh i një filmi të prodhuar paraprakisht, për ta ilustruar atë si personazh. Fakti që Prokuroria injoron fajet e tij të dukshme, siç është mosndalimi i policisë apo ngjarja e makinës pa patentë, dhe fokusohet tek dyshimi “se këto mund të jenë paratë e Saimir Tahirit”, tregon se ata janë më shumë të interesuar për skenarin që kanë në kokë, se sa për realitetin. Dhe kjo mund ta dëmtojë hetimin e çështjes më shumë se sa e kanë dëmtuar vetë prokurorët në fillimin e saj, me partizanllëkun e tyre, në traditën më të keqe të Prokurorisë sonë, që kur heton çështje politike, më shumë ka dëshirë të bëjë politikë, se drejtësi./Tema/

Tags: GjykataKurumProkuroriaSotaTahiri

TË LIDHURA

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
Massa: Alonso piloti më i mirë, Vettel një kampion i penalizuar nga gabimet

Massa: Alonso piloti më i mirë, Vettel një kampion i penalizuar nga gabimet

Ja si sillen truprojat me fansin që i afrohet Ronaldos (Video)

Ja si sillen truprojat me fansin që i afrohet Ronaldos (Video)

Macron bën paqe më kundërshtarët politikë, vetëm për të ardhmen e BE-së

Macron bën paqe më kundërshtarët politikë, vetëm për të ardhmen e BE-së

JU REKOMANDOJMË

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025




TË FUNDIT

Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare
Aktualitet

Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare

by mirseda
22:48 | 10/07/2025
0

Ka përfunduar me sukses një operacion i vështirë shpëtimi në Gjirin e Gramës, ku një velierë me...

Banori nga Thethi: Askush nuk po e merr vesh ç’po ndodh, pse nuk u shembën pas sezonit?

Banori nga Thethi: Askush nuk po e merr vesh ç’po ndodh, pse nuk u shembën pas sezonit?

22:45 | 10/07/2025
A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi

A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi

22:24 | 10/07/2025
OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

22:13 | 10/07/2025
Kaos në Gaza/ Më shumë se 100 foshnje prematurë në rrezik, spitalet pa karburant

Kaos në Gaza/ Më shumë se 100 foshnje prematurë në rrezik, spitalet pa karburant

21:28 | 10/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com